Marketierët parashikojnë se do të përdorin më shumë kontent të natyrave dhe formateve të ndryshme në vitin 2020, sipas studimit më të fundit të World Media Group. Afro 80% e profesionistëve të marketingut, të anketuar në tetor 2019, thanë se presin që fushatat e drejtuara në bazë të kontentit të rriten përgjatë 2 viteve të ardhshme. 19% e profesionistëve të anketuar u shprehën se presin stabilizim, ndërsa vetëm 2% e ekspertëve të marketingut, thanë se do të ketë rënie.

9 në 10 të anketuar thanë se kishin planifikuar kontentin audio/ podcasts në vitin 2020 dhe një përqindje e ngjashme u shpreh se do të përdorë teknologjinë si realitet i shtuar te kontenti i zërit. Kjo do të thotë se marketierët po eksperimentojnë përtej formateve tradicionale të mediave sociale me postime dhe kontet të edituar në stile të ndryshme.
Në një kohë që marketingu i kontentit po evoluon gjithnjë e më shumë larg të qënurit thjesht një mjet për gjenerimin e lead-ëve, një strategji gjithpërfshirëse po bëhet çelsi i brand-eve, për t’i lidhur më fort me audiencën e tyre – e cila mund të përfshijë fletë të bardha, podcasts, webinars – por gjithashtu edhe harta shpërndarëse në kanale të ndryshme, duke “joshur” audiencat në çdo etapë të “rrugëtimit” online.
Markat po kërkojnë të vendosin veten në një pozitë të besueshme si ekspertë, në mënyrë që t’ju japin klientëve të tyre motive për t’u rikthyer sërish në uebsajt-et e tyre. Kjo ju lejon markave të kthejnë më shumë klientët në lead-e. Një strategji e fortë e marketingut të udhëhequr nga kontenti përfshin krijimin e përmbajtjes, por njëkohësisht edhe një plan për shpërndarjen në shumë kanale.

Shumë drejtues pajtohen që është një strategji e rëndësishme për të investuar. Sipas një raporti të gushtit të 2019 nga The CMO Club, 86% e drejtuesve të departamentit të marketingut shprehen se marketingu i kontentit është sektori më i rëndësishëm për të investuar “paratë e marketingut”.
Nga një perspektivë më e përmbledhur, afro 50% e ekspertëve të marketingut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se po planifikojnë rritjen e investimit në marketingun e kontentit, në një studim nga Borrell Associates në periudhën prill-korrik 2019. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e tyre thanë se do të rrisnin shpenzimet e reklamave tradicionale si videot dixhitale, mediat sociale dhe fushat kërkimore.

“Kontenti, kur prodhohet në mënyrë të rregullt dhe strategjike, mund të jetë shtylla kurrizore e një plani marketingu dhe reklamimi” tha Jillian Ryan, analist kryesor në eMarketer. “Duhet të krijohet për audiencë specifike dhe të shpërndahet në të gjitha kanalet më të rëndësishme, për të targetuar audiencën e dëshiruar. Brand-et kanë filluar ta kuptojnë se strategjitë e marketingut të drejtuara nga kontenti mund të informojnë dhe furnizojnë me karburant pjesën më të madhe të marketingut të tyre, apo iniciativave të ndryshme” theksoi më tej Ryan.
Burimi: eMarketer
A e dini se 93% e mesazheve reklamuese arrijnë tek audienca e gabuar? Reklamuesit po dërgojnë mesazhe te audiencat e gabuara, të cilat per rrjedhoje mund të nxisin indirekt përdoruesit të bllokojnë, injorojnë ose bezdisen nga reklamat. Për më tepër, mesazhet reklamuese që arrijnë tek përdoruesit e gabuar do të thotë që përmbajtja është e […]
Sot 30% e përdoruesve të internetit përdorin adblocker për të bllokuar reklamat/banera, ndaj reklamuesit duhet të gjejnë mënyra të reja për të arritur audiencat dhe për të shitur produkte. Për shumë marka, reklamat native janë zgjidhja. Studimet tregojnë që deri në fund të vitit 2021, reklamat native do të sigurojnë 74% të të gjitha të […]
Analiza e konkurrencës është një element kryesor i marketingut dixhital. Ajo tregon se si konkurrentët tuaj kanë kaluar sfida të ngjashme të marketingut me tuajat. Për më tepër mësoni çfarë ka funksionuar (dhe çfarë jo) me ta. Analizimi i konkurrentëve tuaj mund t’ju ndihmojë të poziciononi më mirë brenda një fushe specifike. Nëse doni të […]
Rritja e trafikut cilësor të faqes në internet është diçka për të cilën çdo biznes përpiqet, pavarësisht nëse ata sapo fillojnë ose janë të mirë-vendosur. Ka kaq shumë resurse për rritjen e trafikut, kështu që për ata që sapo e kanë nisur, nga të fillojnë? Këtu janë 4 mënyra për të rritur trafikun e faqes […]
Bazuar në trendet e marketingut dixhital për vitin 2020, ja 6 pika se si mund të përmirësoni marketingun tuaj në muajt në vazhdim:
Kur jeni duke nisur një fushatë marketingu në internet, sfidat me të cilat do të haseni janë të shumta, por kjo vetëm në rast se nuk mësoni disa “truk”- e të vogla, që do t’ju informojnë mbi rrugën e duhur që duhet të ndiqni, për të depërtuar në “sytë” dhe “veshët” e konsumatorëve tuaj tipikë! […]
Ekziston një arsye kryesore pse videot native kane fituar epërsi ndaj videos së rregullt dhe ja: Videot native nuk janë ndërhyrëse, kështu që nuk e bezdisin audiencën siç bëjnë reklamat e tjera. Reklamat video native synojnë të përputhen me pamjen, ndjesinë dhe website-s në të cilën ato shfaqen. Në 2021, reklamat me video do të […]
Bukuria e vërtetë e marketingut të kontentit qëndron në sa mënyra të ndryshme mund të bëhet, por për ironi të fatit kjo është gjithashtu një nga aspektet më sfiduese të tij. Mënyrat më të mira për të bërë marketing të kontentit fillojnë të gjitha me të kuptuarit e asaj çfarë është marketingu i përmbajtjes dhe […]
Pavarësisht sa të bukura janë landing pages, është shkrimi që bën ndryshimin se me sa efektshmëri një landing page konverton vizitorët. Nga titulli tek thirrja për veprim (CTA), çdo aspekt i shkrimit është thelbësor për t’ju ndihmuar të arrini qëllimin tuaj për të marrë përfitime dhe shitje. Në këtë udhëzues ju do të shikoni si […]
Përveçse një institucion arsimor universitet në vetvete janë një biznes i mirfilltë dhe si të tillë duhet të ngrejnë stuktuara të veçanta dhe të ndjekin strategji të caktuara marketingu për të arritur qëllimet e tyre. Marketingu dixhital është forma më e fuqishme e marketingut që çdo organizatë përdor sot, për këtë po listojmë disa pika […]
Gjenerimi i klientëve është procesi i tërheqjes dhe konvertimit të të interesuarve për të përdorur shërbimet tuaja për të marrë me qira, për të blerë ose shitur një shtëpi ose pronë. Me shtrirjen gjithnjë e më të zgjeruar të mediave dixhitale, agjentët duhet të mendojnë për gjenerimin e klientëve me anë të inbound dhe outbound […]