5 benefitet e përdorimit të video-reklamave për bizneset – statistika që duhet ti dini

Video është një mjet komunikimi i pasur vizualisht i përshtatshëm për të përshtatur çdo audiencë dhe për të shkëmbyer çdo mesazh. Nëse qëllimi juaj është të drejtoni më shumë trafik, të rritni ndërgjegjësimin, të edukoni një blerës për të marrë një vendim blerjeje ose të përmirësoni normat e konvertimit, video është një nga mënyrat më të shpejta dhe më të lehta për të komunikuar me audiencën tuaj. Pavarësisht nga industria, përfitimet e videos për pronarët e bizneseve përbëjnë një rast bindës për zbatimin e marketingut me anë të video-ve për biznesin tuaj.

  • Cisco ka parashikuar që deri në vitin 2022 video-t në internet do të përbëjnë më shumë se 82% të të gjithë trafikut në internet.
  • Shikuesit mbajnë mënd 95% të një mesazhi kur e shikojnë atë në një video, krahasuar me 10% kur e lexojnë atë në tekst.
  • 83% e shitësve do të rrisnin besimin e tyre në video si një strategji marketingu nëse nuk do të kishte pengesa si koha, burimet dhe buxheti.

Lexoni dhe eksploroni pesë përfitime të fuqishme të përdorimit të marketingut me anë të vdeo-ve për biznesin tuaj.

1.Angazhoni klientët në rrjetet sociale

Pavarësisht nëse jeni në Facebook, LinkedIn, Twitter, Instagram, Snapchat ose TikTok, ndarja e mesazhit tuaj përmes video-s është e lehtë, e shpejtë dhe nuk ka asnjë ndërhyrje kur bëhet fjalë për marketing-un me sukses të biznesit tuaj në audiencën tuaj të synuar.

  • Postimet në rrjetet sociale që përmbajnë video kanë 48% më shumë shikime sesa postimet tjera. Kjo sinjalizon një mundësi të madhe që krijimi i përmbajtjes me video dhe shpërnarja në kanalet e zgjedhura do ti sjellë biznesit tuaj më shumë vëmendje nga ndjekësit.
  • 100 milion orë video shikohen në Facebook çdo ditë. Një statistikë që tregon se është një audiencë e uritur e cila pret të përfshihet dhe të shikojë përmbajtjen e videos suaj në media sociale.
  • Në Twitter, përdoruesit që shpërndajnë një video shohin një rritje prej 10X të angazhimit, në krahasim me postimet e tjera.
  • Videot në Instagram marrin 21% më shumë ndërveprime sesa imazhet. Video-ja në rrjetet sociale gjeneron 1200% më shumë angazhim sesa teksti dhe imazhet e kombinuara.

2.Rrisin kërkimet organike

Rritja e shikueshmërisë së video-ve dhe rënditja në kërkimet organike të Google shkojnë paralelisht. Në fund të fundit, YouTube është në pronësi të Google, motori i kërkimit i të cilit kryen 3.5 miliardë kërkime në ditë. Video në faqet motorëve të kërkimit përmirësojnë kohën e kërkimit. Kjo metrikë është një tregues i cilësisë dhe rëndësisë së faqes në internet, kështu që motorët e kërkimit e përdorin atë si një faktor renditje. Vendosni një video dhe përmirësoni renditjen tuaj. E thjeshtë. Faqet që përmbajnë kontent të pasur, si video, janë treguar se rritin 3X më shumë klikueshmërinë në linqet lidhëse sesa një postet e thjeshta.

3.Ndërtoni besimin tek konsumatori.

Video mund të ndihmojë në ndërtimin e urës së besimit midis një biznesi dhe një konsumatori. Për shembull, krijimi i video-ve të produktit që tregon se si funksionon oferta e biznesit tuaj ose dëshmitë e klientëve me video që tregojnë mbi shërbimet tuaja janë agjentët kyç në rritjen e ndërgjegjësimit për markën tuaj. 90% e klientëve thonë se video-t ndikojnë në vendimarrjen e tyre për të blerë.

4.Njerëzit duhet ta njohin markën tuaj

Përmirësoni vetëdijen për markën dhe zgjeroni biznesin tuaj në fazën më të lartë të udhëtimit të blerësit duke përdorur video. Pozicionohuni si një udhëheqës i mendimit ose tregoni historinë e markës tuaj duke përdorur përmbajtje të shkurtër. LinkedIn zbuloi se videot nën 30 sekonda panë një rritje prej 200% në normat e përfundimit të shikimit të plotë të video-s.

5.Sipërmarrësit pëlqejnë video-t

Video-t nuk kanë të bëjnë vetëm me prezantimin e markës tuaj apo rritjen e shitjeve. Video-t janë një aspekt fantastik i cili sjell përpara sipërmarësve prezantimin në formën më të mirë të markës tuaj. A e dini se:

  • 75% e drejtuesve të biznesit shikojnë video të lidhura me punën e tyre të përjavëshme.
  • 59% e drejtuesve të bizneseve preferojnë të shikojnë një video gjatë leximit të tekstit.
  • 54% e drejtuesve ndajnë përmbajtje video të lidhura me punën e tyre me bashkëpuntorët.

Nëse jeni të gatshëm të filloni të zbuloni përfitimet e video-ve për biznesin tuaj, mësoni më shumë për platformën Boost Discovery. Platforma shqiptare e cila ju mundëson që brenda pak minutash video-ja juaj të shikohet gjerësisht në mediat më të mëdha online në vënd.

Adaptuar nga lumen5.com

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!