Strategjitë më të mira të marketingut për universitetet

Viti i ri shkollor po afron. Sipas një kërkimi të The Guardian, universitetet po shpenzojnë miliona dollarë për marketingun për të tërhequr studentë. University of Central Lancashire ka mbajtur rekordin e shpenzimeve vitin e kaluar akademik: 3.4 milion paund.¹ Të gjithë ne po përpiqemi të shijojmë verën në maksimum. Gjithsesi, kjo nuk i ndalon studentët të mendojnë për të ardhmen e tyre dhe rrjedhimisht as strategjitë e marketierëve.

Si mund të përputhni programet akademike të shkollës me kërkesën e tregut dhe dëshirat e studentëve?

Marketingu dixhital mund të gjenerojë edhe interes, edhe aplikime. Me resurset e duhura ju mund të shtoni shikueshmërinë dhe prezencën online të shkollës.

Marketingu i kontentit

Universiteti John Cabot është themeluar në 1972 dhe ka studentë nga 70 shtete. Ky universitet është ndër të shumtit që kanë provuar marketingun dixhital për të shtuar regjistrimet. Me një strategji të konsoliduar marketingu, edhe numrat tuaj mund të duken kështu:

  • 101% rritje referimesh nga faqja juaj web
  • 300% rritje aplikimesh te universiteti nga rrjetet sociale.²

Në rastin e shkollave dhe universiteteve, sasia e informacionit që mund të ofrohet është e bollshme. Kontenti i marketingut është mënyra më e mirë për tu “mburrur” me njohuritë tuaja.

  • Një profesor ka me pasion një temë të caktuar të lëndës?
  • Festë studentore?
  • Kampusi i shkollës është pika juaj e fortë?
  • Një student ka dëshirë të tregojë si ka zgjedhur degën e studimit?

Vlerësoni këto mundësi të arta për të treguar vlerën unike të shkollës. Sidomos nëse keni histori suksesi të ish-studentëve tuaj dhe punësimit të tyre, informacione të ngjashme janë tepër të kërkuara dhe të lexuara nga studentët potencialë.

Faktorët kyç të fushatave

Si mund të siguroheni që përpjekjet tuaja të marketingut të mos shkojnë dëm? Optimizim, optimizim, optimizim! P.sh. përsa i përket kontentit në lidhje me edukimin, kontenti në celular sjell norma më të larta klikimi. E keni parasysh shprehjen “Një pikturë vlen sa një mijë fjalë”? Epo, imazhet që përdorni mund t’ju ndihmojnë të përcillni mesazhin që dëshironi, ose t’ju pengojnë.

Kërkoni online për fjalët më të kërkuara të fushës. Disa nga keywords më të kërkuara në Shqip janë: universitetet private; universitetet e Tiranës; universitete 2 vjeçare; universitetet që njihen jashtë; shkollë verore; shkollë profesionale etj. Me anë të praktikave SEO, ju mund të rankoni të parët në klasifikimin e faqeve në Google për edukimin.

edukimi universitetet inovacion boost trends

Personalizim i strategjisë

Përcaktoni audiencën tuaj dhe në cilën pikë të hinkës së marketingut ato ndodhen. Disa buyer personas mund të jenë:

  • prindër që kërkojnë universitetin e duhur për fëmijët e tyre
  • studente e huaj që dëshiron të studiojë në Shqipëri
  • një person i punësuar që dëshiron të kryejë studimet part-time
  • student i interesuar për shkencat sociale, por ende i pasigurtë çfarë dëshiron të studiojë.

Gjithashtu, këto buyer personas mund të jenë në stadin e ndërgjegjësimit, konsiderimit ose vendimit. Universitetet e mëdha kanë skuadra me shumë persona që kujdesen për marketingun. Ato mund të krijojnë diçka të veçantë për secilin nga këto grupe, në cilindo stad të hinkës ato të jenë. Ju nuk keni pse ta bëni këtë, thjesht përpiquni të bëni maksimumin me çfarë ju lejon koha dhe resurset. Ju mund të punësoni një agjenci dixhitale për t’ju ndihmuar në këtë aspekt. Lexoni artikullin e mëposhtëm për të mësuar më shumë rreth marketingut të shkollave dhe reklamave native.

Me punësimin e një agjencie dixhitale, National College of Ireland arriti 100% qëllimin e rekrutimit të studentëve. Ato patën 244% më shumë leads³ Ja si:

  • Ato ofruan eksperiencë të personalizuar,
  • Krijuan kontent të ri
  • Aktivë në rrjete sociale
  • Transformuan blogun
  • Zhvilluan një guidë për karrierën e cila gjeneroi shumë interes
  • Përdorën landing pages dhe CTA të zgjuara

UoP, një tjetër universitet që ka provuar fuqinë e marketingut, specifikisht reklamave native, ka arritur 56 milion impressions dhe mbi 57000 klikime në muaj!

Përdorni fuqinë e targetimit, kontentit të mirë dhe edukimit cilësor për të shkëlqyer në strategjinë tuaj të marketingut!


Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!