Si gjenerata e re e publikuesve po përcakton angazhimin e audiencës

Industria e publikimit është gjithmonë e fokusuar tek audienca. Specifikisht tek audienca që konsumon përmbajtjen (kontentin) apo që angazhohet në komunitetet online. Angazhimi i audiencës është një prioritet për publikuesit. Ata po përgatiten për brezin që do vijë. Kjo nënkupton sjelljen e videove, historive interaktive dhe realitetit virtual në kontentin e tyre.

Sipas një raporti të Reuters Institute, në një rrjet të mbi-mbushur me përmbajtje, fokusi po zhvendoset nga sasia te rritja e cilësisë.

Global Editors Network Editors Lab është një aktivitet global që mbledh së bashku programues, gazetarë dhe dizenjues nga redaksitë më të mëdha të botës. Ata eksploruan të ardhmen e angazhimit të audiencës. Rezultatet e Reuters dhe Global Editors Network identifikuan 3 mënyrat që publikuesit e rinj po përdorin për të angazhuar audiencën:

Ata po sjellin mënyra të reja për të dëgjuar audiencën e tyre

Ideja e feedback-ut nga audienca nuk është e re. Është e logjikshme- në mënyrë që komuniteti juaj të angazhohet më shumë, ju duhet të dëgjoni çfarë ato duan. Me funksione si anketat (polls), videot live dhe pyetjet nga ndjekësit në kohë reale, mënyra e komunikimit me audiencat po ndryshon. Në një workshop me CEO-n e GroundSource, ai diskutoi sesi ju si publikues duhet të mendoni për të ecur përpara:

  • Vendosni audiencën tuaj të parën: duke dëgjuar çfarë flitet në rrjetet tuaja sociale, faqet online dhe në forume.
  • Krijoni përmbajtje autentike për secilin kanal: Audienca juaj do jetë e ndryshme në çdo kanal: Facebook, email, Snapchat etj. Ju duhet të ofroni përmbajtje të ndryshme në varësi të pëlqimeve dhe opinioneve të shikuesve.
  • Tregoni kujdes ndaj detajeve: Nëse ata janë shprehur prej kohësh që një funksionalitet i faqes është i bezdisshëm, duhet ta rregulloni atë. Opinioni dhe këndvështrimi i audiencës suaj nuk duhet nënvlerësuar.
man and woman wearing black VR headsets byVladislav Skripchenko

Publikuesit po përmirësojnë të dhënat në redaksitë e tyre

Në mënyrë që të kuptojnë më mirë audiencën, publikuesit e rinj po sjellin gjithmonë e më shumë të dhëna në redaksitë e tyre. Sipas sondazhit të Reuters për sfidat dhe mundësitë kyçe të industrisë, sjellja e të dhënave në redaksi në kohë reale është tejet e rëndësishme për 76% të të anketuarve.

“Të dhënat e sjelljes mund të japin sinjale të mrekullueshme. Ju mund të keni shumë vizitorë me një angazhim të ulët. Ju mund të keni pak vizitorë me një angazhim të lartë, veçanërisht kur përmbajtja i intereson një grupi të vogël komuniteti. Nëse një lexues qëndron 5 sekonda në një faqe ju mund ta quani atë një bounce. Por, po nëse një person qëndron 45 sekonda? Edhe nëse personi nuk e lexon të gjithë artikullin, ai është një vizitor që ka rëndësi dhe duhet të njihet.”

– Mike Sukmanowsky

Thjesht të kesh të dhëna nuk është më e mjaftueshme, publikuesit po ndërmarrin hapa për të eksploruar formatet e reja të kontentit.

Publikuesit po kërkojnë formate të reja për të rritur angazhimin

Kemi dëgjuar për formatet e reja të kontentit: vlogs, realiteti virtual VR etj. Publikuesit po përgatiten për to. Publikuesi i Mic insiston që çdo platformë është e veçantë: “Çdo platformë është specifike dhe editorët nuk duhet të marrin përmbajtje nga njëra platformë në tjetrën. Ju duhet të krijoni përmbajtje autentike për secilën platformë.” Publikuesit nuk po mendojnë thjesht për formatet, por edhe për mundësitë e reja që këto formate do sjellin. P.sh. Mic po investon shumë energji te videot në Instagram, duke targetuar grupe specifike interesi.

Po shtohet nevoja e të paturit një editor për secilin format, duke qenë se kjo e bën çdo format unik. Gjithashtu, raporti i Reuters përmend rëndësinë e asistentëve dixhitalë të tillë si Google Assistant e Amazon Echo, një ndryshim i madh ky për industrinë e publikimit.

Rëndësia e angazhimit të audiencës nuk do të ndryshojë kurrë për publikuesit. E vetmja gjë që do ndryshojë është mënyra sesi këto audienca do angazhohen, teksa teknologjia evolon me hapa gjigandë. Gjenerata e ardhshme e publikuesve është gati.

Adaptuar nga Taboola

October 4, 2019

Duke mësuar ndryshimet dhe ngjashmëritë e tyre, ju mund ti ofroni një shërbim më të mirë klientëve tuaj.

October 2, 2019

I ndiqni këto praktika të domosdosshme për të pasur sukses me fushatat?

September 30, 2019

Reklamat native janë risia më e madhe e marketingut dixhital. Por si ka nisur dhe si ka përparuar trendi nativ gjatë viteve?

September 27, 2019

CEO, liderë dhe specialistë të fushës tregojnë sekretet dhe çfarë kanë mësuar gjatë karrierës.

September 20, 2019

Risia e marketingut dixhital që duhet të përfshini në strategjinë tuaj.

September 11, 2019

Faqet prezantuese (landing pages) përdoren nga marketierë në të gjithë botën për të rritur shitjet dhe suksesin e bizneseve. Ja si të ktheni vizitorët në klientë besnikë.

September 6, 2019

Një përzierje e trendeve të fundit me konceptet tradicionale që i kanë rezistuar kohës është kombinimi ideal për fushata. Disa këshilla për të ndezur kreativitetin tuaj.

August 14, 2019

Avantazhet për markën tuaj & tre shembuj suksesi të fushatave të brand awareness në Shqipëri

July 12, 2019

Humori tërheq vëmendje dhe rrit pëlqyeshmërinë, edhe në fushën e marketingut, ai ka vendin dhe rëndësinë e vet.

June 26, 2019

Klasike apo moderne? Reklamat tradicionale dhe ato native- ku ngjajnë, ku diferencojnë dhe cilat janë më të përshtatshme për biznesin tuaj?