Je publikues? Merr këto plugins për WordPress

Në këtë moment 75,000,000 faqe web po përdorin WordPress, një prej tyre edhe ne. WordPress mbështet procesin e publikimit për shumë gazetarë, producentë, krijues etj. Avantazhi i WordPress është fleksibiliteti i tij, nga theme dhe plugins që ai ofron. Temat (themes) krijojnë dizajnin dhe pamjen e faqes web, ndërkohë që shtesat (plugins) janë mjete që përdoren për të përmirësuar performancën e faqes apo për të sjellë funksione të reja. Nëse po publikon artikuj, video, foto apo çdo lloj tjetër medie, konsidero këto plugins për të rritur audiencën dhe për të pasur sukses..

Përmirëso pamjen e faqes

Custom Sidebars: bëji widgets të punojnë më shumë.

Të kesh gjithmonë të njëjtin sidebar apo widget në çdo faqe të site-t bëhet e mërzitshme për përdoruesit. Custom Sidebars të lejon të konfigurosh në mënyrë të vazhdueshme sidebar widgets. Mund t’i kategorizosh ato, ose t’i personalizosh për çdo faqe. Ky plugin integrohet në menunë widget, kështu që nuk duhet të kërkosh për të.

Ultimate Branding: mbaj një faqe konstante.

Kemi folur më parë për rëndësinë e brand-imit për një faqe të suksesshme. Plugin Ultimate Branding mundëson personalizimin e faqes- mund të vendosësh logon, emrin e faqes web, ngjyrat dhe mesazhin e markës në faqen hyrëse.

Angazhohu me vizitorët në faqe

Sumo: realizo më shumë veprime on-site.

Sumo mundëson një grup mjetesh që ndihmojnë shtimin e personave të abonuar (subscribed) te blogu apo faqja jote:

  • lightboxes që kërkojnë abonimin e shpejtë të përdoruesit
  • thirrje për veprim në gjithë ekranin (full screen calls to action CTAs)
  • thirrje për veprim që lëvizin (floating CTAs)
  • nënvizues (highlighter) për t’i bërë artikujt e tu më të thjeshtë për t’u shpërndarë, si dhe shumë opsione të tjera.

Disqus: komentet sapo u bënë më të mirë

Disqus është një përmirësim i dukshëm në funksionalitetin e komenteve out-of-box që WordPress mundëson. Përmbajtja e tij e bën të thjeshtë për ty si publikues të jesh shumë i shpejtë në seksionin e komenteve dhe të ndërtosh komunitete të vërteta. Mund të arrish email-et e vizitorëve, të analizosh të dhënat dhe sigurisht të ndërveprosh me komentuesit e faqes.

plugins per publishers wordpress laptop photo

Thjeshto shpërndarjen e kontentit

Click to Tweet: të lidhesh me përdoruesit e Twitter.

Twitter është një nga platformat më të dashura për publikuesit. Artikujt e shkruar zakonisht përmbajnë disa copëza që mund të shpërndahen, me Click to tweet vizitorët mund t’i ndajnë ato direkt nga faqja web. Është totalisht i personalizueshëm. Po ashtu, plugins si Instagram Feed apo Simple Like Page Plugin për Facebook janë të vlefshëm. Nëse ke një faqe tejet vizuale, konsidero shtimin e një plugin për Pinterest në mënyrë që vizitorët të mund të ruajnë fotot e tua si inspirim.

Yoast: kontrollo trafikun nga Google dhe Bing.

Yoast, tashmë më shumë se thjesht një plugin, është një mjet tejet popullor për SEO. Prodhuesit ofrojnë shumë plugins, trajnime SEO, kurse, artikuj për blog dhe një staf suporti për përdoruesit premium. Plugin i tyre ndihmon arritjen e shumë  vizitorëve nga Google e Bing nëpërmjet orientimit për optimizimin e fjalëve kyçe dhe motorrëve të kërkimit.

Constant Contact: përmirëso strategjinë e email-it.

Përfito adresa email-i dhe zgjero listën e kontakteve nëpërmjet Constant Contact WordPress plugin. Ai të lejon të integrosh mini-pyetësorë (forms) të rinj direkt në faqe. Një nga ofruesit më popullorë të email-it, me formatet e tyre të personalizuara ata kanë mundësi të mbledhin lehtësisht informacionin e vizitorëve.

Gjurmo suksesin tënd

CoSchedule: strategjia e shpërndarjes dhe publikimit, së bashku.

CoSchedule është një kalendar editorial të gjitha në një (all in one) për planifikimin, promovimin dhe ekzekutimin e të gjithë strategjisë suaj të shpërndarjes dhe marketingut. Ky plugin të lejon t’i menaxhosh të gjitha këto nga dashboard i WordPress. Mund të planifikosh edhe evente, plane të punës dhe të analizosh të dhënat.

MonsterInsights: integro faqen me Google Analytics.

Shpallur nga WordPress si plugin më i mirë për Google Analytics, Google Analytics Dashboard Plugin for WordPress është i domosdosshëm për publikuesit që kërkojnë të gjurmojnë suksesin e tyre. Mund ta optimizosh faqen web duke përdorur rekomandimet e MonsterInsights për të përmirësuar përfitimet, leads etj.

WordPress është një platformë gjigande dhe WordPress plugins punojnë më mirë kur përditësohen rregullisht, site yt është i sigurtë dhe ti nuk shkarkon programe të dyshimtë. Gjej kombinimin e duhur të dizajnit, shpërndarjes, analizimit dhe përfitimeve për ta bërë faqen të punojë më shumë për ty.

Adaptuar nga Taboola.

Nëse je publikues dhe dëshiron të monetizosh faqen tënde, zbulo përfitimet e Boost këtu.

October 4, 2019

Duke mësuar ndryshimet dhe ngjashmëritë e tyre, ju mund ti ofroni një shërbim më të mirë klientëve tuaj.

October 2, 2019

I ndiqni këto praktika të domosdosshme për të pasur sukses me fushatat?

September 30, 2019

Reklamat native janë risia më e madhe e marketingut dixhital. Por si ka nisur dhe si ka përparuar trendi nativ gjatë viteve?

September 27, 2019

CEO, liderë dhe specialistë të fushës tregojnë sekretet dhe çfarë kanë mësuar gjatë karrierës.

September 20, 2019

Risia e marketingut dixhital që duhet të përfshini në strategjinë tuaj.

September 11, 2019

Faqet prezantuese (landing pages) përdoren nga marketierë në të gjithë botën për të rritur shitjet dhe suksesin e bizneseve. Ja si të ktheni vizitorët në klientë besnikë.

September 6, 2019

Një përzierje e trendeve të fundit me konceptet tradicionale që i kanë rezistuar kohës është kombinimi ideal për fushata. Disa këshilla për të ndezur kreativitetin tuaj.

August 14, 2019

Avantazhet për markën tuaj & tre shembuj suksesi të fushatave të brand awareness në Shqipëri

July 12, 2019

Humori tërheq vëmendje dhe rrit pëlqyeshmërinë, edhe në fushën e marketingut, ai ka vendin dhe rëndësinë e vet.

June 26, 2019

Klasike apo moderne? Reklamat tradicionale dhe ato native- ku ngjajnë, ku diferencojnë dhe cilat janë më të përshtatshme për biznesin tuaj?