Marketingu i kontentit- Si të fitoni dhe të mbani konsumatorët e festave.

Thonë që për të pasur sukses duhet të jesh gjithmonë një hap përpara dhe kjo është mëse e vërtetë, sidomos kur bëhet fjalë për ata që i përkasin botës së marketingut online. Marketingu i kontentit  i orienton të gjithë konsumatorët drejt blerjeve dhe blerjet festive veçanërisht, janë blerjet më të çmendura. 

Sipas studimeve, në vitin 2019 janë thyer të gjitha rekordet e blerjeve në prag festash, duke arritur në plot 1 trilion dollarë. Kjo është një copë e madhe dhe çdo marketier duhet të jetë në kërkim të strategjive të marketingut për të fituar më shumë në 2020, pasi se ku po orientohet tregu është mëse e dukshme. Por, një sekret i vogël që duhet të dini është se strategjitë e marketingut nuk fillojnë një apo dy javë përpara ditës së madhe të shënuar në kalendar! Ato duhet të fillojnë muaj përpara. Ne kemi mbuluar ditët festive me strategji që duhen ndjekur për të tërhequr pas vetes sa më shumë audiencë dhe konsumatorë, në mënyrë që festave në vend, si specialistë marketingu, t’i bëni parapritë. Jo vetëm që do të mësoni trendet dhe “truket”, por do t’ju japim edhe këshilla se si të arrini të ruani të njëjtën audiencë përgjatë gjithë vitit. Mos harroni, të mbash audiencën të lidhur pas faqes suaj është më e rëndësishme se t’i bësh për vete. Për më tepër, për të angazhuar audiencën dhe për t’i shndërruar në klientë gjatë periudhave të pushimeve të gjata, keni nevojë për më shumë sygjerime. Këtu do të gjeni të dhëna për ditët festive dhe mënyrën si duhet të silleni për të përftuar “blerësit e festave”:

Festa e Vitit te Ri (1-2-3 janar)

Fushata e marketingut të kontentit duhet të fillojë që në nëntor, me të mbaruar festa e Halloween-it. Nuk është aspak herët pasi ju do të mirëpriteni nga audienca juaj, të cilët mbërthehen nga emocionet e festave të fundvitit muaj përpara ardhjes së tyre. Përpos 3 ditëve të para të janarit, mos harroni se janë edhe disa ditë “extra” në prag të Krishtlindjeve, çka bën që Viti i Ri të ofrojë pushime të zgjatura për ndjekësit tuaj. Çfarë do të thotë kjo? Ata kanë kohë të lirë për të lundruar në internet, për të lexuar përmbajtje dhe artikuj, për të menduar për dhuratat e njerëzve të dashur dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja, për të udhëtuar! Reklamat native që ju duhet të përdorni duhet të orientohen drejt trendeve më të fundit për dhurata, si p.sh ato të personalizuara që janë një trend i momentit, apo drejt destinacioneve më të mira për të pushuar dhe udhëtimet me ski.

Festa e Shën Valentinit (14 shkurt)

Në fakt, Shën Valentini nuk është festë zyrtare, por kjo nuk e bën më pak festë, apo jo? Ajo çfarë duhet të dini është se edhe pse në kalendarin festiv nuk njihet si pushim zyrtar, “të dashuruarit” caktojnë data paraprake dhe organizohen për të udhëtuar pikërisht këto ditë. Strategjia e marketingut duhet të fillojë kohë përpara ditës së të dashuruarve, në mënyrë që në fund të janarit, reklamat native të jenë gati për të bërë “namin” në faqen tuaj online. Pra, edhe për Shën Valentin, marketingu i kontentit lidhur me destinacionet ku duhet kaluar kjo ditë e veçantë, nuk duhet të mungojë. Patjetër, destinacionet e sygjeruara, qofshin hotele, qytete apo shtete, duhen përshtatur me pak romanticitet. Dhuratat e personalizuara zënë vend më mirë se në asnjë ditë tjetër festive, ndaj artikujt dhe përmbajtjet e orientuara drejt dhuratave me element specifikë për njeriun e zemrës nuk duhet të mungojnë. Një gjë tjetër, që shkon për vajzat dhe gratë janë aksesorë të ndryshëm bukurie, veçanërisht, lingerie. Ndaj, nëse doni të keni sa më shumë audiencë, e cila do të shndërrohet në konsumatorë dhe blerës të produkteve tuaja, filloni me artikuj që sygjerojnë se si mund të dukeni sa më e bukur, në ditët e veçantë të dashurisë.

