
A e dini se 93% e mesazheve reklamuese arrijnë tek audienca e gabuar? Reklamuesit po dërgojnë mesazhe te audiencat e gabuara, të cilat per rrjedhoje mund të nxisin indirekt përdoruesit të bllokojnë, injorojnë ose bezdisen nga reklamat.
Për më tepër, mesazhet reklamuese që arrijnë tek përdoruesit e gabuar do të thotë që përmbajtja është e parëndësishme ose e papërshtatshme për audiencën. Sidoqoftë, nga raportet e fundit, 7 në 10 persona duan reklama të personalizuara.
Kufizoni strategjinë tuaj të marketingut për të arritur personin e duhur në kohën e duhur me mesazhin e duhur. 67% e brezit të sotëm presin që reklamat nga kompanitë të personalizohen.
Nisur nga kjo, kur shikojmë se çfarë lloji të formateve të reklamave duhet të merrni parasysh për të arritur angazhimin dhe miratimin e audiencës tuaj, konsideroni Reklamat Native.
Pse?
Me vendosjen e saj në faqet e mediave, duke u përshtatur në rrjedhën e përmbajtjes së saj përreth, pamja e formateve të reklamave native është e sigurt që do t’ju ndihmojë të jepni mesazhin tuaj tek personi i duhur.
Sipas një studimi, konsumatorët i shohin reklamat native 53% më shpesh në krahasim me reklamat klasike. Kjo ndodh sepse ata e konsiderojnë atë jo shqetësuese dhe përmbajtjen e synuar të rëndësishme. Tani, si mund ta përdorni Reklamimin Nativ për të arritur target grupin e synuar dhe të realizoni goals qe doni?
1 – Përcaktoni objektivin tuaj
Para se të dilni dhe të promovoni shërbimin/produktin tuaj më të ri, sigurohuni që të përcaktoni qartë se kush është audienca juaj. Vendoseni veten në vendin e audiencës tuaj dhe përpiquni të empatizoni për atë që mund të mendojnë. A shpreh vlera përmbajtja juaj për nevojat e përdoruesit tuaj të synuar? A është përmbajtja juaj e rëndësishme në zgjidhjen e problemit aktual të përdoruesit? Kujt po ia dërgon mesazhin? Tomi, pronari i një biznesi të vogël, apo Anës, një marketere e suksesshme?
Përshtatuni me kërkesat aktuale të tregut ose nevojave të përdoruesve dhe “flitini” përmes fushatave tuaja reklamuese. Me siguri, është koha të mendojmë si një përdorues.
2 – Zbuloni përdorimin e pajisjes së tyre
Lloji i përmbajtjes që përhapni në të gjithë web-in mund të perceptohet në mënyra të ndryshme bazuar në pajisjet që përdor audienca juaj dhe në cilën kohë të ditës është. Në SH.B.A., ka rreth 260 milion përdorues të internetit të pajisjeve mobile.
3 – Studioni kanalet e audiencës tuaj
Mendoni si audienca juaj. Çfarë lloj përmbajtjeje mendoni se është e përshtatshme për të marrë dhe në cilat kanale? Në cilat kanale do të përshtatej më mirë toni dhe përmbajtja e mesazhit tuaj të fushatës? Pasi të kuptoni se ku audienca juaj kërkon informacion, do jeni një hap më afër për ti arritur ato.
4 – Planifikoni content mediumin tuaj
Cili medium do ta ilustronte më mirë mesazhin tuaj? Imazh? Video? Përmbajtja e blogut? Formatet e reklamave native suportojne imazh, tekst ose video. Përgjedhja e përmbajtjes ju sjell mundësinë e arritjes tek përdoruesit tuaj të synuar. Formatet e reklamave të Videove Native të vendosura në faqet e mediave ju japin avantazhet e angazhimit të lartë, ritmeve të larta të shikimit dhe vëmendjes së pandarë për mesazhin tuaj.
5- Vendosni formatin tuaj të reklamës
Tani që keni marrë parasysh katër këshillat e para më lart, është koha të bashkoni planin tuaj të synuar duke e ekzekutuar fushatën tuaj në formatin e duhur. Me reklamimin Nativ, keni shumë përparësi që mund t’ju ndihmojnë të arrini audiencën tuaj. Me integrimin e tij të përsosur në rrjedhën natyrore të leximit, përdoruesit konsumojnë vullnetarisht reklamat tuaja.
