Marketingu i produkteve elektronike: si të tërheqësh klientë?

Modë, turizëm, edukim, po tjetër? Nuk do ishim një agjenci e marketingut dixhital nëse nuk do përmendnim teknologjinë. Me siguri tani në një kafene në Tiranë një grup po diskuton rreth teknologjisë, aspekteve pozitive dhe negative të saj. Disa mendojnë se teknologjia na afron me njëri tjetrin. Disa argumentojnë se po na largon nga njerëzit e afërt duke na lidhur kaq shumë pas një ekrani. Teknologjia ka ndikuar edukimin, komunikimin, produktivitetin dhe perceptimin tonë në përgjithësi.

Ky ndikim sipas nesh është pozitiv. Arti më i vlerësuar në botë, shoqja e ngushtë që jeton në Amerikë, receta për lazanja… Të gjitha tashmë janë një klik larg në pajisjet tona elektronike. Ky artikull është për ju që besoni në fuqinë e teknologjisë.

Si të arrish më shumë të apasionuar pas teknologjisë?

Disa nga rezultatet e arritura me reklamat native:

  • Boomerang, extension për Chrome, ka rritur konvertimet me 140%
  • Flare Audio, kompani produktesh audio, kanë ulur me 79% CPA dhe kanë shitur mijëra kufje
  • eSalon, sallon online, ka fituar mijëra klientë të rinj
  • Boxed, që ofron ndër të tjera dërgimin e produkteve elektronike në shtëpi, kanë pasur 1496 blerje nga një kontent i vetëm

Nëse ke një dyqan me produkte elektronike, nëse ofron një shërbim teknologjik, mund të përfitosh tej mase nga reklamat native dhe bashkëpunimi me një agjenci marketingu dixhital. Shih disa ide më poshtë.

Kontent interaktiv

IBM në Business Insider, ato kanë krijuar këtë artikull rreth IA dhe si ajo po ndryshon botën e marketingut. Kontent interaktiv, shprehje nga lidera të industrisë, shkrim edukativ dhe përfshirës, ku ka më mirë? Ka, një CTA qershia mbi tortë: Mëso më shumë si mund të zbulojmë insights që të ndihmojnë të kuptosh më mirë klientët.

teknologjia IA

Risi

Blockchain, teknologjia e monedhës dixhitale, ka bashkëpunuar me Mic për të krijuar këtë projekt të quajtur Teknologjia e re e besimit. Artikulli i tyre fillon me këto fjali: Një teknologji e re po ripërkufizon mënyrën si kryejmë transaksione. Nëse kjo ngjan pak e tepruar, në fakt është. Nuk është surprizë që fjali kaq pompoze funksionojnë për të tërhequr vëmendjen, gjithsesi duhet të siguroheni që ajo që keni për të thënë ja vlen të lexohet më tej.

teknologjia blockchain

Ekspertizë

Crutchfields, një mini-Amazon, është një nga kompanitë më të dashura në Amerikë, pasi i kushtojnë shumë rëndësi kujdesit ndaj klientit. Ato përdorin stil artikulli në të shkruar, ku reklama të dërgon te teksti dhe ofron linkun ku mund të blesh produktin. Ata kanë zgjedhur publikues si Facebook, por edhe faqe me audienca specifikisht të apasionuara pas teknologjisë. Aktivë që në 1974, ato janë një ndër kompanitë e vjetra që implementojnë strategji moderne. TV, stereo, kufje, ato ofrojnë informacion të detajuar për to, çka i shtyn lexuesit ti besojnë dhe pse jo të zgjedhin pikërisht produktet e tyre.

teknologjia produkte

Teknologjia na largon e bashkon në të njëjtën kohë, por kjo varet nga si ne zgjedhim ta përdorim atë. Çdo gjë po bëhet më dixhitale. Shumë prej nesh po mbështeten te produktet teknologjike: ato na thjeshtojnë punë, na informojnë, na kursejnë kohë dhe energji. Disa konsumatorë e dinë ç’produkt i duhet, disave i nevojitet këshilla juaj. Provo strategjinë native dhe marketingun dixhital për të arritur klientët e duhur, në kohën e duhur!

October 5, 2019

Pavarësisht trendeve, disa forma reklamimi janë të konsoliduara në treg dhe nuk zhgënjejnë asnjëherë. Mësoni për 5 prej tyre.

October 4, 2019

Duke mësuar ndryshimet dhe ngjashmëritë e tyre, ju mund ti ofroni një shërbim më të mirë klientëve tuaj.

October 3, 2019

Lexoni këtë artikull nëse ende nuk jeni të bindur për fuqinë e kontentit.

October 2, 2019

I ndiqni këto praktika të domosdosshme për të pasur sukses me fushatat?

October 1, 2019

80% e kohës së një marketieri duhet shpenzuar duke shpërndarë kontentin.

September 30, 2019

Reklamat native janë risia më e madhe e marketingut dixhital. Por si ka nisur dhe si ka përparuar trendi nativ gjatë viteve?

September 27, 2019

CEO, liderë dhe specialistë të fushës tregojnë sekretet dhe çfarë kanë mësuar gjatë karrierës.

September 26, 2019

Audienca juaj do e ketë të pamundur mos të klikojë për të lexuar më shumë.

September 25, 2019

I kishit hasur më parë këto fakte interesante?

September 24, 2019

SEO është një nga mënyrat më të sigurta për të sjellë vizitorë të rinj në faqen dhe në dyqanin tuaj.