Brand Awareness: çfarë është dhe pse ka rëndësi?

Nëse shihni një pije me etiketë të kuqe dhe shkrim të bardhë në frigoriferin e një supermarketi, cila pije ju vjen ndër mend? Me siguri Coca-Cola. Nëse shihni logon e një molle të kafshuar në një produkt elektronik, do mendoni për Apple. Ndërgjegjësimi ynë për këto marka dhe njohja e tyre është maksimale. Brand awareness është shndërruar në faktor kaq të rëndësishëm sa tanimë mund të vendoset si një nga objektivat që mund të arrini me marketingun dixhital.

Çfarë është Brand Awareness?

Brand awareness, ndërgjegjësimi ndaj markës, përfaqëson familjaritetin e një audience me një produkt apo firmë. Ky faktor ndihmon audiencën të kuptojë vlerën e kompanisë suaj dhe parashikon se në rastin që i duhet të zgjedhë mes jush dhe një konkurrenti që nuk ka krijuar brand awareness, ata do ju zgjedhin ju.

Historiku i Brand Awareness

Sipas një studimi të Content Marketing Institute, për vitet e fundit, rritja e brand awareness ka qenë ndër qëllimet kryesore të marketingut B2B dhe B2C. Brand-imi ka lindur që në kohërat e lashta kur logot përdoreshin për të shenjuar mallin apo të mirat materiale. Rreth 1870, marka mund të regjistrohej si e tillë (trademark) në mënyrë që mos të kopjohej apo keqpërdorej nga konkurrenca. Në 1900, marka në vetvete filloi të kishte vlerë dhe të asociohej me ndjesi apo vlera. Me evolimin e botës dixhitale, brand awareness u kthye në njësi matëse të suksesit të fushatave dhe firmave. Tashmë, brand-et në vetvete kanë vlerë, ku Apple mban vlerën më të lartë 215,000,000$, Google zë vendin e dytë me vlerën 156,000,000$ dhe më pas vijnë Amazon, Microsoft, Coca-Cola, Samsung etj.

brand awareness apple

Avantazhet e Brand Awareness

  • Rritje e shitjeve, regjistrimeve, numrit të leads etj.
  • Arritje e tregjeve të reja dhe të ndryshme
  • Shtim i trafikut për faqet tuaja web ose rrjetet sociale
  • Promovimi i produkteve të reja
  • Rritja e besimit të klientëve te firma

Disa nga llojet e fushatave për brand awareness? Një kompani këpucësh ka zhvilluar një giveaway në bashkëpunim me një influencuese dhe rritën shitjet me 300%. Gjithashtu bashkëpunimi rriti ndërgjegjësimin për markën pasi ai u përmend në The Wall Street Journal, Business Insider etj. Një site e-commerce që dëshironte të rriste brand awareness online, arriti me një reklamë native të vetme 1400 shitje dhe rriti me 3.8% konvertimet.¹ Ndonjëherë matja e këtij faktori është e vështirë të bëhet. Nuk mund të ndaloni dikë në rrugë dhe ta pyesni nëse kanë dëgjuar për markën tuaj. Me platformën e re Boost Discovery, kjo thjeshtohet pasi ju mund të shihni në kohë reale: klikimet, impressions, kostot për çdo person që arrini dhe rezultatet e përgjithshme të fushatave.

Shembuj suksesi në Shqipëri

Me eksperiencë 10-vjeçare, jemi krenarë të kemi ndihmuar qindra kompani të arrijnë qëllimet e tyre në fushën e teknologjisë dixhitale. Me një fushatë të vetme, vetëm muajin e parë Shell gjeneroi 2,500,000 impressions dhe 600 interesime. Fushata e Tirana Business Park ka arritur 3,000,000 veta çdo muaj për 3 muaj rresht, ku interesimet janë rritur çdo muaj me mijëra persona. Te Kafja ka arritur 16,040,000 impressions dhe tani është shndërruar në një nga faqet më të mëdha të punësimit në Shqipëri, për punëmarrësit dhe punëdhënësit.

Impakti juaj varet nga cilësia e marketingut tuaj, besueshmëria dhe profesionaliteti juaj. Sipas Forbes, dikujt i duhet vetëm 7 sekonda për të krijuar një përshtypje për një markë: nëse e pëlqejnë apo jo.² Mbi 50% e reputacionit të një firme vjen nga pëlqyeshmëria e saj online.³ Një nga mënyrat më të sigurta për tu kthyer në një markë të pëlqyeshme dhe të besuar? Pikërisht fushatat për ndërgjegjësimin ndaj markës.

Boost your business me Boost

Dëshironi të mësoni më shumë rreth brand awareness dhe të arrini objektivat tuaja të njohjes së markës? Na kontaktoni.

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!