Strategjia e fitimit të konsumatorëve (customer acquisition) kërkon punë të vazhdueshme. Shumë kompani përdorin të njëjtat kanale dhe taktika, por ata duhen ripërpunuar në varësi të industrisë dhe konsumatorëve.
Nëse strategjitë e tua për fitimin e konsumatorëve nuk po performojnë mirë, është koha për të rimenduar qasjen. Ndonjëherë duhet të riformulosh atë që tashmë ke bërë, ndonjëherë duhen eksploruar zgjidhje të reja.
Strategjia #1: Mundësitë për Co-Marketing
Aktivitetet e co-marketingut janë një mënyrë ekstremisht e mirë për të fituar konsumatorë. Qëllimi është krijimi i një bashkëpunimi strategjik me një kompani që ka një produkt plotësues, ose ka profil të ngjashëm konsumatorësh. Marka ekspozohet te një audiencë e re, duke rritur ndërgjegjësimin për të dhe fiton konsumatorë të rinj, me gjysmën e kostove.
Përsa kohë që kontenti është akoma mbreti, kontenti që prodhoni në bashkëpunim me kompaninë tjetër do të varet nga shërbimi i ofruar. Ekzistojnë shumë opsione- webinar-et, eBooks, konferencat, seritë etj.
Shembull: Co-Marketing nga Airbnb dhe Flipboard
Gjigandi Airbnb krijoi partneritet me Flipboard, një aplikacion për mbledhjen e lajmeve dhe kontentit për një fushatë co-marketing.
Kjo fushatë i dha Airbnb 39 milion përshtypje (impressions) dhe solli 38,000 vizitorë te faqja web. Përpara fushatës, kompania nuk kishte asnjë ndjekës në Flipboard, pas fushatës 29000. Objektivi i Flipboard ishte për të fituar përdorues që nuk po e përdornin më aplikacionin duke krijuar kontent cilësor. Kjo ishte pikërisht çfarë ndodhi. Ishte një strategji fitimprurëse për të dyja kompanitë.
Strategjia #2: Optimizimi i CTA-së
Është shumë e rëndësishme ta rifreskosh faqen web. Kjo nënkupton të rivlerësosh butonët CTA. Vizitorët lodhen duke parë të njëjtat thirrje për veprim (call-to-action) në çdo faqe web që vizitojnë. Edhe nëse ke një produkt “serioz”, vendosja e një teksti pak humoristik apo ndryshimi i ngjyrave të butonit mund ta bëjë dikë mjaftueshëm kurioz për të klikuar.
Shembull: CTA-të në faqen web të Humboldt County
Shih CTA e faqes së qarkut të Humboldt në Kaliforni: Create an Account – Increase your productivity, customize your experience, and engage in information you care about. Ato optimizojnë CTA-të e tyre herë pas here, si follow the magic më poshtë, dhe prandaj i kanë dhe shumë të suksesshme.
Strategjia #3: Ridërgimi i fushatave të email-eve të pahapur me një subjekt të ri
Të kesh një email me inbox 0 është ëndërr për të gjithë. Por shpesh email-et që ne duam të lexojmë mbeten të pahapura. Jo sepse janë të parëndësishme, por sepse gjatë ditës shpërqëndrohemi aq shpesh sa ato humbasin në inbox. Mund ta rrisësh normën e hapjes së email-eve duke i ridërguar ato vetëm te personat që nuk i kanë hapur.
Sigurohu të vendosësh një përmbajtje angazhuese në subjekt për të fituar normë më të mirë të hapjes së tyre. Pas dy ditësh, krijo një segment të ri që përfshin vetëm ato që nuk e kanë hapur email-in. Rishkruaj subjektin nga një këndvështim tjetër dhe do shohësh rritje të konsiderueshme në normën e hapjes.
Shembull: Klientët e Sendpulse ridërgojnë fushatën me email
Sendpulse ka shpërndarë një rast studimi nga një klient që kishte testuar ridërgimin. Herën e parë norma e hapjes (open rate) ishte 13.08%. Fushata e ridërgimit kishte një normë hapje 6.96%. Pra, fushata kapi një normë totale hapje 20.04%, duke kaluar 15% që konsiderohet open rate i mirë. Me këto përpjekje minimale, kjo është një strategji që ia vlen të testohet.
Strategjia #4: Reklamat native
Një reklamë native ofron mundësinë për t’ia dërguar historinë tënde një audience tashmë të angazhuar që është e gatshme për të zbuluar informacione që lidhen me interesat e tyre. Shtoji kësaj aftësinë për të shtuar parametra të rinj të targetimit dhe të optimizimit të fushatës, dhe reklamat native janë ndër investmet më të mira që mund të bësh. Mëso më shumë rreth tyre.
Shembull: Boomerang për Gmail rriti Lead Generation & Conversions
Boomerang krijoi një faqe (landing page) që i jepte prioritet kontentit. Faqet ishin të fokusuara tek historia dhe një CTA e fuqishme që inkurajonte shkarkimin e produktit shfaqej vetëm në fund të faqes. Fushata e Boomerang solli disa rezultate impresive, rreth 3500 leads dhe një normë konvertimi më shumë se 5%. Kompania uli kostot e konvertimit me 52%.
Strategjia #5: Fushatat me influencues
Fuqia e një influencuesi të respektuar nga publiku mund të bëjë mrekullira për një markë. Një industri ku marketingu influencues realisht shkëlqen është ajo e agjencive të udhëtimeve. Më shumë se 40% e millennials konsiderojnë prezencën në Instagram të një destinacioni si faktor kryesor për ta zgjedhur atë. Kjo i jep kuptim mundësisë për të përdorur fuqinë e një influencuesi që ka mijëra ndjekës për të promovuar markën tuaj të udhëtimeve apo destinacionet që dëshironi.
