Edhe nëse markat nuk do të dëshironin të gjenin forma të reja marketingu, orientimi i audiencës dhe zhvillimi i teknologjisë “i detyron” të gjurmojnë mënyra gjithnjë e më inovative, për të promovuar produktet e veta.
Pyetja është, çfarë na duhet të përmirësojmë në vitin 2020?
- FORMATI MË POPULLOR I MARKETINGUT TË KONTENTIT
Edhe pse industria po adopton mjete dhe teknologji të reja, shumë kompani i qëndrojnë strikte rregullave të tyre të çdo viti. Ato krijojnë përmbajtje të caktuara, në një kohë të caktuar, me target- grupe të caktuara.
64% e brand-eve përdor reklamat native, kështu që marketingu i kontentit mbetet një fushë me trend rritës. Ato kompani që shkruajnë dhe përdorin “blogjet” janë shumë më të predispozuar ta shohin matësin ROI në këndvështrim pozitiv dhe 60% e “fansave” të këtyre kompanive (në jetën reale) lidhen edhe më tepër me kompaninë dhe produktet e saj, nëse lexojnë shkrime, artikuj të kompanisë në mediat online.
2. FORMAT DHE TEKNOLOGJITË MË TË MIRA TË SHPËRNDARJES SË MARKETINGUT TË KONTENTIT
Rrjetet sociale të japin luksin dhe të krijojnë akses në një sërë të dhënash të audiencës suaj. Nuk është çudi që 85% e kompanive përdorin profilet e tyre në rrjetet sociale për të mbledhur një database të dhënash. Të identifikuarit dhe të pasurit prioritet KPI-në është hapi i parë, por nevojiten dhe mjete të tjera për krijimin e një panorame të plotë mbi audiencën tuaj.

Nuhatja e angazhimit të ndjekësve tuaj në media sociale dhe mëyra se si ata i përdorin artikujt tuaj është thelbësore. Nëse arrini të ndiqni “rrugëtimin” e shkrimeve online të kompanisë, mundësitë për të pasur sukses me marketingun e kontentit janë më të mëdha.
Po ashtu, promovuesve ju jep mundësinë të krijojnë përmbajtje më cilësore dhe strategji më të mira. Sa më shumë njohuri të keni në lidhje me nevojat dhe prefencat e audiencës, aq më të mëdha janë shancet të përmbushni maksimalisht qëllimin tuaj për të rritur biznesin duke reklamuar me anë të kontentit.
3. KOMPANITË PO INVESTOJNË MË SHUMË NË REKLAMAT NATIVE
57% e botuesve të reklamave native thonë se buxheti i tyre është rritur. Markat, siç përmendëm, po eksplorojnë teknologjitë e reja dhe po shtojnë investimet në shpërndarjen dhe promovimin e produkteve në çdo sektor. Kjo do të thotë se po “hidhen” më shumë para në çdo metodë marketingu, por marketingu i kontentit është i vetmi që vë në rradhë të parë nevojat e konsumatorit.
Ai promovon produktin, shërbimin, vetë kompaninë dhe po ashtu nuk krijon konfuzion te ndjekësi me reklamat që ndërpresin leximin. Marketingu i kontentit shkurton distancat dhe eleminon paqartësitë, duke i dhënë audiencës fiks atë që është duke kërkuar dhe duke arritur të marrë edhe vëmendjen më të madhe.
Investimi në reklamat native është thelbësor dhe kompanitë kanë filluar ta kuptojnë këtë, prandaj orientimi në 2020 do të jetë pikërisht drejt marketingut të kontentit, si e vetmja mënyrë për të shkrirë në një të vetme përmbajtjen cilësore me përthithjen e audiencës dhe rezultatin final në shitjen e produkteve.
4. RRITJA E ROI-T NË MARKETINGUN E KONTENTIT
Kompanitë po investojnë më shumë te marketingu i kontentit, por pavarësisht kësaj, kur vjen puna për të matur kthimin e investimeve, përballen me paqartësi. Kjo për shkak të mosnjohjes mirë të matësit ROI.
Studimet tregojnë se 79% e kompanive përdorin marketingun e kontentit për t’i bërë produktet të njohura, ndërsa 67% e tyre kërkojnë të krijojnë besim te audienca e tyre. Por, gjithçka sillet rreth konsumatorit, kështu që çfarë mendojnë ata për përpjekjet e vazhdueshme të kompanive, nëpërmjet reklamat native?
-70% e konsumatorëve pretendojnë se ndihen më “të afërt” me një kompani të caktuar, nëse lexojnë “të mirat” e saj në artikuj dhe blogje.
