Native në anglisht do të thotë indigjen, vendas. Reklamat native janë një formë reklamash që përzihen në mënyrë perfekte me pjesën tjetër të faqes, aq sa ngjajnë “vendase”. Ato nuk janë ndërprerëse, të bezdisshme apo imponuese. Aspak.
Çfarë kanë të përbashkët kameleonët dhe reklamat native?

Ato përshtaten me mjedisin! Reklamat native ngjajnë me kontentin rrethues në një mënyrë apo një tjetër: formatimi, ngjyrat, dizajni, funksioni etj.
Reklamat native nuk duken si reklama. Kjo i bën ato më të këndshme, më të lexueshme dhe më fitimprurëse.
Ne bombardohemi çdo moment me informacione: në rrugë, online, në biseda me miqtë.
Teksa shijon kafen, shoqja të thotë një informacion për ish të dashurin tënd.
Në rrugë teksa ec, të del para një reklamë e stërmadhe për një firmë veshjesh jocilësore që ti urren.
Teksa po sheh Game of Thrones, një numër i panjohur të ndërpret duke të telefonuar për të të sugjeruar të bëhesh pjesë e bankës X.
Këto janë disa informacione ndërhyrëse. Ti nuk kërkove asnjërin prej tyre! E zëmë se…
- Ti do të rifreskosh garderobën tënde për sezonin veror.
- Përveç sigurisë që nuk do blesh asgjë te firma që ta shpif, ti nuk je e sigurtë ku do bësh blerje apo se çfarë ekzaktësisht dëshiron të shtosh në dollapin tënd.
- Duke ndenjur në internet, një artikull në faqen tënde të preferuar të tërheq vëmendjen- 10 mënyra për të stiluar xhinset e tua këtë verë.
- E intriguar, hap artikullin. Sheh disa kombinime te të cilat vërtet nuk të kishte shkuar mendja. Ngjajnë super bukur. Interesante…
- Ti dallon që përveç stilimeve të xhinseve, faqja të ofron link-et nga ku mund ti blesh rrobat, si dhe një kupon 20% zbritje.
- Futesh te faqja dhe porosit veshjen e preferuar, si dhe një palë rroba banjo që pe që ishin fiks siç i doje.
- Çfarë qejfi, tani po ndihet tamam verë!
- THE END
Ndonjëherë historitë me fund të lumtur nuk janë të mundura, por në rastin e reklamave native, shpesh janë. Ky është ndryshimi mes reklamave native dhe atyre tradicionale:
Këshillat fokusohen te klienti, jo te kompania. Konsumatorët, jo firmat, janë në qendër.
Në mënyrë të ngjashme me shembullin e mësipërm, e zëmë se:
- Dëshiron të hapësh një llogari bankare.
- Nuk je i sigurtë se te cila bankë.
- Teksa lundron në internet, të kap syri një artikull me këshillat më të mira si të kursesh.
- Ti zbulon 4 mënyra të reja kursimi.
- Mënyra e 5 që të sugjerohet është hapja e një llogarie te banka që ka përgatitur artikullin, e cila të ofron interesat më të larta të depozitave në treg si mënyrë kursimi dhe fitimi.
- Ti ndihesh mirënjohës për mësimet që more dhe zgjedh ata si bankën tënde.
- THE END
Fundi i lumtur nënkupton që klientët marrin çfarë duan, kompanitë fitojnë dhe publikuesit shpërblehen për punën dhe pasionin e tyre.
Disa fakte interesante:
Shikuesit shpenzojnë thuajse të njëjtën kohë te reklamat native sa te kontenti editorial. 70% e tyre duan të mësojnë më shumë rreth produkteve nga kontenti, sesa nga reklamat tradicionale. Reklamat native hapen 53% më shumë. Kur lexojnë reklama native të cilësisë së lartë, konsumatorët raportojnë rritje domethënëse të nivelit të besimit që kanë te firma. Disa nga platformat që monetizojnë kontentin e tyre me reklama native? Mund ti kesh dëgjuar… Facebook, Instagram, Forbes, The New York Times, Wall Street Journal etj.
Trendi i fundit i marketingut për biznesin tuaj
Ne kemi një pasion për çdo gjë inovative dhe jemi krenarë për platformën Boost Discovery që kemi krijuar, e para dhe e vetmja e llojit të saj për Shqipërinë. Me anë të saj, ju mund të postoni artikuj në mediat më të mëdha shqiptare, të cilat kanë mijëra vizitorë çdo ditë. Reklamat native janë tepër të thjeshta për tu ndërtuar: një foto tërheqëse, një titull interesant dhe gati! Pjesa më e mirë? Ju paguani vetëm kur lexuesi shfaq interes për biznesin tuaj.
