Shumë energji shpenzohet për të gjetur strategji të zgjuara për të krijuar përmbajtje për klientët e tu apo kompaninë ku punon. Krijimi i kontentit të mirë është vetëm fillimi. Është e pamundur të dallosh rezultate pa perfeksionuar mënyrën e shpërndarjes së përmbajtjes.
Reklamimi online
- Rrjetet e zbulimit të kontentit– Nëse dëshiron t’i japësh klientëve sigurinë që përmbajtja e tyre do arrijë një X numër njerëzish me Y klikime për Z lekë, një platformë e mirë e shpërndarjes së përmbajtjeve si Boostduhet të jetë në krye të kategorisë me pagesë.
- Përmbajtje të sponsorizuara– formë e reklamimit nativ që shfaqet në një publikim online.
- Google Ads– kategoria më e përdorur për promovimin e përmbajtjeve të paguara.
- Facebook ads– Facebook ka një audiencë masive dhe kjo për shumë arsye- targetimi, efiçenca, fleksibiliteti etj. Gjithashtu, mund të provosh Instagram ads, Pinterest ads, dhe LinkedIn ads.
- Reklama të ritargetuara.
Marketingu i kontentit me influencues
- Influencues i paguar Sipas një studimi të vitit 2017, pritet që kjo formë marketingu në vitin 2020 të kapi vlerën 101 miliard dollarë. Kështu nëse do të publikosh përmbajtjen e një libri gatimi, mund të duhet të paguash një food blogger. Nëse ke për të shpërndarë një guidë mode, ekziston një numër i madh blogerëshdhe influencuesish në Instagram, idealë për të ndihmuar të zgjerosh rrjetin tënd ose të klientëve të tu.
- Influencues organik Ky lloj marketingu është PR person-me-person. Investo kohë dhe përpjekje për të ndërtuar marrëdhënie reale me influencues, ekspertiza e të cilëve vjen nga historiku i tyre. Mund të “shpërblehesh” mes përmendjes, rekomandimeve dhe përkrahjes nga to.
- Përditësimi i email-eve– Ndoshta mënyra më e thjeshtë dhe më e lirë për të shpërndarë përmbajtjen është të njoftosh personat e abonuar kur publikon diçka të re. Kjo mund të arrihet lehtë me shumicën e platformave të automatizuara të marketingut të email-eve.
- Buletin informativ (Newsletters) – Shpërndarja nëpërmjet email-it mund të përfshijë edhe dërgimin e email-eve newsletters. Ki parasysh çfarë ke publikuar, tematikat dhe pikat kryesore gjatë periudhave kohore specifike.
- Firmat në email (Email signatures) – Një mënyrë fantastike e thjeshtë për shpërndarjen e kontentit të ri është nëpërmjet firmës në fund të email-it. Sugjeroji klientëve të përditësojnë firmat e tyre në email me postimet më të fundit.
Faqja web dhe blogu
Ka shumë mënyra për të promovuar përmbajtjen e klientëve tuaj në blogun dhe faqen e tyre web.
- Sidebar– A ka kompania një sidebar? Ai mund të jetë vendi ideal për të prezantuar përmbajtjet me kategori, postimet e fundit, postimet më të shikuara etj.
- CTA në postimet dhe faqet tuaja- Promovo përmbajtje të ngjashme në postime. Kjo mund të realizohet me grafikë, me link të thjeshtë ose me butona specifikë.
- Plugins falas si Disqus e bëjnë më të thjeshtë lidhjen e website me postime dhe faqe të tjera shtesë.
Mundësi të fituara
Ku mund ta shpërndash tjetër përmbajtjen përveçse në rrjetet sociale, kanalet që disponon dhe ato që paguan? Kjo pyetje ka më shumë përgjigje nga ç’mund të mendosh:
- Guest posts– Blogimi i “të ftuarve” është një nga mënyrat më autentike për të promovuar markën. Fto persona të fushës për të shkruar rreth eksperiencave të tyre në blogun tënd.
