Arrini mijëra vizitorë duke mësuar si të shpërndani kontentin efektivisht

Kur po shkruaja “10 shprehje nga ekspertët e marketingut që do ju inspirojnë“, më tërhoqi vëmendjen këshilla nga manaxheri i marketingut të kontentit të LinkedIn:

Bëj më pak gjëra, më mirë. Nuk merrni një çmim kur klikoni “Publiko” dhe nuk është realiste të mendoni këtë, që thjesht sepse publikoni diçka një herë kjo do të thotë që e gjithë audienca juaj e ka parë. Audienca juaj është e ndryshme dhe ka një varietet preferencash të konsumit të kontentit. Do rekomandoja të shpenzonit 20% të kohës duke krijuar kontent dhe 80% duke e shpërndarë atë. Mos harroni ti riktheheni dhe të masni vlerat para se të nisni gjënë e rradhës!

Alex Rynne, Menaxher i Marketingut të Kontentit te LinkedIn

Rregulli 80/20 haset shpesh në strategjitë e kontentit të kompanive. Shpërndarja e kontentit (content distribution) është një faktor kyç në suksesin tuaj. Ne nuk kemi shkruar shumë rreth shpërndarjes së kontentit, edhe pse është e rëndësishme për ne. Lexoni më poshtë për një guidë rreth shpërndarjes së kontentit për të pasur mijëra vizitorë dhe ndjekës.

Kini një prezencë aktive

Postimet tuaja duhet të jenë të shpeshta dhe konsistente. 73.4% e personave që ndjekin online një firmë e bëjnë sepse janë të interesuar për shërbimet që firma ofron.¹ Ata duan të dinë më shumë, mos u tregoni “dorështrënguar” me informacionet. Konsistenca është e rëndësishme, pasi nëse qëndroni një muaj pa postuar asgjë dhe pastaj filloni të postoni çdo ditë, ndihet e sforcuar dhe nuk ka frymën e transparencës që audiencat presin në rrjete sociale. Shpeshtësia varet nga çfarë postoni, por një rregull i mirë është të mos postoni më shumë seç do donit vetë të shihnit nga një markë që ju pëlqen. P.S. Ju lutemi, jo postime grid që mbushin “feed” e audiencës.

Bashkoni fuqinë e disa mediave

Mediat online ndahen në 3 lloje:

  • të paguara- reklama tradicionale, reklama native, reklama në rrjete sociale, PPC etj.
  • në pronësi- këtu përfshihen mediat tuaja si website, blog, kanalet e markës, rrjetet sociale etj.
  • të fituara- ndarje e kontentit tuaj (share), përmendje (mentions), ripostime (reposts) etj.

Ridrejtoni mediat e paguara te rrjetet që ju zotëroni, te faqja juaj apo në rrjetet sociale. Te mediat që zotëroni ndani njohuritë tuaja dhe bëjeni sa më argëtuese.

Mediat e paguara janë shumë të rëndësishme, pasi shpesh ato sjellin vizitorë dhe klientë të rinj në faqet tuaja. Sidomos nëse jeni të rinj në treg apo po ofroni një shërbim inovativ, mediat e paguara ndihmojnë për të krijuar brand awareness dhe për të sjellë interesimet e para.

Guida e shperndarjes se kontentit

Ju mund të “fitoni” një media duke kombinuar mediat që zotëroni dhe mediat e paguara. P.sh. ju mund të postoni një artikull, ta reklamoni në rrjete sociale dhe të merrni komente tepër pozitive. Vetë lexuesit apo shikuesit bëhen një kanal. Ata ju sjellin vizitorë të rinj dhe audienca të zgjeruara. P.sh. me anë të reklamimit nativ (media e paguara) ne shfaqëm artikullin në faqen tonë web (media të zotëruara). Arritëm 7,417,934 përshtypje ose impressions, nga fituam ndarje dhe përmendje (media të fituara).

