Erdhi vera: Praktikat më të mira marketing për agjencitë turistike

Përveç festave të fundvitit, periudha e pushimeve verore është padyshim ndër më të preferuarat. Në këtë artikull kemi studiuar planifikimin dhe ekzekutimin e strategjive të marketingut dixhital në industrinë e udhëtimeve. Shih më poshtë këshillat tona për të ndërtuar fushatat më të mira.

Nga reklamat me video te kontenti i sponsorizuar, ne shohim strategji që performojnë mirë pavarësisht kategorisë. Për fushatat video, fokusohu te veprimet specifike, ndërsa për përmbajtje të sponsorizuara dhe reklama në rrjete sociale, ngjyrat e fotot janë më të rëndësishme për performancë të lartë.

Fushatat e videove: subjekt në lëvizje

Aktivitetet fizike sjellin performancë më të mirë në fushatat me video. Ky është një lajm shumë i mirë për marketierët e udhëtimeve, që e kanë të thjeshtë ti mbajnë subjektet e videove në lëvizje në vende të bukura. Ne analizuam 2000 fushatat më të mira në web bazuar te shikueshmëria dhe norma e përmbushjes (completion rate). Përtej kreativitetit, ja mënyrat sesi një video mund të shkëlqejë:

  • Realizo video të gjata nga 15 sekonda-1 minutë.
  • Përfshij logon e kompanisë/agjencisë.
  • Shto titra- 85% e videove në Facebook shihen pa zë, prandaj sigurohu që të shtosh tekst.
  • Vendos CTA (thirrje për veprim) të fuqishme.

Kontenti i sponsorizuar: përdor imazhe me cilësi të lartë dhe me ngjyra të ndezura

Imazhet që kanë normën më të lartë të klikimit (CTR) për markat e udhëtimit janë ato me shumë ngjyra, jo ato bardh e zi. Fotot nga afër performojnë më mirë se ato nga larg. Gjithashtu, preferohen imazhet me ilustrime në krahasim me fotot.

Po fjalët kyçe? Në kontentin e sponsorizuar dhe kreativ: “e rrezikshme”, “destinacion”, dhe “bota” mund ta rrisin normën e CTR-së me më shumë se 101%!

Targetimi: konsumatorët duan kontent rreth udhëtimeve të martave dhe të enjteve

Përdor platforma si Booking dhe Airbnb për të parë opsionet që ofrohen. Gjithashtu fokusohu të gjesh kohën më të mirë kur klientët janë online “gati për pushime”. Çuditërisht, ka më shumë prej tyre në ditën e martë dhe të enjte. Edhe pse po flasim për verën, duhet patur parasysh që muaji dhjetor të jetë fokus i madh për marketierët e udhëtimeve. Shpesh pushimet verore prenotohen muaj më parë.

Së fundmi, pak frymëzim

Adaptuar nga Taboola

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!