Studim/ Si ndikoi Covid-19 tek publikuesit?

Të gjithë i kemi sytë e kthyer nga lajmet dhe njoftimet më të fundit në lidhje me shpërthimin e pandemisë së koronavirusit – madje edhe ata i prodhojnë lajmet, shpesh lexojnë artikujt e tyre sikur të mos i kishin shkruar me dorën e vet! Kjo për të treguar interesin dhe kërshërinë me të cilën lexohen lajmet në këtë periudhë delikate në të gjithë globin.

Nëse mjekët dhe infermierët janë në vijën e parë të luftës, botuesit e ndryshëm të mediave online janë në vijën e parë të luftës për informacion – atë të saktin! Për shkak të pandemisë së COVID – 19, lexueshmëria e lajmeve në lidhje me situatën aktuale është rritur me afro 90%, në vetëm një muaj.

Por, COVID – 19 ka depërtuar përtej lajmeve rreth pandemisë, duke “infektuar” për herë të parë në një formë pozitive…
COVID – 19 ka sjellë rritje të përgjithshme të angazhimeve nga lexuesit
Me pak rëndësi nëse artikujt kanë qenë të lidhur me koronavirusin apo jo, ka rezultuar se trafiku i gjeneruar dhe angazhimet nga ana e lexuesve kanë marrë një kthesë pozitive. Kjo, sipas një studimi të uebsajt-eve në Shtetet e Bashkuara:

Fluksi i interesit nga ana e lexuesve ka rezultuar me rritje si më poshtë:
• 8% rritje të lexuesve unikë
• 14% rritje të shikueshmërisë së uebfaqes
• 25% rritje të kohës së qëndrimit në uebfaqe
Edhe pse shumica e këtyre përqindjeve mund t’i atribuohet lajmeve dhe artikujve rreth koronavirusit, të tjera kategori lajmesh kanë përfituar po ashtu nga vizita “e rastësishme” lidhur me COVID – 19.
Është vënë re një rritje e interesit për lajmet lokale, lajmet mbi biznesin dhe lajmet për qeveritarët.Siç e përmendëm edhe më lart, lajmet për COVID – 19 kanë sjellë përfitime edhe për disa kategori specifike lajmesh.

Sipas studimit, në Shtetet e Bashkuara ka pasur një interesim të madh lidhur me qeveritë lokale, por kjo në fakt, është një e vërtetë që duhet pranuar për çdo vend, pasi nëpërmjet tyre bëhen komunikimet lidhur me masat e reja të ndërmarra, numrin e të infektuarve, etj. Përsa i përket biznesit, njerëzit janë të interesuar të shohin mbarëvajtjen e bursave.
Nga ana tjetër, dukeqenë se njerëzit po adaptohen me të jetuarit brenda katër mureve, kanë filluar t’i kushtojnë pak kohë edhe vetes, duke rritur kështu lexueshmërinë edhe për lajmet mbi stilin e jetesës apo teknologjinë dhe inovacionin.

Më poshtë, si ka ndikuar kjo pandemi pozitivisht për të rritur lexueshmërinë në këto kategori:
• Lajmet mbi biznesin: 69% rritje
• Lajmet lokale: 53% rritje
• Lajmet politike: 49% rritje
• Lajmet e përgjithshme (të pakategorizuara): 12% rritje
• Lajmet lifestyle: 4% rritje
• Lajmet mbi teknologjinë dhe informacionin: 1% rritje

Duhet thënë se disa kategori lajmesh kanë mbetur pakëz në hije, si arti, sporti, financat personale, të cilave në këtë periudhë duket se ju ka munguar vëmendja. Megjithatë, për momentin do të përqendrohemi në shifrat e mësipërme, të cilat, për botën e online-it, duken pozitive!

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!