Ndërto marketing efektiv B2B nëpërmjet email

Me gjithë inovacionet që ndihmojnë kompanitë të krijojnë marrëdhënie me konsumatorët, email mbetet një komponent kritik i strategjive marketing B2B. Me gjenerimin e 38$ për çdo 1$ të shpenzuar, ai renditet ndër kanalet më të mirë për kthimin e investimit (ROI).

Pyetja është, a je duke e shfrytëzuar fuqinë e email?

Nëse po mendon ta integrosh atë në strategjinë miks, këto janë pesë këshilla për krijimin e fushatave që sjellin rezultate:

#1 Merr vëmendjen e lexuesve që te subjekti

Në luftën për vëmendje të limituar, të dallosh në një inbox të mbingarkuar është e vështirë. Një nga mënyrat për të pasur vëmendje është me anë të një subjekti goditës. Në fakt, 35% e marrësve e hapin një email vetëm nga subjekti që ai ka.

Përdor këto mënyra për të krijuar subjektin:

  • Shkruaj një subjekt të përmbledhur, maksimumi 50 karaktere
  • Krijo një sens urgjence me fraza sensitive
  • Përdor numra dhe emojis për t’u dalluar 🙂
  • Bëj një pyetje që nxit kuriozitetin

#2 Mbaj një listë të pastër email-esh

Një listë e pastër nënkupton që duhet të heqësh abonentët e papërshtatshëm nga lista, pra ato që nuk hapin asnjëherë email-et dhe nuk kanë interes. Përpara se ti largosh, konsidero një fushatë për ri-abonime. Kërkimi i një shansi tjetër i jep mundësinë abonentëve të paangazhuar të vendosin nëse duan akoma të marrin përditësime. Pagesat për shërbimet cilësore të dërgimit të email-eve si MailChimp shpesh varen nga madhësia e listës tënde. Për të mundësuar një listë cilësore, mbaj ata që ndërveprojnë sadopak dhe planifiko herë pas here pastrimin e listës. Më mirë 10 veta që lexojnë dhe ndërveprojnë me email-et e tu, sesa 100 që nuk i hapin kurrë.

grafike per fushate email te suksesshme

#3 Përcakto kohën optimale të dërgimit të email-eve

Studimet kanë treguar se e marta është dita magjike për të dërguar email. Gjithsesi, nuk ka një zgjidhje të njëjtë për të gjithë. Gjurmimi i metrikëve është mënyra më efektive për të zbuluar kohën më të mirë. Testo ditë dhe kohë të ndryshme dhe shih kur hapen më shumë email-et e tu. P.S. Nëse nuk ke kohë për testime, shumë shërbime email (ESP) ofrojnë optimizimin e kohës së dërgimit.

#4 Përpiqu të arrish një veprim nga marrësi i email-it

Edhe nëse po kërkon të sigurosh një telefonatë apo të rrisësh rregjistrimet për një event, qëllimi universal i email-eve B2B është t’i bëjnë marrësit të ndërmarrin një veprim. Kjo realizohet me anë të link/butonit call-to-action (CTA). Inkorporimi i shumë CTA-ve brenda një teksti është gabim, ato mund ta shpërqëndrojnë marrësin. Headspace, aplikacioni i meditimit, bën një punë shum të mirë duke i mbajtur gjërat e thjeshta. Ato përdorin vetëm një CTA në fund për të shtyrë përdoruesit të japin feedback.

#5 Segmento audiencën e synuar

Në ditët e sotme, me shumë të dhëna dhe mjete në duar, segmentimi i audiencës në nivel individual është më i thjeshtë se kurrë. Sipas MailChimp, fushatat e segmentimit rezultuan më të suksesshmet, 75% e marrësve hapin një email të personalizuar. Strava mundëson personalizime dhe përdor të dhënat për të komunikuar me audiencën. Ata dërgojnë një email në fund të vitit që tregon sa aktivitete ke bërë, sa km ke vrapuar, sa hapa ke ecur etj, i cili mirëpritet nga marrësit.

Një fushatë e mirëmenduar marketingu me email-e mund të bëjë mrekulli! Me implementimin e këshillave të mësipërme, do tejkalosh rrëmujën e inbox-eve, teksa dërgon mesazhin tënd te njerëzit e duhur, në kohën e duhur, dhe arrin rezultatet e dëshiruara.

Adaptuar nga Outbrain.

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!