10 shprehje nga ekspertët e marketingut që do ju inspirojnë

Njohuria dhe eksperienca, këto janë dy faktorë që karakterizojnë ekspertët. Marketingu tradicional në shumë sektorë i ka lënë vend marketingut dixhital. Nga influencuesit te PPC, strategjitë e marketingut evolojnë për të përfshirë të rejat e fundit. Por çfarë këshillash kanë për të ndarë ekspertët e marketingut? Ne kërkuam online për intervista me CEO, drejtues marketingu, lidera të agjencive e specialistë dixhitalë për t’ju sjellë këshillat e tyre më të çmueshme dhe sekretet që kanë mësuar gjatë karrierës.

Mënyra më e mirë për të shitur

Ka disa mënyra të vërtetuara që funksionojnë për të shitur. Ato variojnë bazuar te industria dhe shërbimi që ofrohet. Po ekspertët çfarë propozojnë? Po fillojmë me CEO-n dhe bashkëthemeluesin e “SEOmoz”, i cili në fushën e teknologjisë para disa vitesh është shpallur një nga sipërmarrësit më të suksesshëm në botë nën 30 vjeç.

Mënyra më e mirë për të shitur diçka – mos shisni gjë. Fitoni ndërgjegjësimin, respektin dhe besimin e atyre që mund të blejnë.

Rand Fishkin, CEO i SEOmoz

Skuadra juaj

Skuadra që punësoni mund të vendosë suksesin ose dështimin tuaj. “Buzzsumo”, një nga aplikacionet më të famshme në botën e marketingut, i kushton shumë rëndësi punësimit. Kur bëni pjesë të skuadrës personat adaptë, që janë të përkushtuar për misionin e markës suaj dhe kanë me pasion marketingun dixhital, jeni në rrugën e duhur. Një kompani është aq e mirë sa punonjësit e saj.

Punësoni njerëzit më të mirë që mund të përballoni. Një punonjës vërtet i mirë vlen 10 herë më shumë se një mesatar.

Steve Rayson, Drejtues i BuzzSumo

Pozicionimi i brand-it

Çfarë strategjish duhet të përdorni për pozicionimin e agjencisë dhe markës suaj?

Mënyra më e mirë e pozicionimit të agjencive në kohën dixhitale është të kuptosh brand-in, shërbimin e ofruar, eksperiencat e kaluara me klientët dhe rezultatet.

Olivia F. Scott, Presidente e Omerge Alliances

Faqja “Rreth nesh”

“Entrepeneur”, një nga revistat më të lexuara nga sipërmarrësit, ka një skuadër eskpertësh të marketingut dixhital. Një këshillë pak ndryshe nga të tjerat, por shumë e vlefshme gjithsesi.

Ndërtoni historinë e kompanisë suaj dhe faqe rreth skuadrës. Ditët e sotme, konsumatorët duan të ndjejnë lidhje dhe të mbështesin jo thjesht një produkt, por një kompani dhe misionin pas saj. Shpesh kompanitë bëjnë një seksion “Rreth nesh” aspak përfshirës. Bizneset duhet të shpenzojnë kohë dhe resurse duke përfshirë foto që reflektojnë skuadrën e tyre dhe kulturën aty, duke formësuar “pse-në” pas një kompanie që çdokush ta konsumojë në një mënyrë të bukur.

Joanna Lord, CMO te Skyscanner

Kontenti është mbret

Një nga shprehjet më të famshme të Bill Gates është nga eseja e tij e 1996 dhe tregon rëndësinë e kontentit: Kontenti është mbret (Content is king). Kjo shprehje është përdorur me mijëra herë vitet në vijim nga marketierë në të gjithë botën. Por Marcus Sheridan, një nga autorët dhe prezantuesit e klasit botëror, ndër më të famshmit e marketingut të kontentit mendon ndryshe.

Kontenti nuk ka qenë kurrë mbret. Por komunikimi i shkëlqyeshëm dhe mësimi kanë qenë dhe do jenë gjithmonë.

Marcus Sheridan, Autor

Më pak dhe më mirë

Portali i punësimit dhe networking LinkedIn ka patur një sukses tejet të madh. Tanimë, ai është lideri global që shumë faqe përpiqen të imitojnë. Fakt interesant: reklamimi në LinkedIn ka koston më të lartë nga të gjitha rrjetet online. Çfarë parimesh ndjekin ato për marketingun e tyre?

Bëj më pak gjëra, më mirë. Nuk merrni një çmim kur klikoni “Publiko” dhe nuk është realiste të mendoni këtë, që thjesht sepse publikoni diçka një herë kjo do të thotë që e gjithë audienca juaj e ka parë. Audienca juaj është e ndryshme dhe ka një varietet preferencash të konsumit të kontentit. Do rekomandoja të shpenzonit 20% të kohës duke krijuar kontent dhe 80% duke e shpërndarë atë. Mos harroni ti riktheheni dhe të masni vlerat para se të nisni gjënë e rradhës!

