Boost i bashkohet kauzës globale “Tetori Rozë”

Në muajin Ndërkombëtar të Kancerit të Gjirit, Boost i bashkohet thirrjes ndërgjegjësuese në mbështetje të çdo gruaje që po lufton fort. Kjo fushatë ndërmerret prej vitesh për të rritur informimin e publikut ndaj kauzës. Çdo tetor vende nga e gjithë bota ofrojnë mamografi falas, sesione informuese etj. Ky lloj kanceri është më i përhapuri te gratë. Brenda një viti diagnostikohen rreth 1.38 milionë raste të kësaj sëmundjeje.¹

Fatkeqësisht shkaqet nuk janë ende të qarta (përveç faktorëve gjenetikë). Prandaj shumë rëndësi i jepet diagnostikimit të hershëm. Me një diagnozë në kohë dhe marrjen e trajtimit të nevojshëm, shanset rriten për kurimin e gruas së prekur. Por ka disa fakte që na bëjnë të shpresojmë:

  • Gratë që bëjnë mamografi në mënyrë të rregullt ulin me 47% shanset e ndërrimit jetë nga sëmundja.²
  • Numri i personave që ndërrojnë jetë si pasojë e kësaj sëmundjeje është ulur shumë (dhe vazhdon të ulet) që nga 1990.³ Një nga arsyet është pikërisht ndërgjegjësimi.
  • Plakja paraqet risk për kancerin e gjirit, por në gratë 50+ është vënë re minimizim i shfaqjes së sëmundjes.

Në Shqipëri 4800 gra janë shëruar nga kjo sëmundje. Kontrollet periodike sidomos pas moshës 40-vjeçare janë rritur edhe në Shqipëri. Ky artikull nga Ministria e Shëndetësisë tregon në mënyrë më të detajuar rreth zvogëlimit të rrezikut.

Boost i bashkohet kauzës globale "Tetori Rozë"

Fjongot ngjyrë rozë përgjithësisht vendosen në veshje gjatë “Tetorit Rozë” për të treguar solidaritet. Kompanitë më të mëdha botërore ofrojnë donacione bujare gjatë këtij muaji. Gjithashtu ato investojnë në shëndetin e përgjithshëm të punonjësve, duke ofruar dhe mamografi falas apo shërbime të tjera ndihmuese.

Ndërgjegjësimi është aspekt shumë i rëndësishëm i kauzës. Boost ka nisur bashkëpunimin me disa organizata për gruan dhe të rritjes së ndërgjegjësimit për sëmundje të tilla, duke shpresuar se mund të ndihmojmë sadopak. Në mbështetje të grave të forta!

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!