Dëshironi të mësoni si mund të shtoni klientelën me anë të artikujve të sponsorizuar? Plotësoni informacionin e mëposhtëm.
A e dini se 93% e mesazheve reklamuese arrijnë tek audienca e gabuar? Reklamuesit po dërgojnë mesazhe te audiencat e gabuara, të cilat per rrjedhoje mund të nxisin indirekt përdoruesit të bllokojnë, injorojnë ose bezdisen nga reklamat. Për më tepër, mesazhet reklamuese që arrijnë tek përdoruesit e gabuar do të thotë që përmbajtja është e […]
Sot 30% e përdoruesve të internetit përdorin adblocker për të bllokuar reklamat/banera, ndaj reklamuesit duhet të gjejnë mënyra të reja për të arritur audiencat dhe për të shitur produkte. Për shumë marka, reklamat native janë zgjidhja. Studimet tregojnë që deri në fund të vitit 2021, reklamat native do të sigurojnë 74% të të gjitha të […]
Analiza e konkurrencës është një element kryesor i marketingut dixhital. Ajo tregon se si konkurrentët tuaj kanë kaluar sfida të ngjashme të marketingut me tuajat. Për më tepër mësoni çfarë ka funksionuar (dhe çfarë jo) me ta. Analizimi i konkurrentëve tuaj mund t’ju ndihmojë të poziciononi më mirë brenda një fushe specifike. Nëse doni të […]
Kur jeni duke nisur një fushatë marketingu në internet, sfidat me të cilat do të haseni janë të shumta, por kjo vetëm në rast se nuk mësoni disa “truk”- e të vogla, që do t’ju informojnë mbi rrugën e duhur që duhet të ndiqni, për të depërtuar në “sytë” dhe “veshët” e konsumatorëve tuaj tipikë! […]
Rritja e trafikut cilësor të faqes në internet është diçka për të cilën çdo biznes përpiqet, pavarësisht nëse ata sapo fillojnë ose janë të mirë-vendosur. Ka kaq shumë resurse për rritjen e trafikut, kështu që për ata që sapo e kanë nisur, nga të fillojnë? Këtu janë 4 mënyra për të rritur trafikun e faqes […]
Ekziston një arsye kryesore pse videot native kane fituar epërsi ndaj videos së rregullt dhe ja: Videot native nuk janë ndërhyrëse, kështu që nuk e bezdisin audiencën siç bëjnë reklamat e tjera. Reklamat video native synojnë të përputhen me pamjen, ndjesinë dhe website-s në të cilën ato shfaqen. Në 2021, reklamat me video do të […]
Bukuria e vërtetë e marketingut të kontentit qëndron në sa mënyra të ndryshme mund të bëhet, por për ironi të fatit kjo është gjithashtu një nga aspektet më sfiduese të tij. Mënyrat më të mira për të bërë marketing të kontentit fillojnë të gjitha me të kuptuarit e asaj çfarë është marketingu i përmbajtjes dhe […]
Pavarësisht sa të bukura janë landing pages, është shkrimi që bën ndryshimin se me sa efektshmëri një landing page konverton vizitorët. Nga titulli tek thirrja për veprim (CTA), çdo aspekt i shkrimit është thelbësor për t’ju ndihmuar të arrini qëllimin tuaj për të marrë përfitime dhe shitje. Në këtë udhëzues ju do të shikoni si […]
Kur bëhet siç duhet, një fushatë e marketingut të përmbajtjes mund t’iu hapë shumë dyer për të arritur qëllimet tuaja të përgjithshme të marketingut dhe KPI. Ju mund të rritni awarness, madje edhe të bëni shitje, por para se të filloni fushatën dhe të arrini sukses duhet të ndërtoni strategji të caktuara. Bashkimi i të […]
Një strategji e mirë marketingu është thelbësore për çdo biznes. Ajo ju ndihmon të arrini audiencën e synuar dhe të rritni biznesin tuaj në afatgjatë. Kur jeni duke menduar se çfarë strategjie marketingu do të ndiqni në median tuaj sociale duhet të keni parasysh qëllimet dhe ku dëshironi të arrini. Marketingu i kontentit është arti […]