Si të përmirësoni marketingun tuaj përgjatë vitit 2020.

Bazuar në trendet e marketingut dixhital për vitin 2020, ja 6 pika se si mund të përmirësoni marketingun tuaj në muajt në vazhdim:

1.Marketingu më i mirë është shërbimi që ju ofroni.

Kohët e fundit kemi vërejtur një ndryshim të madh në mënyrën e të bërit marketing. Marketing nuk do të thotë vetëm gjetja e mënyrave për të bindur njerëzit të blenë produktin që ju ofroni. Tashmë, bizneset kanë filluar ta kuptojnë se mënyra më e mirë e të bërit marketing është ofrimi i një shërbimi cilësor tek klientët.

73% e njerëzve thonë se përvoja e tyre është faktori kryesor në vendimet e tyre për të blerë sërisht një produkt..

2. Punonjësit janë imazhi njerëzor i markës tuaj.

Stafi me të cilët ju punoni është çelsi kyç për ofrimin e një shërbimi cilësor tek klientët. Rreth 46% e konsumatorëve e braktisin një markë nëse punonjësit e saj janë jo të mirë informuar rreth shërbimit që ofrojnë.

Një sjellje aspak miqësore është faktori numër një që ndalon konsumatorët të blenë produktet tuaja. Përmirësimi i vazhdueshëm i marëdhënjes midis punonjësve dhe klientëve tuaj duhet të jetë pikë kryesore në strategjinë tuaj të biznesit.

3. Ruani klientët besnik.

Ruajtja e klientëve të vjetër është më e rëndësishme se fitimi i klientëve të rinj. Vëmendja ndaj tyre duhet të jetë e madhe dhe e vazhdueshme. Ofroni oferta dhe shpërblime për besnikërinë e tyre të treguar. Klientët tuaj besnik ndihmojnë në rritjen e reputacionit dhe ndërgjegjësimit të markës duke ndarë ekperiencat e tyre edhe me të tjerët.
Klientët e lumtur janë ambasadorët më të mirë të brandit tuaj dhe (është falas).

4. Kujdesuni për imazhin e biznesit tuaj.

Pavarsisht prijoriteteve të sipër përmëndura nuk duhet të anashkaloni imazhin vizual të biznesit tuaj. Një imazh i kuruar në detaje është gjithmonë një plus për klientët tuaj. Këtu përfshihet si ambienti fizik i biznesit tuaj po ashtu edhe prezenca juaj online .


80% e njerëzve preferojnë të vizitojnë një ambient që është vizualisht tërheqës dhe i personalizuar.

5. Besojini marketingun tuaj atyre që dinë ta bëjnë më mirë.

Ky artikull nuk do të ishte i plotë pa përmendur teknologjinë dhe rëndësinë e saj të madhe në marketing. Qëllimet dhe objektivat e marketingut të biznesit tuaj duktet të jenë në përputhje me të rejat që teknologjia ofron. Këtu përfshihet SEO, reklamat dixhitale, rrjetet tuaja sociale, mail marketing, content marketing etj.

Pothuajse çdo kompani ka punuar me një ose më shumë agjensi marketingu dixhital. Keni eksperimentuar mjaftueshëm. Është koha të fokusoheni në një kompani që i ofron të gjitha dhe të ruani me ta mardhënje afatgjata. Për të ngritur një brend duhet të punojnë sëbashku disa departamente duke shkëmbyer përvojën e tyre. Të bërit marketing nuk është e lehtë. Jepuni atyre kohën e duhur dhe jini bashkëpunues.

6. Klientët duan informacion.

Marketingu i kontentit është një një nga mënyrat më të suksesshme të të bërit marketing vitet e fundit. Marketingu i kontentit lidhet me krijimin dhe shpërndarjen e kontentit që targeton një audiencë për të sjellë vizitorë dhe klientë të rinj për një biznes. Ai ndodhet në qendër të strategjive të shumë bizneseve inovative. Kontenti juaj mund të jetë në formë videoje, fotoje ose artikulli.

Kontenti ju jep një mundësi të mrekullueshme për të treguar aftësitë dhe sa ekspertë jeni në fushën tuaj . Kjo lidhet direkt me nivelin e besimit që klientët kanë te kompania juaj.
Nëse jeni të rinj në treg apo po ofroni një shërbim inovativ, mediat e paguara ndihmojnë të shpërndani gjërësisht kontentin tuaj duke sjellë awareness për biznesin tuaj.

January 23, 2020

Në këtë artikull ne do t’ju japim 8 këshilla për marketingun e kontentit B2C, për të gjitha ato biznese të vogla që dëshirojnë të përmirësojnë strategjitë e tyre të marketingut dhe të fitojnë më shumë konsumatorë.

January 18, 2020

Thonë që për të pasur sukses duhet të jesh gjithmonë një hap përpara dhe kjo është mëse e vërtetë, sidomos kur bëhet fjalë për ata që i përkasin botës së marketingut online.

December 27, 2019

Vëmendja e konsumatorëve është zhvendosur pothuajse “totalisht” drejt mediave dixhitale dhe është pikërisht ky orientim që po vë theksin çdo ditë e më shumë te reklamat native.

December 26, 2019

Vit i ri, risi të reja! Ka ardhur koha të mendoni për forma edhe më inovative, për të promovuar aplikacionet për celular.

December 23, 2019

Nëse sapo jeni futur në botën e shitjeve online, atëherë hapat e mëposhtëm janë të domosdoshëm për të kuptuar si funksionon:

December 19, 2019

Edhe pse industria po adopton mjete dhe teknologji të reja, shumë kompani i qëndrojnë strikte rregullave të tyre të çdo viti.

December 16, 2019

A e dini se një pjesë e mirë e bizneseve, pjesën më të madhe të të ardhurave e gjenerojnë nga reklamat native?

November 22, 2019

Ditën e djeshme datë 21 nëntor u mbajt seminari i parë preznatues i platformës Boost Discovery.

October 11, 2019

Në muajin Ndërkombëtar të Kancerit të Gjirit, Boost i bashkohet thirrjes ndërgjegjësuese në mbështetje të çdo gruaje që po lufton fort.

October 5, 2019

Pavarësisht trendeve, disa forma reklamimi janë të konsoliduara në treg dhe nuk zhgënjejnë asnjëherë. Mësoni për 5 prej tyre.