Marketingu i agjencive të udhëtimit: si të tërheqësh turistë?

Edhe pse zyrtarisht fillon me 21 qershor, fundjavat në plazh tregojnë që vera në Shqipëri tashmë ka ardhur. Ditë të nxehta, netë të gjata, birra të ftohta, biseda të këndshme, udhëtime, pushime! Marketierët dixhitalë impenjohen masivisht për të krijuar fushata të suksesshme për agjencitë turistike.

Ne përmendëm tashmë disa nga praktikat më të mira marketing për agjencitë turistike:

  • Aktivitetet fizike sjellin performancë më të mirë në fushatat me video.
  • Për përmbajtje të sponsorizuara dhe reklama në rrjete sociale, ngjyrat e fotot janë më të rëndësishme për performancë të lartë.
  • 85% e videove në Facebook shihen pa zë, prandaj është mirë të shtohen titra.

Grafika e mëposhtme nga Think with Google tregon sa kërkime bëhen mesatarisht për një udhëtim. 419 momente dixhitale, që përfshijnë kërkime, video të para dhe vizita në faqe web.

research nga Google për udhëtime dhe sjelljet e perdoruesve

37% e udhëtarëve mendojnë rreth planifikimit të udhëtimeve të paktën njëherë në muaj. Mendohet se çdo muaj rreth 106 milion vizitorë unikë në YouTube janë turistë.

Hinka (funnel) e kërkimit për udhëtime është ndarë nga Google në 4 momente:

  • Kam dëshirë të udhëtoj.
  • Koha për të bërë një plan!
  • Po e rezervoj.
  • Ah mezi ç’po pres!

Në 2014, normat e konvertimit u rritën me 88% për faqet mobile të udhëtimeve. Pra nëse nuk e ke bërë ende, optimizo faqen për përdorim në celular. Edhe pse proceset e fundit të hinkës (rezervimi, biletat, hoteli etj.) përgjithësisht bëhen në kompjuter, mund të humbasësh shumë klientë potencialë gjatë proçesit të fillimit.

Me reklamat native San Francisco Travel Association mori 1600% më shumë rezervime dhe uli me 95% koston e fitimit të klientëve (CPA).

Pse agjencitë e udhëtimit kanë rezultate kaq impresive me reklamat native?

Platformat e reklamimit nativ si Boost mund ti ofrojnë agjencive kontekst dhe targetizim që reklamat tradicionale thjesht nuk munden. Shanset janë që nëse reklama native shfaqet në vendin e duhur (një faqe udhëtimesh apo në blogun e një travel blogger), ajo do jetë shumë më e suksesshme. Përmbajtja e artikullit në vetvete po ashtu është kyçe për suksesin e fushatës. Çfarë mund t’i ofrosh turistave me marketingun nativ për të maksimizuar rezultatet?

Ofro ndjesi

Kjo reklamë native në BBC Travel tregon për jetën e lundërtarëve. Udhëtimet detare vërtet ofrojnë perspektiva natyrore dhe kulturore ndryshe nga çdo aktivitet tjetër. Një histori e bukur, që i shtyn të gjithë kuriozët të prenotojnë fundjavën e tyre si detarë. Lexo 20000 lega nën det, ha peshk të freskët dhe shijo detin. Përfshi thirrje veprimi të tilla të parezistueshme, që i japin lexuesve ndjesinë sikur janë aty.

screenshot për udhëtime sailor's life pic

Ofro histori

Kush nuk i do The Beatles? Dashuria e John Lennon dhe Yoko Ono është një nga më të përfolurat dhe më të ëmblat në histori. Nëse je fans, patjetër i ke parasysh momentet e tyre të bukura. Imazhi i mëposhtëm është pjesë e videos për këngën legjendare Give Peace A Chance. Me rastin e 50 vjetorit të saj, hotelet Hilton krijuan një seri videosh për të nderuar këtë moment që ka ndodhur në Hilton Amsterdam. Paqe, dashuri dhe reklama native plot nostalgji!

reklamimi nativ nga hilton per udhëtime

Ofro zgjedhje

T Brand Studio është filiali i marketingut i The New York Times, dedikuar krijimit të kontentit të sponsorizuar. Për të promovuar turizmin në Tokio, ato krijuan një faqe interaktive dhe ofruan 3 lloje të ndryshme vendesh në Tokio. Guida është shumë interesante, e bukur vizualisht dhe CTA në fund e goditur:

Fillo të planifikosh udhëtimin tënd sot dhe përjeto vetë Tokion

Fjala planifiko (planning) dërgon në një faqe ku mund të rezervosh fluturimin për Tokio menjëherë. Fjala përjeto (experience) dërgon te TripAdvisor, ku mund të rezervosh bileta për muzeume, lundrime, kopshte botanikë dhe shumë aktivitete të tjera. Një faqe, shumë opsione.

udhëtime tokyo reklamë

Udhëtimet dhe pushimet janë pjesa më e bukur e vitit për ne. Krijo reklama native tejet kreative me shembujt dhe këshillat e mësipërme për ta bërë agjencinë tënde atë që i ofron këto momente të paharrueshme dashuruesve të udhëtimeve.

September 16, 2019

Çfarë duhet të kërkoni në një agjenci për të pasur një bashkëpunim të frytshëm?

September 13, 2019

Gabimet që duhet të evitoni dhe shembujt që duhet të ndiqni për faqet prezantuese më të suksesshme.

September 11, 2019

Faqet prezantuese (landing pages) përdoren nga marketierë në të gjithë botën për të rritur shitjet dhe suksesin e bizneseve. Ja si të ktheni vizitorët në klientë besnikë.

August 31, 2019

Keni një sallon bukurie apo një klinikë estetike? Ja disa ide si mund ti reklamoni këto trajtime personave të interesuar.

August 28, 2019

90% e personave që duan të blejnë shtëpi kërkojnë online, zbuloni mënyrat më efektive të marketingut dixhital për agjencitë imobiliare.

August 27, 2019

Si të jeni më produktivë? Merrni maksimumin nga dita juaj e punës me këto këshilla të thjeshta e lehtësisht të aplikueshme.

August 20, 2019

Mënyrat më inovative dhe të suksesshme për të rritur klientelën e klinikës suaj estetike

August 14, 2019

Avantazhet për markën tuaj & tre shembuj suksesi të fushatave të brand awareness në Shqipëri

August 6, 2019

244% më shumë leads dhe rritje aplikimesh me 300%! Si të krijojmë strategjitë më efektive të marketingut për shkollat dhe universitetet?

July 27, 2019

Ja disa taktika për të rritur klientelën e restorantit tuaj.