Reklamat native janë reklama që përputhen me mjedisin ku ndodhen, duke mos ndërprerë eksperiencën e përdoruesit në një faqe. Ato shfaqen në faqet e publikuesve (mediave online), nga reklamuesit (biznese të ndryshme) me anë të platformës Boost, e para dhe e vetmja e llojit të saj në Shqipëri. Ja disa nga praktikat më të mira për reklama native të suksesshme:
Përcaktoni qëllimet
Siç kemi përmendur, çfarë nuk matet, nuk përmirësohet. Marketierët B2B (business-to-business) dhe B2C (business-to-client) mund të kenë qëllime të ndryshme pasi audiencat e tyre diferencojnë. Qëllimet specifike që mund të arrini mund të jenë rreth rritjes së ndërgjegjësimit ndaj markës (brand awareness) ose për të shtuar klikimet dhe trafikun.
Krijoni interes, jo ndërprerje
Cristian Rennella, eskpert financiar, është shprehur se eksperienca e tij i ka vërtetuar se çka funksionon te reklamat është krijimi i interesit, jo ndërprerjeve. Në kompaninë ku Rennella është CEO, ai është shprehur se reklamat native kanë funksionuar sepse i ofrojnë informacion personave që janë tashmë të interesuar. Ndryshe nga reklamat tradicionale, reklamat native krijojnë interes dhe nuk janë bezdisëse. Prandaj ato kanë parë 37.2% më shumë konvertime.¹
Përfshini trendet e fundit
Ju mund të shkruani një artikull rreth kompjuterave më të rinj në treg, ku të informoni audiencën rreth parametrave dhe risive. Më pas ju i rekomandoni një nga produktet tuaja. Natyra njerëzore është e tillë që ne duam të jemi të veçantë dhe të parët që bëjmë diçka. Ka një ekskluzivitet dhe superioritet që lidhet me të qënit i informuar rreth të rejave të fundit. Kjo vlen për çdo fushë dhe ju mund ta përdorni këtë njohuri për ta bërë të parezistueshme strategjinë tuaj native.

Përputhni strategjinë me industrinë
Ne kemi shkruar disa artikuj që shfaqin shembuj konkretë të reklamave native cilësore. Shumë nga praktikat e përmendura janë të aplikueshme në industri nga më të ndryshmet. Gjithsesi, sa më specifike dhe e targetuar të jetë fushata, aq më efektive. Lexoni artikujt mbi marketingun e:
- restoranteve: si të tërheqësh njerëz të uritur?
- produkteve elektronike: si të tërheqësh klientë?
- markave të modës: si të tërheqësh blerës?
- agjencive të udhëtimit: si të tërheqësh turistë?
- shkollave: si të tërheqësh studentë?
- klinikave estetike
- agjencive imobiliare
Thjeshtoni procesin e blerjeve
Në një dyqan fizik, ne marrim pantallonat që dëshirojmë, shkojmë te kasa, paguajmë dhe marrim produktin. Ky proces është mjaft i thjeshtë, e ngjashme duhet të jetë edhe kryerja e veprimit të dëshiruar nga audienca. Krijoni një faqe e-commerce sa më të thjeshtë me funksionalitetet e nevojshme. Nëse nuk do ofroni disa produkte me reklamën native, përfshini patjetër një buton të klikueshëm që dërgon në faqen ku produkti specifik mund të blihet. Një numër kontakti, vendndodhja e biznesit, faqja web etj. shtojnë sigurinë dhe lehtësojnë procesin e blerjes.
Jepini prioritet cilësisë
Jini të sinqertë me reklamat tuaja native, mos sugjeroni që ofroni zgjidhje që nuk i ofroni realisht. Përpiquni të gjeni fotot më cilësore që plotësojnë mesazhin e përgjithshëm, jo foton e parë që hasni në Google. E njëjta gjë me tekstin dhe shkrimin e përdorur, grafikat, produktet etj. E bukura e reklamave native është që me to mund të tregoni një histori, të sillni një vlerë në jetët e lexuesve. Vlerësoni këtë mundësi dhe risinë e reklamave native për të krijuar një reputacion pozitiv dhe serioz në treg.