Sigurohuni të jeni relevantë

Kur shihni një postim nga një markë, duhet të keni një ide sadopak të markës që e ka postuar pa parë emrin. Kur një kompani kafeje poston rreth makinave, kjo nuk është relevante apo me lidhje dhe huton audiencën. Sigurisht që ka përjashtime dhe ndoshta kompania mund të përdorë një metaforë që godet me anë të makinave. Por sado e mirë të jetë strategjia juaj e shpërndarjes, nëse kontenti nuk është i përshtatshëm apo interesant për audiencën, ai nuk do ndahet, shijohet apo të sjellë vizitorë. Guida e Neil Patel, ekspertit të marketingut, është një nga më të mirat për këtë subjekt.

Automatizoni shpërndarjen

Ndoshta ju duket i tepërt, por një kalendar marketingu ju ndihmon tej mase. Vendosni kontentin që dëshironi të krijoni, afatin kur duhet të jetë gati, kur do shpërndahet dhe në cilat kanale. Gjithashtu mund të shtoni audiencën e targetuar ose qëllimin që dëshironi të arrini. Me shërbime si skedulimet, Buffer, Hubspot, Hootsuite etj. është më e lehtë se kurrë për të postuar automatikisht kontentin, në të gjitha kanalet që dëshironi. Pra, kur vjen puna te shpërndarja e kontentit, duhet të punoni “smarter not harder”, jo më shumë, por në mënyrë më të zgjuar.

Ofroni disa lloje kontenti

Ju mund të shkruani një artikull shumë të mirë për një aspekt të punës tuaj. Nga këndvështrimi i një eksperti, ju shpjegoni në mënyrë të detajuar informacione që i interesojnë audiencës. Nëse shpjegoni diçka tejet teknike, mund të jetë më me vlerë një video ku tregoni specifikisht hapat që klientët duhet të ndjekin. Infografikat janë tepër të suksesshme nëse jeni në fusha ku duhet të ilustroni përqindje, grafika, rritje etj. Eksperimentoni me kontentin dhe sigurisht testoni gjithmonë.

Fokusohuni te shpërndarja aq sa fokusoheni te krijimi. Sado të mirë të jenë artikujt apo postimet tuaja, kjo nuk ka rëndësi nëse nuk i sheh askush. Shpërndarja e kontentit është mënyrë me kosto minimale, por shpërblim maksimal për të rritur audiencën.

October 11, 2019

Në muajin Ndërkombëtar të Kancerit të Gjirit, Boost i bashkohet thirrjes ndërgjegjësuese në mbështetje të çdo gruaje që po lufton fort.

September 27, 2019

CEO, liderë dhe specialistë të fushës tregojnë sekretet dhe çfarë kanë mësuar gjatë karrierës.

September 26, 2019

Audienca juaj do e ketë të pamundur mos të klikojë për të lexuar më shumë.

September 25, 2019

I kishit hasur më parë këto fakte interesante?

September 23, 2019

CTR afekton suksesin si për publikuesit, si për reklamuesit. Si mund të siguroheni që fushata juaj do arrijë një CTR të lartë?

September 18, 2019

Marketingu i kontentit kushton 63% më pak sesa ai tradicional dhe 3-fishon leads. Ja disa nga gabimet që bëhen më shpesh te marketingu i kontentit.

September 16, 2019

Çfarë duhet të kërkoni në një agjenci për të pasur një bashkëpunim të frytshëm?

September 11, 2019

Faqet prezantuese (landing pages) përdoren nga marketierë në të gjithë botën për të rritur shitjet dhe suksesin e bizneseve. Ja si të ktheni vizitorët në klientë besnikë.

September 6, 2019

Një përzierje e trendeve të fundit me konceptet tradicionale që i kanë rezistuar kohës është kombinimi ideal për fushata. Disa këshilla për të ndezur kreativitetin tuaj.

September 1, 2019

Si është dita e një specialiste marketingu? Lexoni më poshtë për këshillat e saj, parashikimet rreth reklamimit dhe kauzës së saj të preferuar.