Sapo të hartoni strategjinë tuaj të fushatës ndërsa merrni parasysh këshillat e mësipërme, me siguri do të jeni në rrugën tuaj për tu lidhur fort me audiencën tuaj të dëshiruar. Kështu, krijoni përmbajtjen tuaj tërheqëse dhe informuese dhe shpërndajeni atë me targetimin e duhur për të lidhur dhe angazhuar përdoruesin përfundimtar.
Na kontaktoni për fushatën tuaj të ardhshme ose për informacione lidhur me fushatat Native.
Sot 30% e përdoruesve të internetit përdorin adblocker për të bllokuar reklamat/banera, ndaj reklamuesit duhet të gjejnë mënyra të reja për të arritur audiencat dhe për të shitur produkte. Për shumë marka, reklamat native janë zgjidhja. Studimet tregojnë që deri në fund të vitit 2021, reklamat native do të sigurojnë 74% të të gjitha të […]
Analiza e konkurrencës është një element kryesor i marketingut dixhital. Ajo tregon se si konkurrentët tuaj kanë kaluar sfida të ngjashme të marketingut me tuajat. Për më tepër mësoni çfarë ka funksionuar (dhe çfarë jo) me ta. Analizimi i konkurrentëve tuaj mund t’ju ndihmojë të poziciononi më mirë brenda një fushe specifike. Nëse doni të […]
Rritja e trafikut cilësor të faqes në internet është diçka për të cilën çdo biznes përpiqet, pavarësisht nëse ata sapo fillojnë ose janë të mirë-vendosur. Ka kaq shumë resurse për rritjen e trafikut, kështu që për ata që sapo e kanë nisur, nga të fillojnë? Këtu janë 4 mënyra për të rritur trafikun e faqes […]
Bazuar në trendet e marketingut dixhital për vitin 2020, ja 6 pika se si mund të përmirësoni marketingun tuaj në muajt në vazhdim:
Kur jeni duke nisur një fushatë marketingu në internet, sfidat me të cilat do të haseni janë të shumta, por kjo vetëm në rast se nuk mësoni disa “truk”- e të vogla, që do t’ju informojnë mbi rrugën e duhur që duhet të ndiqni, për të depërtuar në “sytë” dhe “veshët” e konsumatorëve tuaj tipikë! […]
Ekziston një arsye kryesore pse videot native kane fituar epërsi ndaj videos së rregullt dhe ja: Videot native nuk janë ndërhyrëse, kështu që nuk e bezdisin audiencën siç bëjnë reklamat e tjera. Reklamat video native synojnë të përputhen me pamjen, ndjesinë dhe website-s në të cilën ato shfaqen. Në 2021, reklamat me video do të […]
Bukuria e vërtetë e marketingut të kontentit qëndron në sa mënyra të ndryshme mund të bëhet, por për ironi të fatit kjo është gjithashtu një nga aspektet më sfiduese të tij. Mënyrat më të mira për të bërë marketing të kontentit fillojnë të gjitha me të kuptuarit e asaj çfarë është marketingu i përmbajtjes dhe […]
Pavarësisht sa të bukura janë landing pages, është shkrimi që bën ndryshimin se me sa efektshmëri një landing page konverton vizitorët. Nga titulli tek thirrja për veprim (CTA), çdo aspekt i shkrimit është thelbësor për t’ju ndihmuar të arrini qëllimin tuaj për të marrë përfitime dhe shitje. Në këtë udhëzues ju do të shikoni si […]
Përveçse një institucion arsimor universitet në vetvete janë një biznes i mirfilltë dhe si të tillë duhet të ngrejnë stuktuara të veçanta dhe të ndjekin strategji të caktuara marketingu për të arritur qëllimet e tyre. Marketingu dixhital është forma më e fuqishme e marketingut që çdo organizatë përdor sot, për këtë po listojmë disa pika […]
Gjenerimi i klientëve është procesi i tërheqjes dhe konvertimit të të interesuarve për të përdorur shërbimet tuaja për të marrë me qira, për të blerë ose shitur një shtëpi ose pronë. Me shtrirjen gjithnjë e më të zgjeruar të mediave dixhitale, agjentët duhet të mendojnë për gjenerimin e klientëve me anë të inbound dhe outbound […]
Kur bëhet siç duhet, një fushatë e marketingut të përmbajtjes mund t’iu hapë shumë dyer për të arritur qëllimet tuaja të përgjithshme të marketingut dhe KPI. Ju mund të rritni awarness, madje edhe të bëni shitje, por para se të filloni fushatën dhe të arrini sukses duhet të ndërtoni strategji të caktuara. Bashkimi i të […]