Dita e Verës (14 mars)

Një festë nuk i lë rradhën një tjetre! Prandaj dhe strategjitë e marketingut, siç e thamë dhe po e përsërisim, duhet të fillojnë muaj më parë. Dita e Verës i gjen njerëzit të lumtur dhe me energji pozitive, pasi fillon të dalë dielli dhe pas një dimri të gjatë e të ftohtë, njerëzit janë të predispozuar të jenë në humor të mirë për të dalë, për të kaluar një kohë të bukur dhe jo për t’u “ngujuar” në shtëpi. Çfarë do të thotë kjo? Reklamat tuaja native duhet të shihen, ndiqen dhe lexohen gjatë “shkurtit të ftohtë”, gjatë së cilit, marketingu i kontentit tuaj duhet të përmbajë elementë që i përgatit ndjekësit për Ditën e Verës. Mos harroni se dy identifikuesit kryesorë të kësaj dite janë “Ballokumet” dhe byrzylyku i quajtur “Verore”. Ndaj, nëse keni diçka për të cilën të shkruani, janë pastiçeritë, ëmbëlsirat, ushqimet dhe artikujt për veroret më “trendi” të momentit. Pak por e sigurt, marketingu juaj i kontentit do të gjenerojë shumë klientë.

Festa e Fëmijëve(1 qershor)

Fëmijët janë pika e dobët e të gjithëve. Kështu që të jeni të sigurtë që blerjet e produkteve dhe dhuratave për to nuk marrin fund në ditën që i dedikohet atyre. Kini parasysh se përgatitjet për reklamat native dhe marketingun e kontentit që dëshironi të përdorni duhet të fillojnë të paktën dy muaj më parë, ndërsa publikimi i tyre, me doemos në maj. Shkrimet më të suksesshme do të jenë ato që i dedikohen dhuratave më të bukura që mund të bëni, mundësisht të ndara sipas target-grupeve. Një tjetër element i rëndësishëm është të shkruani për veshjet dhe kostumet më interesante, pasi janë disa nga produktet që mund të ecin më shumë gjatë festës së fëmijëve.

Festa e Halloween-it(31 tetor)

Festa e kostumeve kërkon patjetër kostume, kjo nuk do mend! Nëse do të shqyrtonit me vëmendje faqet online, portalet, rrjetet sociale të dyqaneve online, që në fund të shtatorit  janë të mbushura me reklama për kostumet më të bukura. Këtu duhet të merrni parasysh dy gjëra. Së pari, nëse do të shkruani për veshje atëherë këto të fundit janë produkte që përzgjidhen si për të rritur, si për fëmijë, pra reklamat native duhet të targetojnë si prindër, ashtu dhe të rritur që preferojnë të dalin të “maskuar” në mbrëmje. Së dyti, marketingu i kontentit duhet të ecë me hapat e kohës, kështu që përpiquni të shikoni cilat janë filmat më të ndjekur të kohëve të fundit dhe ndërthurini me shkrimet tuaja të Halloween-it. Një tjetër element që nuk duhet të mungojë në reklamat tuaja native është ai i dizajneve për shtëpi, lokale, restorante apo ambiente të ndryshme. Nuk do të ishte aspak keq sikurse ju t’i sygjeronit audiencës suaj trendet më të fundit të dekorit me kungujt e festës

Festa e Pavarësisë(28-29 nëntor)

Reklamat native dhe marketingu i kontentit për festën e pavarësisë janë nga më të suksesshmet. Sigurisht, nuk është çudi të themi se artikujt që duhet të mbajë faqja juaj janë artikuj lidhur me produkte që tregojnë patriotizëm, ku ngjyrat dominuese duhet të jenë e kuqja dhe e zeza. Konsumatorët janë shumë të ndjeshëm përpara çdo feste, por veçanërisht në një ditë të shënuar në histori për të gjithë kombin. Sigurohuni që të “ushqeni” audiencën tuaj në mënyrën e duhur, pasi ata do të jenë të predispozuar të blejnë produktet e rekomanduara nga ju, pa u menduar dy herë. Veshjet patriotike, fustanet, bluzet, flamurët, stilolapsat; me pak rëndësi është produkti, sigurohuni që marketing juaj i kontentit të orientojë audiencën drejt produkteve “me shqiponjë”.

Festa e Krishtlindjeve(25 dhjetor)

Krishtlindjet janë një nga festat e preferuara për konsumatorët e rrjeteve sociale. Edhe sikur të fillonit të shkruanit për to që në gusht, sërish do t’ju ndiqnin dhe lexonin me vëmendje. Megjithatë, për Krishtlindje, sikurse për Vitin e Ri, artikujt dhe reklamat native janë pothuajse të ngjashme. Ajo që duhet të keni parasysh, gjë e cila duhet të fillojë që në nëntor, është përmbajtja e artikujve dhe reklamave native lidhur me dekoret. Pra, sigurohuni që reklamat tuaja native të ndihmojnë audiencën për të gjetur se ku të dekorojnë ambientet e tyre(pema, zbukurimet, dritat) etj. Festat madje, ju lejojnë që të fusni elementë dekorativ edhe në publikimet e faqes suaj dhe artikuj të çfarëdolloj natyre, duke ju bërë më të pëlqyeshëm dhe më të dashur për ndjekësit tuaj.