-82% e konsumatorëve thonë se kanë një kënvështrim më pozitiv mbi brand-in, pasi lexojnë reklamat native lidhur me produktet e tij
– Konsumatorët kanë 131% më shumë shance të blejnë një produkt të një kompanie, pasi “edukohen” me shkrime mbi produktin
Marketingu i kontentit po përqafohet nga audiencat, pasi po hyjmë në një epokë që përvoja e konsumatorëve po bëhet vendimtare për sjelljen e kompanive. 2020-ta, sipas studimit të Institutit të Marketingut të Kontentit, do të jetë një vit që do të sjellë orientim gjithnjë e më të madh drejt reklamave native.
A e dini se 93% e mesazheve reklamuese arrijnë tek audienca e gabuar? Reklamuesit po dërgojnë mesazhe te audiencat e gabuara, të cilat per rrjedhoje mund të nxisin indirekt përdoruesit të bllokojnë, injorojnë ose bezdisen nga reklamat. Për më tepër, mesazhet reklamuese që arrijnë tek përdoruesit e gabuar do të thotë që përmbajtja është e […]
Sot 30% e përdoruesve të internetit përdorin adblocker për të bllokuar reklamat/banera, ndaj reklamuesit duhet të gjejnë mënyra të reja për të arritur audiencat dhe për të shitur produkte. Për shumë marka, reklamat native janë zgjidhja. Studimet tregojnë që deri në fund të vitit 2021, reklamat native do të sigurojnë 74% të të gjitha të […]
Analiza e konkurrencës është një element kryesor i marketingut dixhital. Ajo tregon se si konkurrentët tuaj kanë kaluar sfida të ngjashme të marketingut me tuajat. Për më tepër mësoni çfarë ka funksionuar (dhe çfarë jo) me ta. Analizimi i konkurrentëve tuaj mund t’ju ndihmojë të poziciononi më mirë brenda një fushe specifike. Nëse doni të […]
Rritja e trafikut cilësor të faqes në internet është diçka për të cilën çdo biznes përpiqet, pavarësisht nëse ata sapo fillojnë ose janë të mirë-vendosur. Ka kaq shumë resurse për rritjen e trafikut, kështu që për ata që sapo e kanë nisur, nga të fillojnë? Këtu janë 4 mënyra për të rritur trafikun e faqes […]
Bazuar në trendet e marketingut dixhital për vitin 2020, ja 6 pika se si mund të përmirësoni marketingun tuaj në muajt në vazhdim:
Kur jeni duke nisur një fushatë marketingu në internet, sfidat me të cilat do të haseni janë të shumta, por kjo vetëm në rast se nuk mësoni disa “truk”- e të vogla, që do t’ju informojnë mbi rrugën e duhur që duhet të ndiqni, për të depërtuar në “sytë” dhe “veshët” e konsumatorëve tuaj tipikë! […]
Ekziston një arsye kryesore pse videot native kane fituar epërsi ndaj videos së rregullt dhe ja: Videot native nuk janë ndërhyrëse, kështu që nuk e bezdisin audiencën siç bëjnë reklamat e tjera. Reklamat video native synojnë të përputhen me pamjen, ndjesinë dhe website-s në të cilën ato shfaqen. Në 2021, reklamat me video do të […]
Bukuria e vërtetë e marketingut të kontentit qëndron në sa mënyra të ndryshme mund të bëhet, por për ironi të fatit kjo është gjithashtu një nga aspektet më sfiduese të tij. Mënyrat më të mira për të bërë marketing të kontentit fillojnë të gjitha me të kuptuarit e asaj çfarë është marketingu i përmbajtjes dhe […]
Pavarësisht sa të bukura janë landing pages, është shkrimi që bën ndryshimin se me sa efektshmëri një landing page konverton vizitorët. Nga titulli tek thirrja për veprim (CTA), çdo aspekt i shkrimit është thelbësor për t’ju ndihmuar të arrini qëllimin tuaj për të marrë përfitime dhe shitje. Në këtë udhëzues ju do të shikoni si […]
Përveçse një institucion arsimor universitet në vetvete janë një biznes i mirfilltë dhe si të tillë duhet të ngrejnë stuktuara të veçanta dhe të ndjekin strategji të caktuara marketingu për të arritur qëllimet e tyre. Marketingu dixhital është forma më e fuqishme e marketingut që çdo organizatë përdor sot, për këtë po listojmë disa pika […]
Gjenerimi i klientëve është procesi i tërheqjes dhe konvertimit të të interesuarve për të përdorur shërbimet tuaja për të marrë me qira, për të blerë ose shitur një shtëpi ose pronë. Me shtrirjen gjithnjë e më të zgjeruar të mediave dixhitale, agjentët duhet të mendojnë për gjenerimin e klientëve me anë të inbound dhe outbound […]