2020 do të jetë viti i Videove Native! Si t’i përshtasni për secilën media sociale?

Një foto vlen sa 1000 fjalë. Imagjinoni sa vlen një video! Vëmendja e konsumatorëve është zhvendosur pothuajse “totalisht” drejt mediave dixhitale dhe është pikërisht ky orientim që po vë theksin çdo ditë e më shumë te reklamat native.

Sipas eMarketer, specialistë që merren me analizimin e reklamave, investimi në reklama gjatë vitit 2019 është rritur me miliarda dollarë. Për më tepër, a e dini se cili sektor i reklamave native ka ecur me ritme më të shpejta? Sektori i përmbajtjeve me video! Për më tepër, specialistët eMarketer parashikojnë se afro 40% e buxhetit të kompanive në vitin 2020, do të shkojë vetëm për videot native. 40% është pothuajse gjysma e buxhetit total, dedikuar çfarëdolloj forme të reklamimit, e meqënëse videot native kanë dhe pritet të kenë një peshë edhe më të madhe, ateherë duhet të siguroheni që përmbajtjet e përgatitura të jenë “on top”.

Videot, në fakt, gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen e konsumatorëve online, kështu që kjo nuk duhet të jetë surprizë. Ndërsa reklamat bëhen shpesh “të besdisshme” dhe njerëzit i bllokojnë, me videot native nuk ndodh e njejta gjë. Përkundrazi, janë mënyra perfekte për të tërhequr vëmendjen. Thelbi është ky; nëse nuk jeni duke përdorur reklamat native si strategji marketingu tuajën, është koha të filloni. Mirëpo, videot native nuk mund të jenë njësoj për cilindo kanal që dëshironi të përdorni. Udhëzimet që duhet të ndiqni në 2020,  janë si më poshtë.

Çfarë janë videot native?

Videot native janë ndërthurja e shkrimeve native, mesazheve native brenda një kontenti  video. Zakonisht konsiston në ngarkimin direkt të videove në platforma të ndryshme, ashtu sikurse ngarkohen  fotot. Nuk është aspak e vështirë. Ashtu si reklamat native, videot native janë informuese dhe zbavitëse; 2 karakteristikat kryesore që kërkohen nga ndjekësit online. Në përgjithësi, videot native të japin mundësinë të mos ndërpresësh lundrimin që je duke bërë online. Në fakt, pjesa më e madhe e videove native luhen automatikisht pa zë, ose kërkojnë që t’i klikosh për të filluar. 

Ku t’i aplikoni videot native?

Mediat sociale janë thelbësore për përdorimin  e reklamave native. Kanalet kryesore që përdoren për videot native janë Facebook, Tëitter, Instagram, Pinterest dhe YouTube. Mos harroni që këto kanale, ndiqen si nëpërmjet kompjuterave, ashtu edhe si aplikacione në aparatët celularë.

  1. Videot native në Facebook

Ja një shembull i një video native për Facebook-un, e bërë nga Microsoft. Promo-ja tregon njerëz të moshave të ndryshme dhe aftësive të ndryshme duke përdorur një lojë të re. Suksesi i kësaj video dhe angazhimet e larta në numër u arritën  për shkak se brenda kësaj situate, “performuan” njerëz të vërtetë.  Kjo video native pati më shumë se 150.000 reagime dhe më shumë se 5.700 komente. Për më tepër, video u shpërnda nga më shumë se 40.000 profile, numër ky edhe më i lartë se vetë ndjekësit e Microsoft. F

  • Video native për Twitter

Treboy përdori video native në profilin e vet në Twitter për të rritur numrin e ndjekësve dhe për të bërë edhe më të njohur brand-in. Hashtagu i përdorur që çoi në suksesin e kësaj video native ishte #GiveMeStrength (#MëJepForcë). Kjo pasi shprehja vendase për britanikët përdoret në situata nervozizmi dhe është mjaft popullore. Kjo solli që kompania të merrte shumë shpërndarje të videos native çdo ditë. Targeti ishte audienca britanike dhe jo vetëm me hashtag-un, por edhe me humorin e përdorur në një rast “vështirësie”. Kini parasysh! Në twitter, videot e shkurtra funksionojnë më së miri. Fushata mblodhi 16 milionë shikime dhe rriti njohjen e brand-it me 8%

Videot native në Instagram

Në Instagram ka një sërë opsionesh për përzgjedhjen e videove native. Një opsion është videot native të sponsorizuara për të dalë në zhvillimet e reja të konsumatorëve (in-feed). McDonals Egypt e përdori këtë metodë për të promovuar një aplikacion për African Cup of Nations (Kupën Afrikane të Kombeve), sëbashku me një menu të veçantë për eventin. Kompania e targetoi audiencën bazuar në stilin e jetesës së tyre, interesin dhe sjelljet. Rezultat ishin rritja e ndjekësve, mesazheve të mbërritura në “Instadirect” dhe një qindra “save” të reklamës (përmbajtje të ruajtura në Instagram).  Për më tepër, Instagrami të lejon të përfshish dyqanin që po reklamon brenda përmbajtjeve, gjë e cila vlen edhe për në Facebook.



  • Videot native për Pinterest

MasakTV përdori Videot native në Pinterest për të joshur audiencën nga 18 deri në 24 vjeç në Indonezi. Video tregonte udhëzime gatimi dhe donte të vinte theksin te recetat indoneziane të gatimit përgjatë festimeve të Ramazanit. Lidhja u bë nëpërmjet një bordi të veçantë dhe arriti të lidhej me sukses me audiencën e targetuar. Fushata solli trefishim të shikuesve të faqes dhe katërfishoi reagimet ndaj videos. 39% e trafikut të gjeneruar drejt kësaj video native erdhën nga kjo grupmoshë e synuar.

  • Videot native për YouTube

Sony Pictures  Entertainment (SPE) në Tajlandë përdorën videot native në YouTube dhe kanale të tjera në rrjetet sociale për të shtuar popullaritetin e markës, përpara se të fusnin në treg 3 filma: Spiderman, Goosebumps dhe Venom. Pasi prodhuan Trailer-at, shembulli është si më poshtë: F

Fushata kishte në fokus përdoruesit e smartphone-ve dhe tablet-ave në Bangkok. Rezultati ishte jashtëzakonisht i suksesshëm, në 194.000 ndjekës të videos (të të gjithë minutazhit) dhe 411.000 impresione (like, komente, share).

Rikthehemi prapë te pritshmëritë e 2020! Afro 40% e investimit të çdo departamenti marketingu do të shkojë për videot native, ndaj sigurohuni që videot native t’i merrni jo vetëm seriozisht, por të jenë fokusi kryesor në 2020!

  • Boost native video ads

Prej 4- tër vitesh kompania Boost sjell në shqipëri risinë e të reklamuarit me video në mediat online më të vizituara dhe klikuara shqiptare. Platforma mundëson shfaqjen e videos aty ku vëmendja është maksimale duke
zhvilluar lidhje afatgjata me vizitorët që e kanë pëlqyer mesazhin tuaj. Me anë të videove native ju do të gjeneroni trafik cilësor duke shfaqur informacion të vlefshëm ose zbavitës dhe kovertoni shikuesit në klientët tuaj potencialë. Duke reklamuar me anë të video-ve jo vetëm që do të zgjeroni audiencën, gjeneroni klientë potencialë por do të shpërndani lajme që promovojnë biznesin tuaj.

Tashmë jeni njohur me rëndësinë e reklamimit me video native dhe me rezultatet që ato sjellin për bizneset. Tani, është radha juaj të filloni të reklamoni me reklamat native.