Alex Rynne, Menaxher i Marketingut të Kontentit te LinkedIn

Fokusi te klienti

Meqë u përmend komunikimi, Talia Wolf, themeluesja dhe CEO e “Conversioner” dhe “GetUplift” është një avokate e përdorimit të teknikave të bindjes dhe targetimit emocional.

Heroi i historisë nuk jeni ju, është klienti juaj. Shumica e bizneseve kanë tendencën të fokusojnë të gjithë strategjinë e marketingut tek të folurit rreth produktit. shërbimit, karakteristikave që ofrojnë dhe çmimeve. Fakti qëndron që çfarëdo që të shisni, klientëve i intereson më shumë “pse” sesa “çfarë”. Nëse e bëni historinë rreth tyre, ata do dëgjojnë, do lexojnë, do konvertohen dhe do rikthehen.

Talia Wolf, Specialiste e Optimizimit të Konvertimeve

Kurioziteti

Ndoshta nuk e keni dëgjuar emrin e Hiten Shah, por ai është i përfshirë në drejtimin e 3 prej kompanive më të mëdha të marketingut dixhital në botë. Bashkëthemelues dhe CEO i mëparshëm i “Kissmetrics”, bashkëthemelues i “Crazy Egg” dhe i “Quick Sprout”, ai përmend një karakteristikë që e bën një marketier të suksesshëm.

Një kuriozitet si i një fëmije do t’ju shërbejë shumë jo vetëm në marketing, por dhe gjatë jetës në përgjithësi. Mos e humbisni, kurrë.

Hiten Shah, Sipërmarrës

Shkrimet

Ka një faqe të njohur që quhet “I Will Teach You To Be Rich” (Unë do të mësoj si të bëhesh i pasur). Emri mund t’ju bëjë kuriozë ose skeptikë, por kompania e financave dhe lifestyle është shumë e suksesshme dhe mjaft informative. Ka mijëra klientë dhe edhe më shumë lexues të përkushtuar në të gjithë botën. Lars Lofgren është drejtori senior i rritjes së kompanisë dhe ai ka një sekret për suksesin në marketing.

Nëse ka vetëm një gjë që bëni si marketierë, punoni për tu bërë një shkrimtar solid. Është aftësia themelore e të gjithë marketingut dhe ka peshën më të madhe. Do t’ju ndihmojë për çdo fushatë dhe çdo projekt. Gjithashtu ju mëson konceptet bazë të marketingut si tregun e targetuar, vlerën e propozuar, pozicionimin, bindjen, shitjet e të tjera. E meqë marketierët janë shkrimtarë të tmerrshëm, është mënyra më e shpejtë për të çuar karrierën tuaj në nivel tjetër dhe për tu diferencuar.

Lars Lofgren, Drejtori i Rritjes te IWTYTBR

Çelësi i suksesit

Nga një tjetër ekspert i marketingut dixhital, Jay Baer, autor bestseller, vjen një këshillë që sukseset mund të na bëjnë ta harrojmë ndonjëherë. Çelësi i suksesit për biznesin tuaj janë klientët.

Mjaft u përpoqët të jeni fantastikë dhe përpiquni të jeni të dobishëm… Dua të them në një mënyrë të çiltër, në një mënyrë “Si mund t’ju ndihmojmë?” të sinqertë.

Jay Baer, Autor

Ekspertët e marketingut dixhital janë shpesh të mbushur me këshilla të vlefshme dhe informacione të vyera. Këto sekrete të mësuara dhe të implementuara ndër vite janë një pjesë e konsiderueshme e suksesit të tyre.

October 11, 2019

Në muajin Ndërkombëtar të Kancerit të Gjirit, Boost i bashkohet thirrjes ndërgjegjësuese në mbështetje të çdo gruaje që po lufton fort.

October 1, 2019

80% e kohës së një marketieri duhet shpenzuar duke shpërndarë kontentin.

September 26, 2019

Audienca juaj do e ketë të pamundur mos të klikojë për të lexuar më shumë.

September 25, 2019

I kishit hasur më parë këto fakte interesante?

September 23, 2019

CTR afekton suksesin si për publikuesit, si për reklamuesit. Si mund të siguroheni që fushata juaj do arrijë një CTR të lartë?

September 18, 2019

Marketingu i kontentit kushton 63% më pak sesa ai tradicional dhe 3-fishon leads. Ja disa nga gabimet që bëhen më shpesh te marketingu i kontentit.

September 16, 2019

Çfarë duhet të kërkoni në një agjenci për të pasur një bashkëpunim të frytshëm?

September 11, 2019

Faqet prezantuese (landing pages) përdoren nga marketierë në të gjithë botën për të rritur shitjet dhe suksesin e bizneseve. Ja si të ktheni vizitorët në klientë besnikë.

September 6, 2019

Një përzierje e trendeve të fundit me konceptet tradicionale që i kanë rezistuar kohës është kombinimi ideal për fushata. Disa këshilla për të ndezur kreativitetin tuaj.

September 1, 2019

Si është dita e një specialiste marketingu? Lexoni më poshtë për këshillat e saj, parashikimet rreth reklamimit dhe kauzës së saj të preferuar.