Faqet e falenderimit: çfarë janë dhe si ti përdorim?

Çdokush e vlerëson një “Faleminderit”. Kjo është e vërtetë në biznes, në marrëdhënie personale dhe në fushatat marketing. Pasi një konsumator përfundon një proces të caktuar p.sh. shkarkon librin tënd, mund të duket si fundi i bashkëpunimit tuaj. Në të vërtetë kjo nënkupton një mundësi për të zhvilluar marrëdhënie të mëtejshme. Përmirëso faqen e falenderimit për të forcuar lidhjet me konsumatorët. Si? Faleminderit që pyete!

Ji i sjellshëm dhe i përzemërt

Qëllimi kryesor i çdo faqeje falenderimi është të thotë faleminderit. Një falenderim i thjeshtë bën shumë punë për të krijuar një marrëdhënie besimi dhe vlerësimi, kështu që sigurohu që gjuha e faqes të jetë e sinqertë dhe e përzemërt.

Mesazhi i falenderimit të Target është i qartë dhe i ngrohtë, qenushat sigurisht janë gjithmonë një ide e mirë. Mos ki frikë të vendosësh disa fraza personale dhe të bësh humor. Lër anën tënde kreative të shkëlqejë në faqen e falenderimit!

Ofro opsione për veprimin e rradhës

“Faleminderit” nuk ka pse të jetë “Mirupafshim”. Jepi klientëve oferta dhe sugjerime për t’i mbajtur të angazhuar: një demo, një postim popullor te blogu ose një produkt plotësues. Target ofron tre veprime vijuese në faqen e falenderimit.

Krijo ndjesi pozitive

Rastet studimore dhe dëshmitë janë mjete të fuqishme të marketingut të kontentit. 60% e njerëzve janë të gatshëm të japin informacionet e tyre personale në këmbim të rasteve studimore. Pasi konsumatorët potencialë kanë treguar interes për shërbimet e tua, faqja e falenderimit është vendi perfekt për të “shërbyer” histori suksesi.

Video – nëse ke, përdori

Video është një nga formatet më angazhuese të kontentit. Të paraqitura në një faqe prezantuese, videot mund të rrisin konvertimet me 80%. Pse mos t’i përfshijmë në një moment kur përdoruesi është i gatshëm të ndërveprojë me ofertën? Krahasuar me thirrje veprimi të tjera (CTA) që paraqiten në faqe, video është një qasje e butë shitje, e dizenjuar për të joshur ato që kanë shfaqur tashmë vëmendje.

Përdor imazhet

Ka shumë shembuj të suksesshëm të faqeve të falenderimit me bazë tekstin. Por shpesh imazhet i bëjnë faqet më tërheqëse, ftuese dhe me kthim më të lartë. Pas tre ditësh, 65% e kontentit vizual mbahet mend, krahasuar me 10% të tekstit. Grafikët duhet të jenë të theksuar, me ngjyra dhe totalisht në linjë me pamjen e markës e ndjesinë që ajo jep.

Bëj një ofertë të parefuzueshme

Pse mos t’i shpërblejmë vizitorët që kanë plotësuar tashmë hapin e kërkuar? Jepi një ofertë, kohë prove falas, kupon ose një ulje në faqen e falenderimit për të shprehur realisht vlerësimin tënd. Një ofertë speciale mund të jetë mundësia për t’i kther ato në konsumatorë besnikë.

Faleminderit shpesh thuhet në fund të një bisede, por jo në rastin e marketingut të kontentit. Nuk ka rëndësi në çfarë hapi janë klientët, rrëmbe çdo mundësi të artë për të forcuar lidhjen me to. Kjo përfshin faqen e falenderimit.

Adaptuar nga Outbrain

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!