7 shembuj të reklamave native më të mira

Në vitin 2017 shpenzimet për reklama native arritën vlerën e 60% të buxhetit të shpenzuar gjithsej për reklama. Reklamat native janë kudo, në motorrët e kërkimit dhe në rrjete sociale. Janë kudo sepse funksionojnë. Çdo vit, gjithmonë e më shumë reklama native shfaqen në ekranin tonë. Ja disa nga reklamat native më të mira të vitit të kaluar.

#1 Të sfidosh dragoin

Land Rover

“Të sfidosh dragoin” nga Land Rover kombinon më të mirën e gjithçkaje në reklamë- tension, një histori të mirë, dhe një kinematografi fantastike. Reklama tregon përpjekjen e parë për të ngjitur 999 shkallët e Portës së Parajsës në Murin e Madh Kinez me makinë. Kjo gjë u realizua nga një pilot i Formula Uno me një makinë Range Rover SUV.  Jo vetëm fushatë, por një minifilm i zhanrit aventurë. Reklama tregon vlerat e Land Rover: ekselencë, përkujdes dhe sukses.

#2 Laurel apo Yanny?

VentureBeat

Çdo vit sjell meme të reja. Të kujtohet Laurel apo Yanny që mbajti të zënë për disa ditë botën virtuale? VentureBeat vendosi ta përdorë këtë meme për të promovuar konferencën e tyre për inteligjencën artificiale. Si? Ata përdorën IA për të testuar nëse është realisht Laurel apo Yanny. Më pas promovuan një artikull që tregonte si e bënin këtë gjë. Artikulli përfshinte një CTA për tu regjistruar për konferencën, me një promocion 30% zbritje. Fushata tregon më të mirën e dy botëve: meme virale dhe reklama native, të bëra së bashku për të arritur rezultate maksimale.

#3 Konkurrenca Hyperloop

Space X

Një histori njerëzore e shkëlqyer, teknologji futuristike dhe Elon Musk, të gjitha të kombinuara në një video. Reklama është krijuar nga Altran Engineering, mbështetës të një konkursi studentor të mbajtur në 2018 në kompaninë SpaceX të Elon Musk.

Videoja “Hyperloop: dizenjimi i transportit të së ardhmes?” tregon historinë e studentëve ndërkohë që ato konkurrojnë për të ndërtuar trenin më të shpejtë të nëndheshëm që do ndryshojë të ardhmen e transportit. Promovuar në seksionin e teknologjisë në Finacial Times, ajo është një histori frymëzuese e “munden” apo “nuk munden”.

#4 Rritja e supernjeriut

Mercedes Benz

Mercedes realizon mrekullisht reklamën native me “Lindja e supernjeriut”. Ajo paraqet teknologji të ndryshme që po na transformojnë ne njerëzit e zakonshëm në “superhumanë”. Kjo lidhet me sistemin inteligjent të drejtimit, një veçori e re e makinës Mercedes Benz E-class.

#5 Njih vajzat e tua – Ndërgjegjësim për kancerin e gjirit

Susan G Komen & Ad Council

Kur një reklamë native përdoret për një kauzë, kjo është akoma më mirë! Shiko këtë fushatë për të ndërgjegjësuar për kancerin e gjirit gratë afrikano-amerikane në SHBA. Quhet “Njih vajzat e tua” dhe është një përqasje miqësore drejtuar audiencës së targetuar. Duke klikuar, kalon te një website informues me këshilla shëndetësore dhe histori personale mbi rrezikun e kancerit, faktorët e riskut etj. Është një shembull perfekt se çfarë ndodh kur çështje të rëndësishme sociale ndeshen me praktikat më të mira të reklamave native.

#6 Projekti “Lumi jeshil”

Eni Energy

E bukura e përmbajtjes së reklamave native është që mund të përfshish thuajse gjithçka. Ky shembull nga Eni, konglomerati i naftës, përdor shumë lloje të kontentit- imazhe, video, tekst, harta, audio, histori personale- të bashkuara në një format frymëzues. Promovuar nëpërmjet reklamave native në CNN, fushata fokusohet në një program zhvillimi për të rritur bujqësinë dhe blegtorinë në Nigeri.

#7 “Rishkrimi i shkëlqyer” – Rimendimi i inovacionit

KPMG

KPMG, një nga katër firmat më të mëdha të kontabilitetit, me fushatën e tyre të promovuar në Forbes, eksploruan pyetjen sesi bota është “rishkruar” në një epokë post-inovacion. Pamja dhe ndjesia e fushatës është ultra moderne, me nje ekperiencë të pasur që përfshin artikuj, video dhe perspektiva. Ashtu sikurse titulli, fushata është një rishkrim i konceptit native, duke e çuar eksperiencën e kontentit në një nivel të ri sofistikimi.

Në qendër të reklamave native diçka qëndron gjithmonë- një super histori. Shembujt e mësipërm janë thjesht një shije që na shton urinë për inovacion dhe kreativitet. Për herë të parë Boost sjell reklamat native që do ndryshojnë përgjithmonë botën e marketingut në Shqipëri. Bëhu pjesë e revolucionit dixhital.

Adaptuar nga Outbrain

September 11, 2019

Faqet prezantuese (landing pages) përdoren nga marketierë në të gjithë botën për të rritur shitjet dhe suksesin e bizneseve. Ja si të ktheni vizitorët në klientë besnikë.

September 6, 2019

Një përzierje e trendeve të fundit me konceptet tradicionale që i kanë rezistuar kohës është kombinimi ideal për fushata. Disa këshilla për të ndezur kreativitetin tuaj.

August 14, 2019

Avantazhet për markën tuaj & tre shembuj suksesi të fushatave të brand awareness në Shqipëri

July 12, 2019

Humori tërheq vëmendje dhe rrit pëlqyeshmërinë, edhe në fushën e marketingut, ai ka vendin dhe rëndësinë e vet.

June 26, 2019

Klasike apo moderne? Reklamat tradicionale dhe ato native- ku ngjajnë, ku diferencojnë dhe cilat janë më të përshtatshme për biznesin tuaj?

June 11, 2019

Ndonjëherë historitë me fund të lumtur nuk janë të mundura, por në rastin e reklamave native, shpesh janë. 53% më shumë klientë. Zbulo si.

June 6, 2019

Rreth 500 milion orë video shihen në YouTube çdo ditë. Do krijosh një fushatë të re me video? 6 strategjitë më të mira për të BOOST shikueshmërinë e videove në faqen tënde.


Audiencat e publikuesve po konsumojnë gjithmonë e më shumë kontent nga celularët. Adapto faqen në bazë të kritereve të Infinite Feed.

June 5, 2019

Ke hapur një biznes të ri? Po mendon të zgjerosh biznesin? Do lançosh një produkt? Për të pasur sukses të duhet një plan solid marketingu. 4 hapa për të planifikuar buxhetin.

May 30, 2019

Angazhimi i audiencës është një prioritet i përhershëm për publikuesit, por kërkimet e fundit tregojnë si gjenerata e re po e ndikon atë.