Reklamat native janë një nga risitë më të mëdha të marketingut dixhital. Ato janë një mënyrë ndryshe e shtimit të klientëve për bizneset dhe monetizimit të platformave për publikuesit. Ato përputhen me pamjen e faqes dhe nuk ndërpresin navigimin. Kjo i bën shumë më të këndshme, por edhe më efektive sesa reklamat tradicionale. Por si ka nisur reklamimi nativ dhe si ka ecur trendi nativ gjatë viteve?
Investimet e bizneseve
Popullariteti i tyre është në rritje vitet e fundit. Është provuar statistikisht që reklamat native jo vetëm funksionojnë, por ndihmojnë biznesin me shitjet më mirë se reklamat e tjera dixhitale. Kjo shfaqet në numrat e mëposhtëm. Statistikat tregojnë shpenzimet e parashikuara të marketingut dixhital në Amerikë, nga 2018 në 2023.

Çfarë është e mirë për konsumatorët është e mirë për biznesin. Nëse përdoruesit ndjejnë se ata fitojnë diçka nga reklamat, ka më shumë shanse që të angazhohen dhe të klikojnë. Reklamat native kanë pasur një rritje të pabesueshme, 600% nga viti 2014 në 2016!¹
Vetëm në U.S.A. buxheti i shpenzuar gjatë 2018 për reklamat native arriti shifrën $35 miliardë, 60% e buxhetit të shpenzuar gjithsej për marketingun dixhital.² Reklamimi tradicional kushton më pak se ai nativ dhe ka qasje më agresive (hard sell), por reklamimi nativ është më angazhues. Prandaj ai ka pasur këtë sukses dhe pritet të vazhdojë me një rritje të ngjashme.
E ardhmja e reklamave native
Sipas Forbes, reklamat native janë e ardhmja e marketingut dixhital.³Para fundit të 2019 shpenzimet dhe investimet te reklamat native priten të arrijnë $44 miliardë, pra 65% të buxhetit të përgjithshëm. Ndërkohë, rreth 2025 pritet që shpenzimet në Amerikë të arrijnë shifrën $140 miliardë. Në botë kjo shifër pritet të arrijë $400 miliardë.⁴

Pas leximit të një reklame native të cilësisë së lartë, konsumatorit i rritet niveli i besimit te kompania. Nëse ju mësoni nga ajo kompani, sigurisht që ju duket më e besueshme. Gjithashtu ka më shumë shanse të blini dhe të formoni pëlqyeshmërinë ndaj brand-it. Është e qartë se reklamimi nativ, pavarësisht se risi për Shqipërinë, është një trend vetëm në rritje në botë dhe një investim i sigurtë, si për bizneset si për publikuesit.
A e dini se 93% e mesazheve reklamuese arrijnë tek audienca e gabuar? Reklamuesit po dërgojnë mesazhe te audiencat e gabuara, të cilat per rrjedhoje mund të nxisin indirekt përdoruesit të bllokojnë, injorojnë ose bezdisen nga reklamat. Për më tepër, mesazhet reklamuese që arrijnë tek përdoruesit e gabuar do të thotë që përmbajtja është e […]
Sot 30% e përdoruesve të internetit përdorin adblocker për të bllokuar reklamat/banera, ndaj reklamuesit duhet të gjejnë mënyra të reja për të arritur audiencat dhe për të shitur produkte. Për shumë marka, reklamat native janë zgjidhja. Studimet tregojnë që deri në fund të vitit 2021, reklamat native do të sigurojnë 74% të të gjitha të […]
Analiza e konkurrencës është një element kryesor i marketingut dixhital. Ajo tregon se si konkurrentët tuaj kanë kaluar sfida të ngjashme të marketingut me tuajat. Për më tepër mësoni çfarë ka funksionuar (dhe çfarë jo) me ta. Analizimi i konkurrentëve tuaj mund t’ju ndihmojë të poziciononi më mirë brenda një fushe specifike. Nëse doni të […]
Kur jeni duke nisur një fushatë marketingu në internet, sfidat me të cilat do të haseni janë të shumta, por kjo vetëm në rast se nuk mësoni disa “truk”- e të vogla, që do t’ju informojnë mbi rrugën e duhur që duhet të ndiqni, për të depërtuar në “sytë” dhe “veshët” e konsumatorëve tuaj tipikë! […]
Rritja e trafikut cilësor të faqes në internet është diçka për të cilën çdo biznes përpiqet, pavarësisht nëse ata sapo fillojnë ose janë të mirë-vendosur. Ka kaq shumë resurse për rritjen e trafikut, kështu që për ata që sapo e kanë nisur, nga të fillojnë? Këtu janë 4 mënyra për të rritur trafikun e faqes […]
Ekziston një arsye kryesore pse videot native kane fituar epërsi ndaj videos së rregullt dhe ja: Videot native nuk janë ndërhyrëse, kështu që nuk e bezdisin audiencën siç bëjnë reklamat e tjera. Reklamat video native synojnë të përputhen me pamjen, ndjesinë dhe website-s në të cilën ato shfaqen. Në 2021, reklamat me video do të […]
Bukuria e vërtetë e marketingut të kontentit qëndron në sa mënyra të ndryshme mund të bëhet, por për ironi të fatit kjo është gjithashtu një nga aspektet më sfiduese të tij. Mënyrat më të mira për të bërë marketing të kontentit fillojnë të gjitha me të kuptuarit e asaj çfarë është marketingu i përmbajtjes dhe […]
Pavarësisht sa të bukura janë landing pages, është shkrimi që bën ndryshimin se me sa efektshmëri një landing page konverton vizitorët. Nga titulli tek thirrja për veprim (CTA), çdo aspekt i shkrimit është thelbësor për t’ju ndihmuar të arrini qëllimin tuaj për të marrë përfitime dhe shitje. Në këtë udhëzues ju do të shikoni si […]
Kur bëhet siç duhet, një fushatë e marketingut të përmbajtjes mund t’iu hapë shumë dyer për të arritur qëllimet tuaja të përgjithshme të marketingut dhe KPI. Ju mund të rritni awarness, madje edhe të bëni shitje, por para se të filloni fushatën dhe të arrini sukses duhet të ndërtoni strategji të caktuara. Bashkimi i të […]
Një strategji e mirë marketingu është thelbësore për çdo biznes. Ajo ju ndihmon të arrini audiencën e synuar dhe të rritni biznesin tuaj në afatgjatë. Kur jeni duke menduar se çfarë strategjie marketingu do të ndiqni në median tuaj sociale duhet të keni parasysh qëllimet dhe ku dëshironi të arrini. Marketingu i kontentit është arti […]