A e dini se 93% e mesazheve reklamuese arrijnë tek audienca e gabuar? Reklamuesit po dërgojnë mesazhe te audiencat e gabuara, të cilat per rrjedhoje mund të nxisin indirekt përdoruesit të bllokojnë, injorojnë ose bezdisen nga reklamat. Për më tepër, mesazhet reklamuese që arrijnë tek përdoruesit e gabuar do të thotë që përmbajtja është e […]
Sot 30% e përdoruesve të internetit përdorin adblocker për të bllokuar reklamat/banera, ndaj reklamuesit duhet të gjejnë mënyra të reja për të arritur audiencat dhe për të shitur produkte. Për shumë marka, reklamat native janë zgjidhja. Studimet tregojnë që deri në fund të vitit 2021, reklamat native do të sigurojnë 74% të të gjitha të […]
Analiza e konkurrencës është një element kryesor i marketingut dixhital. Ajo tregon se si konkurrentët tuaj kanë kaluar sfida të ngjashme të marketingut me tuajat. Për më tepër mësoni çfarë ka funksionuar (dhe çfarë jo) me ta. Analizimi i konkurrentëve tuaj mund t’ju ndihmojë të poziciononi më mirë brenda një fushe specifike. Nëse doni të […]
Kur jeni duke nisur një fushatë marketingu në internet, sfidat me të cilat do të haseni janë të shumta, por kjo vetëm në rast se nuk mësoni disa “truk”- e të vogla, që do t’ju informojnë mbi rrugën e duhur që duhet të ndiqni, për të depërtuar në “sytë” dhe “veshët” e konsumatorëve tuaj tipikë! […]
Rritja e trafikut cilësor të faqes në internet është diçka për të cilën çdo biznes përpiqet, pavarësisht nëse ata sapo fillojnë ose janë të mirë-vendosur. Ka kaq shumë resurse për rritjen e trafikut, kështu që për ata që sapo e kanë nisur, nga të fillojnë? Këtu janë 4 mënyra për të rritur trafikun e faqes […]
Ekziston një arsye kryesore pse videot native kane fituar epërsi ndaj videos së rregullt dhe ja: Videot native nuk janë ndërhyrëse, kështu që nuk e bezdisin audiencën siç bëjnë reklamat e tjera. Reklamat video native synojnë të përputhen me pamjen, ndjesinë dhe website-s në të cilën ato shfaqen. Në 2021, reklamat me video do të […]
Bukuria e vërtetë e marketingut të kontentit qëndron në sa mënyra të ndryshme mund të bëhet, por për ironi të fatit kjo është gjithashtu një nga aspektet më sfiduese të tij. Mënyrat më të mira për të bërë marketing të kontentit fillojnë të gjitha me të kuptuarit e asaj çfarë është marketingu i përmbajtjes dhe […]
Pavarësisht sa të bukura janë landing pages, është shkrimi që bën ndryshimin se me sa efektshmëri një landing page konverton vizitorët. Nga titulli tek thirrja për veprim (CTA), çdo aspekt i shkrimit është thelbësor për t’ju ndihmuar të arrini qëllimin tuaj për të marrë përfitime dhe shitje. Në këtë udhëzues ju do të shikoni si […]
Kur bëhet siç duhet, një fushatë e marketingut të përmbajtjes mund t’iu hapë shumë dyer për të arritur qëllimet tuaja të përgjithshme të marketingut dhe KPI. Ju mund të rritni awarness, madje edhe të bëni shitje, por para se të filloni fushatën dhe të arrini sukses duhet të ndërtoni strategji të caktuara. Bashkimi i të […]
Një strategji e mirë marketingu është thelbësore për çdo biznes. Ajo ju ndihmon të arrini audiencën e synuar dhe të rritni biznesin tuaj në afatgjatë. Kur jeni duke menduar se çfarë strategjie marketingu do të ndiqni në median tuaj sociale duhet të keni parasysh qëllimet dhe ku dëshironi të arrini. Marketingu i kontentit është arti […]