Faktorë kritikë për të implementuar strategjitë për fitimin e konsumatorëve

Nëse norma e fitimit të konsumatorëve nuk është në nivelet që dëshiron, mund të jetë koha për një ndryshim. Një ndër shprehjet e preferuara të menaxherëve të marketingut në agjenci të klasit botëror është: “You don’t have to reinvent the wheel.” Rrota është shpikja që ka avancuar më shumë njerëzimin, por nuk ke pse të përpiqesh ta “rishpikësh” sa herë të jepet një detyrë. Mund të përdorësh strategji që janë provuar tashmë si të suksesshme. Ne folëm për 7 strategji për të rifreskuar marketingun dhe për të shtuar klientët:

  1. Mundësitë për Co-Marketing
  2. Optimizimi i CTA-së
  3. Ridërgimi i fushatave të email të pahapur
  4. Reklamat native
  5. Fushatat me influencues
  6. Përdorimi i CPC në reklamat e Facebook
  7. Ripublikimi në Medium
two people drawing on whiteboard by Kaleidico on Unsplash

Por si mund të dimë cila nga këto strategji është ajo që duhet të testojmë për kompaninë tonë?

  • Merr frymëzim nga markat e mëdha. Nëse një strategji e përdorur të inspiron, aplikoje atë tek audienca jote. Duhet treguar kujdes që strategjia të ndryshohet në varësi të produkteve, kanaleve ku do përdoret, etj.
  • Ke buxhet të limituar? Nëse po, duhet të përpiqesh të mbash të ulëta kostot e fitimit të konsumatorëve. Këtë mund ta bësh duke implementuar strategji që nuk kushtojnë para dhe kohë. Ato mund të jenë ridërgimi i fushatave të email-eve apo testimet A/B të CTA-ve.
  • Mos qëndro vetëm! Në artikullin mbi strategjitë e rifreskimit të marketingut, ne folëm për suksesin e bashkëpunimit të Airbnb me Flipboard. 39,000,000 përshtypje dhe 29000 ndjekës të rinj për to! Bashkëpunimi me kompani të tjera ndihmon të arrish audienca më të mëdha, thjeshton punën si dhe është më kosto-efektive.
  • Ekperimento me strategji të paguara. Provo postimet e errëta të Facebook apo fushatat me influencues, fillimisht me norma të vogla. Nëse sheh rezultate, rrit normat.
  • Gjithmonë ndiq rezultatet. Nëse ke të dhëna historike ku të mbështetesh, kjo do të ndihmojë të masësh strategjitë, cilat kanë qenë më të suksesshmet dhe duhen përsëritur.

Konsumatorët po presin t’i gjeni dhe t’i joshni nëpërmjet fushatave të mira. Përdorni kreativitetin dhe testoni disa nga këto strategji sa më shpejt për të rritur biznesin tuaj!

Adaptuar nga Taboola

October 11, 2019

Në muajin Ndërkombëtar të Kancerit të Gjirit, Boost i bashkohet thirrjes ndërgjegjësuese në mbështetje të çdo gruaje që po lufton fort.

October 1, 2019

80% e kohës së një marketieri duhet shpenzuar duke shpërndarë kontentin.

September 27, 2019

CEO, liderë dhe specialistë të fushës tregojnë sekretet dhe çfarë kanë mësuar gjatë karrierës.

September 26, 2019

Audienca juaj do e ketë të pamundur mos të klikojë për të lexuar më shumë.

September 25, 2019

I kishit hasur më parë këto fakte interesante?

September 23, 2019

CTR afekton suksesin si për publikuesit, si për reklamuesit. Si mund të siguroheni që fushata juaj do arrijë një CTR të lartë?

September 18, 2019

Marketingu i kontentit kushton 63% më pak sesa ai tradicional dhe 3-fishon leads. Ja disa nga gabimet që bëhen më shpesh te marketingu i kontentit.

September 16, 2019

Çfarë duhet të kërkoni në një agjenci për të pasur një bashkëpunim të frytshëm?

September 11, 2019

Faqet prezantuese (landing pages) përdoren nga marketierë në të gjithë botën për të rritur shitjet dhe suksesin e bizneseve. Ja si të ktheni vizitorët në klientë besnikë.

September 6, 2019

Një përzierje e trendeve të fundit me konceptet tradicionale që i kanë rezistuar kohës është kombinimi ideal për fushata. Disa këshilla për të ndezur kreativitetin tuaj.