Shembull: Partner me një travel blogger
Nëse zgjedh influencuesit e duhur dhe ndërton një fushatë të mirë, çdoherë që ajo shpërndahet duhet të shohësh mijëra vizita në faqe, duke rezultuar në konsumatorë të rinj të fituar. Franceska Jace është një influencuese shqiptare, e cila tanimë ka hapur dhe kompaninë e saj të udhëtimeve, të cilën e reklamon shpesh në faqen e saj me 267K ndjekës.
Strategjia #6: Përdorimi i CPC në reklamat e Facebook
Kur sheh një postim me shumë reagime, natyrshëm bëhesh kurioz të mësosh më shumë. Audienca jote do të reagojë në të njëjtën mënyrë kur të shohë reklamat e tua në Facebook me shumë reagime.
Për ta vendosur këtë strategji në praktikë, krijo një postim dhe shfaqe reklamën te një audiencë e veçantë e përbërë nga vizitorët e faqes web ose nga fansat e faqes së Facebook-ut. Vendos një kopje të reklamës dhe pyet vizitorët që të komentojnë mendimet e tyre. Jo të gjithë do të kenë kohë, por pjesa më e madhe do të reagojnë. Kostot për fitimin e konsumatorëve për këtë janë të ulëta, por krijojnë angazhim të lartë.
Shembull: Testet e Growth Pilots për mbjelljen e angazhimit
Në eksperimentet e bëra nga Growth Pilots për tre nga klientët e tyre u panë përmirësime për çdo metrikë, me rritjen e CTR-ve (click-through rate, sa është klikuar) dhe rënien e CPC-ve (cost per click, kostoja për klik) e CPA-ve (cost per acquisition, kostoja e fitimit).
Strategjia #7: Ripublikimi në Medium
Ti punon shumë për të përgatitur kontent të mirë. Ti e shpërndan tek audienca nëpërmjet disa kanaleve, përfshirë blogun, rrjetet sociale dhe fushatat e email-eve, por përmbajtja shkon te njerëz që janë tashmë të angazhur me markën tuaj. Për të arritur përdorues të rinj, provo Medium.
Medium është një platformë blogimi me miliona përdorues. Mijëra kompani ripublikojnë kontentin e blogut të tyre në të. P.S. Google nuk të penalizon për kontent të dublikuar, Medium të lejon t’i shtosh një canonical tag postimeve që eliminon këtë problem, plus të gjitha backlinks shkojnë te postimi origjinal.
Shembull: Travel & Leisure publikon në Medium
Ka aq shumë mundësi për të zbuluar kontent në Medium, dhe kur lexuesit intrigohen nga çfarë fushata thotë, ato vizitojnë faqen për më shumë informacione. Është një mundësi për të testuar strategjinë e fitimit të përdoruesve dhe për të parë nëse mund t’i konvertoni më shumë njerëz në klientë besnikë. Shiko Travel & Leisure në Medium për inspirim.
Duam të dëgjojmë nga ti: Cilën nga këto strategji ke përdorur dhe sa fitimprurëse ka qenë?
Adaptuar nga Taboola
Një strategji promovimi është thelbësore për pozicionimin e markës tuaj në treg, duke i bërë njerëzit të vetëdijshëm për produktet ose shërbimet që ju ofroni dhe se si ata mund të përfitojnë duke ju zgjedhur ju. Por me kaq shumë marka që ofrojnë produkte ose shërbime të ngjashme si ju, teknikat tuaja promovuese mund të […]
Reklamimi është një aspekt i marketingut. Ndërsa marketingu është qasja e përgjithshme për të folur me klientët për markën tuaj, reklamimi është zakonisht një formë e paguar e mesazheve e krijuar për të çuar në shitje. Reklamimi mund të jetë afatshkurtër për një promovim të veçantë ose i vazhdueshëm, por zakonisht kërkon një investim financiar. […]
Të gjithë i kemi sytë e kthyer nga lajmet dhe njoftimet më të fundit në lidhje me shpërthimin e pandemisë së koronavirusit.
Në çdo koorporatë, biznese të mëdha apo të vogla, struktura e ekipit të shitjes është i rëndësishëm si formohet dhe organizimi i punës mes pjestarëve të ekipit. Nëse deri më tani, struktura e grupit që kompania juaj ka përdorur ka ecur për mrekulli por ditët e fundit shitjet kanë filluar të kenë rënie, atëhere është […]
Marketierët parashikojnë se do të përdorin më shumë kontent të natyrave dhe formateve të ndryshme në vitin 2020, sipas studimit më të fundit të World Media Group.
Thonë që për të pasur sukses duhet të jesh gjithmonë një hap përpara dhe kjo është mëse e vërtetë, sidomos kur bëhet fjalë për ata që i përkasin botës së marketingut online.
Vëmendja e konsumatorëve është zhvendosur pothuajse “totalisht” drejt mediave dixhitale dhe është pikërisht ky orientim që po vë theksin çdo ditë e më shumë te reklamat native.
Edhe pse industria po adopton mjete dhe teknologji të reja, shumë kompani i qëndrojnë strikte rregullave të tyre të çdo viti.
Në muajin Ndërkombëtar të Kancerit të Gjirit, Boost i bashkohet thirrjes ndërgjegjësuese në mbështetje të çdo gruaje që po lufton fort.
80% e kohës së një marketieri duhet shpenzuar duke shpërndarë kontentin.