Rezultate të shkëlqyera për agjenci imobiliare: ja si

Shtëpia dhe vendi ku jetojmë janë tejet të rëndësishme për të gjithë ne. Pavarësisht vështirësive që janë të përfshira në blerjen e një shtëpie, e sidomos vështirësisë financiare që ky hap paraqet për shqiptarët specifikisht, shtëpia ende është një ideal për të cilin ne ëndërrojmë, por edhe punojmë fort.

Agjencitë imobiliare janë një nga industritë më të mëdha e më të përhapura në Shqipëri. Me qindra opsione nga klientët mund të zgjedhin për të shitur pronën e tyre apo për të kërkuar, është e vështirë të krijosh një emër për firmën. Si agjentë imobiliarë, nëse tregoheni të kujdesshëm rreth nevojave dhe pritshmërive të klinetëve, mund të ndërtoni marrëdhënie të forta tepër të nevojshme në këtë industri.

90% e personave që duan të blejnë shtëpi kërkojnë online.

Ja disa nga mënyrat për të marketuar një shtëpi që dëshironi të shisni.

Influencuesit

Edhe pse një metodë jo tradicionale, ju mund të ftoni influencuesit të bëjnë foto dhe ti paraqesin shtëpinë ndjekësve të tyre. Influencuesit janë tepër kreativë dhe mund ta paraqesin si një nga shtëpitë që dëshironi të shisni, si agjencinë tuaj, në një mënyrë tepër tërheqëse që ju nuk do ju kishte shkuar mendja,

Reklamat native

Deri më sot uebsite-t shqiptare kanë përdorur metoda të vjetruara reklamimi. Banner-at dhe Popup-et janë aq të përhapura saqë njerëzit i injorojnë ato pavarësisht përmbajtjes interesante që mund të kenë. Ky fenomen që njihet ndryshe si “banner blindness” i bën këto reklama tejet bezdisëse për përdoruesit dhe ul performancën e tyre. Reklamat native ndërkohë kanë një qasje më të butë për të arritur klientë. Audienca është tashmë e angazhuar, pasi reklama shfaqet në platformat e tyre të preferuara. Reklama native tërheq vizitorët që pëlqejnë mesazhin e agjencisë suaj imobiliare dhe janë të interesuar të zbulojnë më shumë.

Mënyra si të diferencosh agjencinë imobiliare përsa i përket brand-it dhe strategjisë së marketingut? Bota e marketingut po ndryshon. Agjencitë prej kohësh tanimë kanë “përveshur mëngët” për të ofruar përmbajtje që ofron vlerë. Ja disa ide tepër të suksesshme:

Nxisni dëshirë dhe urgjencë

“Imagjino kthimi në shtëpi të jetë këtu!” Ne na tërheq shkrimi dhe fotoja, por ndihmon edhe krijimi i një sensi urgjence. “Sapo u listua”, kjo na bën të nxitojmë që të jemi ne ato që do e marrim me qera apo do e blejmë këtë apartament.

real estate listing facebook

Shpërndani vlerësimet

Klientët ju kanë dhënë vlerësime pozitive? Jepini atyre rëndësinë e duhur pasi shtojnë besimin e klientëve dhe tregojnë ekspertizën tuaj. Agjencia imobiliare e mëposhtme ka sponsorizuar një shkrim për një nga agjentët. Ky është një shembull shumë i mirë i daljes jashtë kornizave me strategjinë. Nuk keni pse të reklamoni vetëm shtëpitë, por edhe agjentët, frymën e punës në kompaninë tuaj, historitë e suksesit etj.

Jini konsistentë me kontentin

Brand-et që janë konsistente me kontentin dhe marketingun e kontentit shohin 23% rritje të ardhurash.¹ 99CO ka krijuar artikullin mbi “5 vendet më interesante në Singapor, por të shëmtuara gjithsesi”. Ai ka qenë shumë i suksesshëm: ka ndihmuar me angazhimin e lexuesve dhe lead generation. Shumë kompani lider kanë menaxherë marketingu dhe shpesh edhe menaxherë specifikisht për rrjetet sociale. Nëse keni një specialist në skuadrën tuaj, kontenti si i 99CO sjell shumë rezultate. Sigurohuni të kontrolloni faktet që shfaqni për vërtetësi, si dhe gabimet gramatikore. Ato e ulin besimin te marka duke arritur të kundërtën e asaj që ju dëshironit. Në këtë rast kontenti i duhet lënë personave kompetentë.

Fjalët nuk ju pëlqejnë dhe besoni më shumë numrat? Ja disa nga rezultatet konkrete të reklamimit nativ:

  • Berlin Estate, të specializuar për agjenci imobiliare në Gjermani, uli me 84% çmimin për lead, rriti numrin e leads me 695% dhe pa shtim investimesh.
  • Wave City Center, qendra e parë e llojit të vet për real estate në Indi, dyfishoi kohën mesatare që vizitorët kalonin në faqe, rriti me 100% vizitat në faqe, si dhe pa shtim 15% të leads cilësorë.
  • Amura i ka sjellë klientëve të vet real estate 500+ regjistrime dhe rritje 20% të CTR.

Pavarësisht se mënyra ende të reja për tregun, reklamat native cilësore si dhe kontenti i marketingut janë ndër mënyrat më të sigurta për të marketuar agjencinë tuaj imobiliare.

September 16, 2019

Çfarë duhet të kërkoni në një agjenci për të pasur një bashkëpunim të frytshëm?

September 13, 2019

Gabimet që duhet të evitoni dhe shembujt që duhet të ndiqni për faqet prezantuese më të suksesshme.

September 11, 2019

Faqet prezantuese (landing pages) përdoren nga marketierë në të gjithë botën për të rritur shitjet dhe suksesin e bizneseve. Ja si të ktheni vizitorët në klientë besnikë.

August 31, 2019

Keni një sallon bukurie apo një klinikë estetike? Ja disa ide si mund ti reklamoni këto trajtime personave të interesuar.

August 27, 2019

Si të jeni më produktivë? Merrni maksimumin nga dita juaj e punës me këto këshilla të thjeshta e lehtësisht të aplikueshme.

August 20, 2019

Mënyrat më inovative dhe të suksesshme për të rritur klientelën e klinikës suaj estetike

August 14, 2019

Avantazhet për markën tuaj & tre shembuj suksesi të fushatave të brand awareness në Shqipëri

August 6, 2019

244% më shumë leads dhe rritje aplikimesh me 300%! Si të krijojmë strategjitë më efektive të marketingut për shkollat dhe universitetet?

July 27, 2019

Ja disa taktika për të rritur klientelën e restorantit tuaj.

July 12, 2019

Humori tërheq vëmendje dhe rrit pëlqyeshmërinë, edhe në fushën e marketingut, ai ka vendin dhe rëndësinë e vet.