- Platforma të publikimit online si Medium, HubPages, Listly, LinkedIn, Pulse dhe të tjerë janë faqe ku anëtarët mund të publikojnë apo ripublikojnë përmbajtjen lehtësisht- pa nevojën e editorëve.
- Grupe në rrjete sociale – LinkedIn dhe Facebook japin mundësinë të krijosh grupe rreth çështjeve të ndryshme. Ato që janë aktiv dhe që kanë të njëjtën fushë interesi janë kandidatët primarë për të ndarë informacionin. P.S. Provo edhe Quora dhe Reddit.
- Eventet Në shumë evente përdoren përmbajtje të printuara të mëdha apo të vogla që i shpërndahen pjesëmarrëve të cilët regjistrohen.
Social media
Së fundmi, të gjithë kanë nevojë të fitojnë hapësira ekskluzive për rrjetet sociale.
- Automatizo në përputhje me rrethanat. Nëse promovon të njëjtën përmbajtje vazhdimisht, mikso postimet me shkrime dhe imazhe të ndryshme.
- #Hashtags janë një nga kanalet më popullore, shpenzo pak kohë për të kuptuar si funksionojnë.
- Inkurajo shpërndarjen Për ta bërë të thjeshtë procesin e shpërndarjes: përdor plugins si Kliko për ta ndarë ose “Click to Tweet”, sugjeroji lexuesve të ndajnë artikujt e tu me miqtë dhe falendero shpërndarësit.
Qëndro autentik
Jo e gjithë përmbajtja duhet të jetë promocion dhe PR. Puno për të krijuar një markë që është transparente dhe që frymëzon kontent autentik.
Adaptuar nga Taboola
Një strategji promovimi është thelbësore për pozicionimin e markës tuaj në treg, duke i bërë njerëzit të vetëdijshëm për produktet ose shërbimet që ju ofroni dhe se si ata mund të përfitojnë duke ju zgjedhur ju. Por me kaq shumë marka që ofrojnë produkte ose shërbime të ngjashme si ju, teknikat tuaja promovuese mund të […]
Reklamimi është një aspekt i marketingut. Ndërsa marketingu është qasja e përgjithshme për të folur me klientët për markën tuaj, reklamimi është zakonisht një formë e paguar e mesazheve e krijuar për të çuar në shitje. Reklamimi mund të jetë afatshkurtër për një promovim të veçantë ose i vazhdueshëm, por zakonisht kërkon një investim financiar. […]
Të gjithë i kemi sytë e kthyer nga lajmet dhe njoftimet më të fundit në lidhje me shpërthimin e pandemisë së koronavirusit.
Në çdo koorporatë, biznese të mëdha apo të vogla, struktura e ekipit të shitjes është i rëndësishëm si formohet dhe organizimi i punës mes pjestarëve të ekipit. Nëse deri më tani, struktura e grupit që kompania juaj ka përdorur ka ecur për mrekulli por ditët e fundit shitjet kanë filluar të kenë rënie, atëhere është […]
Marketierët parashikojnë se do të përdorin më shumë kontent të natyrave dhe formateve të ndryshme në vitin 2020, sipas studimit më të fundit të World Media Group.
Thonë që për të pasur sukses duhet të jesh gjithmonë një hap përpara dhe kjo është mëse e vërtetë, sidomos kur bëhet fjalë për ata që i përkasin botës së marketingut online.
Vëmendja e konsumatorëve është zhvendosur pothuajse “totalisht” drejt mediave dixhitale dhe është pikërisht ky orientim që po vë theksin çdo ditë e më shumë te reklamat native.
Edhe pse industria po adopton mjete dhe teknologji të reja, shumë kompani i qëndrojnë strikte rregullave të tyre të çdo viti.
Në muajin Ndërkombëtar të Kancerit të Gjirit, Boost i bashkohet thirrjes ndërgjegjësuese në mbështetje të çdo gruaje që po lufton fort.
80% e kohës së një marketieri duhet shpenzuar duke shpërndarë kontentin.