Reklamat native VS reklamat tradicionale

Marketingu dixhital është një nga mënyrat më të mira për kompanitë për të rritur ndërgjegjësimin, interesin dhe konsumatorët për markën. Por me kalimin e viteve, është parë një rënie e konsiderueshme e trafikut organik në Facebook. Algoritmi e ka bërë më të vështirë arritjen e klientëve apo ndjekësve të tu. Po, edhe kur ato janë tanimë të angazhuar me faqen. Prandaj edhe më skeptikët po provojnë marketingun e paguar. Kjo shpesh nënkupton fushata në rrjete sociale, strategji, reklamim online- reklamat mund të jenë native dhe tradicionale.

Reklamat native dhe reklamat tradicionale: ku ngjajnë, ku diferencojnë dhe cilat janë më të përshtatshme për biznesin tuaj?

Reklamat tradicionale

Ke qenë duke lexuar një artikull dhe anash ose në mes të faqes ke parë një imazh që të fton të blesh X produkt? Ke hapur një faqe dhe të ka zënë ekranin një faqe që të rekomandon një makinë, bankë, krem fytyre? Këto janë reklama tradicionale. Shembulli i parë përfaqëson shumicën e reklamave që ne shohim online. Reklamat pop ups janë ato që ndërpresin navigimin, si shembulli i dytë, GIF do të ndalonte leximin duke u hapur në mes të faqes që ta klikoje.

Reklamat tradicionale që ndëpresin navigimin janë formate më të mëdha, dhe mund të marrin më shpejt vëmendjen e lexuesve. Pop-up ads performojnë më mirë te telefonat celularë. Por reklamat që shfaqen “papritur” në faqe mund të ndikojnë negativisht SEO-n. Kjo bën që faqja mos të shfaqet në rezultatet e para.

Reklamimi tradicional kushton më pak se ai nativ dhe ka qasje më agresive (hard sell), por reklamimi nativ është më angazhues vizualisht. Norma e klikimeve (CTR) e reklamave tradicionale është 0.05%, ndërsa e reklamave native 0.38% si në kompjuter ashtu edhe në celular.

Reklamat native

Ato përputhen me pamjen e faqes dhe nuk ndërpresin navigimin. Studimet kanë treguar se më shumë veta do ndanin një reklamë native me një mik apo familjar. Shembulli i mëposhtëm tregon qartësisht reklamat native, ato etiketohen si të tilla, nuk ndërpresin navigimin dhe ofrojnë informacion interesant. Duken të këndshme apo jo?

shembull per reklamat native screenshot
Reklama native në faqen e The New York Times

70% e njerëzve preferojnë të mësojnë rreth një produkti apo shërbimi me anë të kontentit, jo të reklamave tradicionale. Konsumatorët shohin reklamat native 52% më shumë sesa reklamat tradicionale.

Çfarë është e mirë për konsumatorët është e mirë për biznesin.

Nëse përdoruesit ndjejnë se ata fitojnë diçka nga reklamat, ka më shumë shanse që të angazhohen dhe të klikojnë.

Forbes beson se reklamat native janë e ardhmja e marketingut dixhital. Po ashtu Ignite Visibility, një nga agjencitë më të suksesshme në Amerikë, ka shpjeguar për bum-in e reklamimit nativ në 2018 dhe pse duhet ti përdorim. Në fakt, ky lloj marketingu është ideal, pasi:

  • Publikuesit fitojnë
  • Firmat marrin vëmendje dhe interes
  • Konsumatorët shohin kontent real, specifik për ta dhe interesat e tyre

Publikuesit duhet të gjejnë atë balancën ideale mes fitimeve dhe ofrimit të një eksperience të këndshme në faqe. Po ashtu, bizneset duhet të kujdesen për qasjen e tyre. Të dyja llojet e reklamimit kanë përfitimet e veta, por duhen përshtatur në varësi të qëllimeve, klientëve dhe shërbimeve.

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!