7 sekretet e marketerëve për Reklama Native të suksesshme!

Sot 30% e përdoruesve të internetit përdorin adblocker për të bllokuar reklamat/banera, ndaj reklamuesit duhet të gjejnë mënyra të reja për të arritur audiencat dhe për të shitur produkte. Për shumë marka, reklamat native janë zgjidhja. Studimet tregojnë që deri në fund të vitit 2021, reklamat native do të sigurojnë 74% të të gjitha të ardhurave nga reklamat.

Por cilat janë saktësisht reklamat native dhe si mund t’i shfrytëzoni sa më shumë për të tërhequr klientë, për të rritur ndërgjegjësimin e markës dhe për të rritur shitjet?

Reklamat Native

Reklamat native “imitojnë” pamjen e faqeve/aplikacioneve në të cilat vendosen. Ato janë të përhapura në të gjithë platformat kryesore -veçanërisht në Google, Facebook dhe në Mediat Online.

Disa studime kanë zbuluar që reklamat native janë më efektive sesa reklamat klasike.

A e dini, për shembull, që konsumatorët i shikojnë 53% me shumë reklamat native, ne krahasim me te reklamat e tjera? E dini se reklamat native regjistrojnë gjithashtu një rritje prej 18% të probabilitetit që një konsumator të blejë një produkt ose shërbim? Apo se 70% thonë se do të preferonin të mësonin për produktet përmes reklamave native sesa prej atyre tradicionale?

Mund të listojmë pafund anë pozitive, por të vendosësh të përdorësh reklama native është vetëm fillimi! Hapi tjetër është që njerëzit të dëgjojnë atë që keni për të thënë duke krijuar reklama që me të vërtetë dallohen nga turma. Kur bëhet fjalë për reklama native, mënyra se si t’i krijoni ato është po aq e rëndësishme, sa ku t’i vendosni dhe sa të shpenzoni.

Ndiqni këto këshilla të thjeshta për reklamimin nativ dhe do të jeni në rrugën e duhur për të konvertuar audiencën tuaj dhe për të rritur të ardhurat tuaja.

1.Kuptoni çfarë doni të arrini në fund të kësaj fushate

Kur krijoni fushata marketingu, fillojeni duke menduar për qëllimin përfundimtar. Pa e ditur se çfarë dëshironi të arrini, puna juaj do të jetë shumë e vështirë të strukturohet.

Çdo reklamë native duhet të ketë një objektiv specifik, siç është inkurajimi i audiencës tuaj për të përfituar nga një ofertë e limituar ose ofrimi i një free trial për një muaj. Kjo call-to-action (CTA) do të përcaktojë kryesisht edhe procesin se si do të vijoje fushata.

2.Përqëndrohuni në informacione të vlefshme

Është thelbësore të mbani në mend që përmbajtja juaj duhet gjithmonë të sigurojë vlerë për audiencën tuaj – kjo është një nga këshillat më të mira në reklamat native. Ju do të keni një numër të kufizuar të karaktereve për të luajtur në reklamën tuaj, prandaj kujdesuni që çdo fjalë të ketë vlerë.

Merrni parasysh veprimin që dëshironi të bëjë konsumatori dhe llojin e përmbajtjes që do të ishte më tërheqëse dhe do të keni bazat për një reklamë native te suksesshme.

3.”Afrohu” me konsumatorin

Një reklamë që zgjidh drejtpërdrejt problemet e një konsumatori dhe u siguron atyre informacione që janë të përshtatshme për situatën e tyre, do t’i afrojë dhe tundojë ata. Edhe gjëra të thjeshta të tilla si: shtimi i fjalës “ti” dhe jo “ju”, do të funksionojnë për të rritur angazhimin. Kujdesuni për të kuptuar sfidat kryesore me të cilat përballet audienca juaj dhe pastaj përqendroni kontentin e reklamës në to.

4.Shkruaj ashtu siç do të flisje

Reklama që tingëllon e natyrshme është më bindëse. Mund ta përmirësoni me metafora, por duhet të lexohet sikur flitet. Kjo lidhet me pikën e mësipërme në lidhje me afrimin me konsumatorin; nëse njerëzit mendojnë që përmbajtja u drejtohet drejtpërdrejt atyre, do të ketë shumë më tepër gjasa të angazhohen me të.

5.Përdorni gjithmonë emrin e markës

Shume konsumatorë, me kalimin e kohes, bëjnë bashkepunime me markat. Kështu që përdorimi i emrit të markës në tituj dhe përshkrime përfundimisht do të çojë në më shumë ndërveprime. Edhe nëse nuk klikojnë në një reklamë herën e parë që do e hasin, ata përsëri do të mësojnë se çfarë bën marka juaj dhe çfarë sherbimesh ofron. Nëse ata kërkojnë shërbime që ju i ofroni, ata do të kujtojnë markën tuaj.

6.Sigurohuni që gjërat të jenë të thjeshta

Mos përfshini fjalë, fraza ose imazhe që mund të krijojnë konfuzion tek konsumatorët. Përdorni fjali të shkurtra, përfshini pika kryesore nëse është e mundur dhe ndani tekstin me video / imazhe përkatëse. Sa më lehtë të lexohet reklama dhe sa më pak e lodhshme të jetë, aq më shumë ka të ngjarë që konsumatori të angazhohet në të.

7.Përfshini një CTA

Ky është çelësi! Pasi ta keni lidhur me konsumatorin reklamën tuaj, duhet ta mbani të angazhuar me kontent të vlefshm. Pastaj, ju duhet të inkurajoni konsumatorët tuaj të kryejnë një veprim. “Çfarë do të humbin ata nëse nuk i përgjigjen CTA tuaj? Çfarë mund të siguroni që bizneset e tjera nuk munden? Si mund të gjejnë ato pjesë të tjera të përmbajtjes që do t’i tërheqin?”

Pjesa tjetër e reklamës tuaj native është krijuar për të çuar njerëzit në CTA, prandaj kurrsesi mos e shmangni ketë pike!

Tani..koha për të krijuar

Qoftë në desktop apo celular, klientët tuaj janë të përgatitur të lexojnë dhe reagojnë ndaj reklamave native në një mënyrë që marka juaj do të përfitojë ndjeshëm. Shtatë këshillat e reklamave native të renditura më sipër do t’ju ndihmojnë të krijoni mesazhe të forta për markën, kështu që gjithçka që mbetet të bëni është të filloni procesin e krijimit.

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!