Strategji dhe taktika të shpërndarjes së kontentit

Shumë energji shpenzohet për të gjetur strategji të zgjuara për të krijuar përmbajtje për klientët e tu apo kompaninë ku punon. Krijimi i kontentit të mirë është vetëm fillimi. Është e pamundur të dallosh rezultate pa perfeksionuar mënyrën e shpërndarjes së përmbajtjes.

Reklamimi online

  • Rrjetet e zbulimit të kontentit– Nëse dëshiron t’i japësh klientëve sigurinë që përmbajtja e tyre do arrijë një X numër njerëzish me Y klikime për Z lekë, një platformë e mirë e shpërndarjes së përmbajtjeve si Boostduhet të jetë në krye të kategorisë me pagesë.
  • Përmbajtje të sponsorizuara– formë e reklamimit nativ që shfaqet në një publikim online.
  • Google Ads– kategoria më e përdorur për promovimin e përmbajtjeve të paguara.
  • Facebook ads– Facebook ka një audiencë masive dhe kjo për shumë arsye- targetimi, efiçenca, fleksibiliteti etj. Gjithashtu, mund të provosh Instagram ads, Pinterest ads, dhe LinkedIn ads.
  • Reklama të ritargetuara.

Marketingu i kontentit me influencues

  • Influencues i paguar Sipas një studimi të vitit 2017, pritet që kjo formë marketingu në vitin 2020 të kapi vlerën 101 miliard dollarë. Kështu nëse do të publikosh përmbajtjen e një libri gatimi, mund të duhet të paguash një food blogger. Nëse ke për të shpërndarë një guidë mode, ekziston një numër i madh blogerëshdhe influencuesish në Instagram, idealë për të ndihmuar të zgjerosh rrjetin tënd ose të klientëve të tu.
  • Influencues organik Ky lloj marketingu është PR person-me-person. Investo kohë dhe përpjekje për të ndërtuar marrëdhënie reale me influencues, ekspertiza e të cilëve vjen nga historiku i tyre. Mund të “shpërblehesh” mes përmendjes, rekomandimeve dhe përkrahjes nga to.
insta feed by Maddi Bazzocco

Email

  • Përditësimi i email-eve– Ndoshta mënyra më e thjeshtë dhe më e lirë për të shpërndarë përmbajtjen është të njoftosh personat e abonuar kur publikon diçka të re. Kjo mund të arrihet lehtë me shumicën e platformave të automatizuara të marketingut të email-eve.
  • Buletin informativ (Newsletters) – Shpërndarja nëpërmjet email-it mund të përfshijë edhe dërgimin e email-eve newsletters. Ki parasysh çfarë ke publikuar, tematikat dhe pikat kryesore gjatë periudhave kohore specifike.
  • Firmat në email (Email signatures) – Një mënyrë fantastike e thjeshtë për shpërndarjen e kontentit të ri është nëpërmjet firmës në fund të email-it. Sugjeroji klientëve të përditësojnë firmat e tyre në email me postimet më të fundit.

Faqja web dhe blogu

Ka shumë mënyra për të promovuar përmbajtjen e klientëve tuaj në blogun dhe faqen e tyre web.

  • Sidebar– A ka kompania një sidebar? Ai mund të jetë vendi ideal për të prezantuar përmbajtjet me kategori, postimet e fundit, postimet më të shikuara etj.
  • CTA në postimet dhe faqet tuaja- Promovo përmbajtje të ngjashme në postime. Kjo mund të realizohet me grafikë, me link të thjeshtë ose me butona specifikë.
  • Plugins falas si Disqus e bëjnë më të thjeshtë lidhjen e website me postime dhe faqe të tjera shtesë.

Mundësi të fituara

Ku mund ta shpërndash tjetër përmbajtjen përveçse në rrjetet sociale, kanalet që disponon dhe ato që paguan? Kjo pyetje ka më shumë përgjigje nga ç’mund të mendosh:

  • Guest posts– Blogimi i “të ftuarve” është një nga mënyrat më autentike për të promovuar markën. Fto persona të fushës për të shkruar rreth eksperiencave të tyre në blogun tënd.
  • Platforma të publikimit online si Medium, HubPages, Listly, LinkedIn, Pulse dhe të tjerë janë faqe ku anëtarët mund të publikojnë apo ripublikojnë përmbajtjen lehtësisht- pa nevojën e editorëve.
  • Grupe në rrjete sociale – LinkedIn dhe Facebook japin mundësinë të krijosh grupe rreth çështjeve të ndryshme. Ato që janë aktiv dhe që kanë të njëjtën fushë interesi janë kandidatët primarë për të ndarë informacionin. P.S. Provo edhe Quora dhe Reddit.
  • Eventet Në shumë evente përdoren përmbajtje të printuara të mëdha apo të vogla që i shpërndahen pjesëmarrëve të cilët regjistrohen.
woman with book photo by Nicole Honeywill

Social media

Së fundmi, të gjithë kanë nevojë të fitojnë hapësira ekskluzive për rrjetet sociale.

  • Automatizo në përputhje me rrethanat. Nëse promovon të njëjtën përmbajtje vazhdimisht, mikso postimet me shkrime dhe imazhe të ndryshme.
  • #Hashtags janë një nga kanalet më popullore, shpenzo pak kohë për të kuptuar si funksionojnë.
  • Inkurajo shpërndarjen Për ta bërë të thjeshtë procesin e shpërndarjes: përdor plugins si Kliko për ta ndarë ose “Click to Tweet”, sugjeroji lexuesve të ndajnë artikujt e tu me miqtë dhe falendero shpërndarësit.

Qëndro autentik

Jo e gjithë përmbajtja duhet të jetë promocion dhe PR. Puno për të krijuar një markë që është transparente dhe që frymëzon kontent autentik.

Adaptuar nga Taboola

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!