Këshilla për kompanitë që duan të kthejnë të dhënat e tyre në kontent

Një strategji fitimprurëse është ajo e kthimit të të dhënave të brendshme në material me vlerë për skuadrat e marketing dhe PR. Kjo strategji është shpërblyese për shtypin, kompaninë tuaj, si dhe konsumatorët që shuajnë kuriozitetin rreth një aspekt të punës suaj. Ne folëm për disa prej praktikave më të mira të përdorura nga CarGurus, GrubHub etj. Siç pamë, aspektet e tyre pozitive janë të panumërta.

Gati për të ndarë të dhënat tuaja? Ja disa këshilla për kompanitë që kërkojnë të kthejnë të dhënat e tyra në kontent:

Tregoni respekt për kohën e lexuesve

Athenahealth e konsideron afatgjatë strategjinë e të dhënave si kontent. Për ta, nuk është thjesht një përpjekje për të krijuar trafik. Duke publikuar të dhënat e veta, ato krijojnë një besueshmëri ndaj markës. Qoftë për shtypin, qoftë për një klient të mundshëm, të dhënat duhet të jenë të vlefshme. Ata duhet të ndihen më të informuar pas leximit, jo sikur ju thjesht u përpoqët ti shisnit produktin tuaj. Kjo perspektivë i lejon kontentit kohën për të marrë mjaftueshëm vëmendje për të arritur qëllimet e biznesit. Kur krijoni kontent me vlerë, klientët do ju besojnë dhe ju zgjedhin.

Bashkëpunoni

Kombinoni të dhënat tuaja me biznese të tjera. Duke bërë bashkë disa burime të dhënash mund të krijoni interpretime interesante. Për shembull, GrubHub kombinon të dhënat me Zocdoc. Ata kanë treguar se njerëzit hanë më shumë supë kur janë sëmurë. Bashkëpunimet mund të lejojnë markën tuaj të lidhet me audienca jashtë zonës së saj demografike. Gjithashtu, mund t’ju vijnë dhe ide ose ftesa për partneritete të ardhshme.

laptop computer on glass-top table Photo by Carlos Muza on Unsplash

Bëni të qartë kontekstin (dhe bëjeni interesant)

Sigurohuni të jepni kontekst të mjaftueshëm rreth rëndësisë së të dhënave. Ju nuk duhet të shpërndani numra pa kuptim. Në momentin që procesi i kërkimit mbaron, skuadra juaj marketing mund të fillojë të transformojë rezultatet. Kontenti duhet të jetë interesant dhe ti prezantojë audiencës suaj fakte në një mënyrë unike. Ndoshta ju nuk keni nevojë të dini kontekstin, por nëse klientët tuaj nuk janë të fushës, për ta konteksti është shumë i rëndësishëm.

Përveç të rejave rreth fushës suaj, disa opsione që ju mund të konsideroni janë:

  • infografikët
  • rastet e studimit (case studies)
  • seri postimesh në blog.

Jepini kohën e duhur kësaj strategjie

Marketingu i kontentit është ende një fushë e re e marketingut, për botën e sidomos për Shqipërinë. Ai mund të ketë një kthim investimi (ROI) më të vonuar në kohë, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të demoralizoheni. Përdorimi i të dhënave të brendshme është një mënyrë interesante, pa shumë kosto për të krijuar kontent origjinal.

Si shumë kompani, ju mund të hasni vështirësi në gjetjen e historive që kapin shtypin derisa diçka e re ndodh, për shembull prezantimi i një produkti të ri. Publikimi i të dhënave ju lejon të jeni autor aktiv në tregimin e historisë së markës suaj. Duke zbuluar vazhdimisht gjetje të reja, ju gjeneroni ndërgjegjësim më të madh rreth industrisë suaj. Kjo ndihmon që audienca të krijojë një lidhje më të fortë me biznesin tuaj.

Adaptuar nga Outbrain.

March 24, 2020

Me 86% të klientëve të gatshëm për të paguar ekstra për të kaluar një eksperiencë cilësore (si klient), bizneset sot po përballen me një zgjedhje.

March 19, 2020

Përveç adoptimit të softuerit të “easy to use CRM”, a jeni në dijeni të vështirësive që kalon ekipi juaj i shitjeve?

March 13, 2020

Në çdo koorporatë, biznese të mëdha apo të vogla, struktura e ekipit të shitjes është i rëndësishëm si formohet dhe organizimi i punës mes pjestarëve të ekipit. Nëse deri më tani, struktura e grupit që kompania juaj ka përdorur ka ecur për mrekulli por ditët e fundit shitjet kanë filluar të kenë rënie, atëhere është […]

March 11, 2020

Ndërsa jemi në tre muajt e parë të vitit, ne menduam që do të ishte një ide e shkëlqyer për të ndarë statistikat më të rëndësishme të mediave sociale për vitin 2020.

February 22, 2020

Për bizneset e vogla dhe të mesme, përdorimi i influencer-ave në rrjetet sociale është edne një fushë e re e marketingut, e cila ka nevojë për eksplorim.

February 21, 2020

Njerëzit blejnë nga njerëz që njohin, pëlqejnë dhe besojnë. Por, në epokën dixhitale, të pasurit shumë informacion online do të thotë se ne mund të arrijmë shumë gjëra bazuar në iniciativën tonë për të investiguar për informacion përpara se të takojmë dikë, të investojmë te ai apo t’i besojmë.

February 5, 2020

Përcakto çdo fazë të “gypit” dhe departamentin përgjegjës Përgatit materiale dhe oferta specifike, në bazë të statusit aktual të Lead-it Mos u demotivoni nga Lead-et e refuzuara. Rivlerësoni arsyet dhe përdorini si një mundësi për t’u përmirësuar Kujdes me Lead-et “premtuese”! Koha e kthimit është e rëndësishme Për organizatat B2C dhe B2B, procesi i gjenerimit […]

February 4, 2020

Boost Discovery ju mundëson të gjithë bizneseve në Shqipëri të reklamojnë një larmishmëri të gjerë produktesh dhe shërbimesh në të gjithë rrjetin tonë të reklamimit

January 23, 2020

Në këtë artikull ne do t’ju japim 8 këshilla për marketingun e kontentit B2C, për të gjitha ato biznese të vogla që dëshirojnë të përmirësojnë strategjitë e tyre të marketingut dhe të fitojnë më shumë konsumatorë.

October 5, 2019

Pavarësisht trendeve, disa forma reklamimi janë të konsoliduara në treg dhe nuk zhgënjejnë asnjëherë. Mësoni për 5 prej tyre.