E-A-T: Sekreti i një faqeje të suksesshme

Nëse ke pyetur ndonjëherë veten për sekretet e një nisme të suksesshme online (e-commerce, blog, faqe web) dhe ke përdorur Google për të shuar kureshtjen, e di rëndësinë e vlerësimit të mirë të faqes nga Google. Google konsideron faktorë të ndryshëm si: strukturën e faqes, arkitekturën e saj, sa e optimizuar është, lehtësinë e përdorimit, për të vendosur cilat faqe ja vlejnë ti tregohen personave që lundrojnë në Internet. Personat përgjegjës te Google kanë treguar se E-A-T është një nga 3 faktorët më të rëndësishëm që ata konsiderojnë për cilësinë e një faqeje online.

Çfarë është E-A-T? Shkurtimet janë për Ekspertizë, Autoritet dhe Besueshmëri (Trustworthiness). Le të shohim se çfarë nënkuptojnë këto fjalë për faqen tënde.

nje faqe e optimizuar me E-A-T
  • Ekspertizë. Për të ndërtuar ekspertizë, duhet të jesh i kualifikuar në fushën për të cilën po shet ose po shkruan. Google (dhe motorrët e tjerë të kërkimit) vlerësojnë zërat realë. Ata të ‘shpërblejnë’ duke vendosur faqen në fillim të rezultateve, kur je ekspert dhe i mëson diçka audiencës. Kjo ka përfitime si për lexuesit, që marrin informacione ose përgjigje për pyetjet e tyre, si për ty.
  • Autoriteti. Ti dhe kompania apo faqja jote duhet të jeni autoritarë në treg. Pra, nëse dikush mendon “ku mund të blej raketa tenisi?” dhe i shkon dyqani yt në mendje, kjo është një shenjë shumë e mirë. Ata do të të kërkojnë online, do blejnë nga ti dhe me kalimin e kohës motorrët e kërkimit mësojnë çfarë ti tregojnë personave të tjerë që po kërkojnë raketa.
  • Besueshmëria (Trustworthiness). Të dhënat që mundëson duhet të jenë të kontrolluara dhe të vërteta. Gjithmonë! Nuk duhet të jenë plagjiaturë, dhe nëse është marrë nga diku artikulli apo informacioni, duhet kredituar faqja dhe autori.

Si mund ta krjosh E-A-T?

Ofro përmbajtje me cilësi të lartë

Informacioni në faqe duhet të jetë me vlerë, i detajuar dhe high-quality. Qofshin shkrime, foto apo produkte përpiqu të jenë sa më cilësore. Diçka me shumë vlerë mund të jetë kërkimi në faqe si Reddit ose Quora për pyetjet që njerëzit kanë.Kërko fjalët kyçe për biznesin tënd dhe krijo material të vlefshëm rreth tyre. Kjo krijon besueshmëri, si dhe bën faqen pikë referimi për klientët e tu potencialë.

smiling man reading book while holding mug Photo by Austin Distel on Unsplash

Krijo një produkt që nxit vlerësime pozitive

Në jetën ‘reale’ fjala kalohet nga personi në person. Nëse ty të pëlqen shumë një krem fytyre që po përdor, patjetër do kesh dëshirë tja sugjerosh shoqes së ngushtë. Ekuivalentja në botën virtuale është marrja e sa më shumë backlinks, review pozitive, referime. E zëmë se ke shkruar diçka shumë interesante rreth eksperiencës tënde me meditimin. Shumë faqe mund të të referohen (kështu krijohen linqet e jashtme), çka do sjellë shumë vizita në faqen tënde. Kjo të bën ty personin ku lexuesit do drejtohen herës tjetër që do duan informacion rreth mirëqënies mendore.

Ji konsistent

Është ndihmuese për biznesin tënd apo blogun nëse ke një brand identity të konsoliduar. Përdorimi i të njëjtit font, stili fotosh, të njëjtave ngjyra të brand-it, i lidh këto elemente me faqen në mendjet e vizitorëve. Firma gjigande botërore si Facebook apo Coca-Cola nuk lejojnë përdorimin e një shkrimi apo ngjyre ndryshe për markat e tyre. Tani, kur shohim diçka blu online na vjen në mendje Facebook. Kur shohim një pije me etiketë të kuqe, na vjen në mendje Coca-Cola. Nëse asocion një set elementësh me faqen tënde, vizitorët do ta dinë çfarë të presin dhe do ta vlerësojnë konsistencën. P.sh. Vloggers, personat që bëjnë video në YouTube, i ofrojnë vlerë dhe konsistencë audiencës së tyre, duke thënë “Abonohu (subscribe) për video të reja çdo të hënë dhe të premte”.

Bëj të qarta mënyrat e kontaktit

Për të ndikuar Trustworthiness (Besueshmërinë) e faqes tënde, është e rëndësishme të jetë e qartë për vizitorët kush e drejton website, dhe si mund të kontaktohet personi ose kujdesi ndaj klientit. Kjo është sidomos me vlerë nëse ke një faqe si e-commerce, ku vizitorët lënë informacione të rëndësishme: adresën, numrin e celularit, detajet e kartës së kreditit etj. Nëse një vizitor ka një paqartësi për një nga produktet që ti ofron, ai duhet të jetë i qartë cilës adrese email-i ti drejtohet ose cilin numër të telefonojë.

Këshilla extra

E ke menduar ndonjëherë pse ka në fund të shumë faqeve Politikat e Privatësisë, Politikat për Cookie, Kushtet e Përdorimit? Duken të parëndësishme dhe nuk kanë lidhje me eksperiencën e vizitorëve në faqe. Por (ka gjithmonë një por!) ndihmojnë shumë renditjen. Po ashtu, nëse shfaq reklamanë faqen tënde, mund të sigurohesh të kenë standarte të larta, Better Ads është i mirë për këtë. Kontrollo informacionin që shfaq në faqe. Sigurohu të jetë relevant dhe korrekt. Ki parasysh që me siguri nuk do dalësh në faqen e parë të rezultateve menjëherë dhe kjo është OK. Ki durim, krijo kontent me cilësi të lartë dhe rezultatet do të vijnë!
Mbaj mend këto 3 shkronja dhe koncepte- E-A-T, për ta bërë faqen tënde online të suksesshme.

Duam të dëgjojmë nga ti! Cili është aspekti më i rëndësishëm për SEO-n sipas teje?

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!