Përdorimi i të dhënave të brendshme për PR: Shembujt më të mirë

Të dhënat e brendshme janë fitimprurëse për efiçencën dhe inovacionin brenda një organizate. Ama, këto të dhëna janë ndoshta më të vlefshme jashtë saj. Përdorimi i të dhënave të brendshme për marketingun e kontentit është strategji për të rritur ndërgjegjësimin ndaj markës (brand awareness).

Ja pse: gazetarët duan të kenë në duart e tyre të dhëna “të pa publikuara më parë”. Të dhënat e çdo kompanie janë 100% unike, të aksesueshme vetëm nga ju. Kjo i bën me shumë vlerë në sytë e reporterëve.

Duke krijuar histori të vlefshme për mediat nga të dhënat tuaja, ju po i jepni shtypit ekzaktësisht çfarë duan. Pra, informacion të ri që askush tjetër nuk e ka shfaqur më parë.

Ja disa nga shembujt më të mirë të përdorimit të të dhënave të brendshme nga skuadrat e PR dhe marketingut:

Të tërheqësh vëmendje rreth eventeve aktuale

Bota e marketingut të kontentit vazhdon të zgjerohet. Më shumë marka se kurrë mbështesin praktikat gazetareske për historitë rreth tyre. Bën sens që marketierët të marrin iniciativën të mbledhin dhe të shpërndajnë të dhënat e tyre origjinale.

Kur kontenti juaj shërben si një burim informacionesh të reja, marka juaj bëhet një lojtar aktiv në hapësirën e gjerë të publikimeve dixhitale.

Më parë, skuadrat e marketingut të kontentit ndiqnin lajmet. Kjo i siguronte që kalendarët e tyre të kontentit ishin të përditësuar me eventet dhe të dhënat e fundit kulturore. Sot, shumë kompani po krijojnë lajmet, duke vëzhguar të rejat rreth konsumatorëve që janë me interes për mediat.

Agjencia e marketingut analitik Jumpshot, identifikon trendet e sjelljeve online në botë duke ndjekur miliarda klikime në web. Këto përdoren për të mbledhur të dhëna të targetuara. Jumpshot përzgjedh të dhëna për histori PR që mund të kapen nga shtypi. Pas zgjedhjeve të 2016 në Amerikë, kompania publikoi disa të dhëna shokuese. Ato tregonin një numër të madh klikimesh të ardhur nga Facebook, të gjitha lajme të rreme (fake news).

Kjo ndihmoi për të vërtetuar dyshimet se rrjetet sociale kishin luajtur një rol të madh në përhapjen e këtyre lajmeve. Këto të dhëna nga Jumpshot janë përdorur nga portale në të gjithë botën.

Athenahealth kujdeset për shëndetin e rreth 80.000 vetave, si dhe menaxhon të dhënat e tyre financiare dhe klinike. Gjithashtu ka të dhëna për 90 milionë pacientë. Kompania ka lancuar një revistë dixhitale, athenaInsight. Pse? Për të treguar historitë që tregojnë kompleksitetet e industrisë së kujdesit shëndëtsor.

Nga përhapja e gripit, te shenjat e virusit Zika, aftësia për të pasur të dhëna rreth çështjeve aktuale të shëndetit në kohë reale e bën materialin e Athenahealth tejet të vlefshëm. Drejtori i kontentit është shprehur se: “Kompania disa herë ka deklaruar të dhëna më shpejt se organizatat shtetërore të shëndetit.” Një rast i mrekullueshëm i përdorimit të kontentit të brendshëm, pse jo edhe PR shumë i mirë për ju.

Identifikimi i trendeve në fushën tuaj

Wayfair përdor të dhënat e transaksioneve të konsumatorëve për të identifikuar trendet e fundit. Ato fillojnë nga stilet e ngjyrat, deri te pjesët specifike të shtëpisë për të cilat njerëzit po blejnë.

Julie Cassetina, menaxherja e marrëdhënieve me publikun në Wayfair, thotë se segmente si cilat qytete blejnë më shumë dekore për Halloween dhe dhurata të pazakonta për dasma, kanë rezultuar të suksesshme për të gjeneruar përmendjen në shtyp.

Person giving presentation-Photo by Teemu Paananen on Unsplash

Shërbimi i dërgimit të ushqimit online Grubhub filloi të integrojë të dhënat e porosive të klientëve në historitë e konsumatorëve. Tregimi i historive (storytelling) është tashmë një pjesë integrale e programit të tyre PR. GrubHub është bërë pjesë e rrjeteve sociale, ka arritur audienca të reja, si dhe tregje më specifikë. Fushatat orientohen drejt trendeve të zgjedhjeve, si pjatat më të pëlqyera për vitin 2018 dhe një seri publikimesh mujore në blogun e kompanisë rreth pjatës më të porositur të momentit.

Origjinaliteti është qartësisht një forcë e fuqishme në strategjinë e kontentit që diferencon markat serioze dhe cilësore nga konkurrenca.

Agjenci marketingu si Fractl, mbledhin mijëra të dhëna rreth fushatave marketing që ato prodhojnë për klientët e tyre. Ato mundësojnë një pamje më të mirë të të gjithë industrisë së kontentit të marketingut që shfaqet në audiencën globale.

Publikimi i këtyre të dhënave ka mundësuar gjithashtu një forcë për lead generation- brenda 2 viteve pas lançimit të strategjisë së kontentit të fokusuar te të dhënat, agjencia ka patur një rritje me 667% të leads të rinj!

Të bëhesh një burim i besueshëm për shtypin

Sapo kompania juaj fiton reputacion si mundësues të dhënash, gazetarët do fillojnë t’ju kërkojnë, duke hapur një kanal të ri shpërndarje për materialet tuaja. Kemi folur më parë për rëndësinë e EAT në krijimin e një faqeje tepër të suksesshme. A është për Autoritetin, dhe rëndësinë e të qënit burim i sigurtë për lexuesit dhe vizituesit tuaj.

Faqja e blerjes së makinave CarGurus ndan rregullisht të dhënat e saj. Prej vitesh, kjo markë mbulon një pjesë të konsiderueshme të shtypit dhe është burim i besueshëm në media.

Skuadra e PR zgjedh të dhëna me interes për konsumatorët, të marra nga lista me miliona makina. Ato përfshijnë ndikimin e pikës së shitjes te çmimi, modelet më të mira, makinat me raportin më të mirë çmim/cilësi. Tashmë është e zakonshme për gazetarët të marrin të dhënat prej CarGurus.

Gati për të ndarë të dhënat? Kliko këtupër disa këshilla për kompanitë që duan të kthejnë të dhënat e tyra në kontent.

Adaptuar nga Outbrain.

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!