A e di që njohuritë mbi SEO janë esenciale, jo vetëm për ekspertët e SEO? Si bizneset e mëdha ashtu edhe sipërmarrësit e bizneseve të vogla duhet të dinë sesi SEO punon për faqen e tyre web.
Para së gjithash, gabimi më i madh që një biznes i vogël mund të bëjë është të punësojë një kompani SEO jo cilësore. Po, kjo do të ndihmojë të kursesh para. Por jo, nuk do të sjellë rezultatet e dëshiruara. Edhe nëse po drejton një biznes të suksesshëm dhe je duke punuar me ekspertët më të mirë të SEO, nuk dëshiron të dish ekzaktësisht se për çfarë po paguan?
Bëhu gati të mësosh praktikat më të mira SEO që rrisin renditjen te motorrët e kërkimit.
Si funksionon kërkimi?
Le të fillojmë me funksionet bazë. Përpara se të fillosh optimizimin duhet të dish sesi faqja web rankohet në Google dhe në motorrët e kërkimit:
- Crawling: Në fazën e parë, crawlers e kërkimit gjejnë faqen tënde ose të gjithë faqet e reja dhe mbledhin të dhënat e nevojshme. Këto robotë skanojnë faqet dhe ndjekin link-e që përmbajnë të njëjtën metodë që përdoruesit kanë. P.S. Kontente të ndryshme kanë prioritete të ndryshme për crawlers.
- Indeksimi. Koha e kërkuar për këtë veprim varion nga 2 ditë deri në 2 muaj. Në këtë fazë, robotët analizojnë të dhëna që ato marrin nga faqja jote dhe e regjistrojnë atë në databazën e motorrit të kërkimit.
- Renditja. Ky është procesi i renditjes së faqeve web në rend zbritës nga rëndësia kur dikush kërkon një frazë apo produkt në Google.
Për të përmirësuar indeksimin, duhet optimizuar faqja web. Ja cilët janë faktorët më të rëndësishëm të renditjes:
- Përdorimi i fjalëve kyçe
- Sjellja e përdoruesit, veçanërisht koha që harxhon në faqe
- Shpejtësia e faqes
- Optimizimi i elementëve vizualë
- Struktura e faqes
- Besueshmëria e link-eve të brendshëm
- Cilësia e link-eve të jashtëm
- Thjeshtësia e përdorimit në celular
Është sfiduese të kontrollosh të gjitha kërkesat e motorrëve të kërkimit pa një guidë të vendosur. Cilët janë hapat më të rëndësishëm për një SEO të suksesshme?
Krijimi i llogarisë Google Analytics
Duke qenë se optimizimi është i pamundur pa analiza, duhet të përdorësh mjete SEO të ndryshme. Këto do të ndihmojnë të kuptosh të dhënat e faqes tënde web, si trafikun dhe bisedat, për të zbuluar fuqitë dhe dobësitë e faqes. Hapi i parë pas krijimit të faqes web duhet të jetë hapja e llogarisë Google Analytics. Ky shërbim do të mundësojë të gjitha statistikat e faqes web që do të duhen në udhëtimin tënd të gjatë të marketingut online.
Kërkimi i fjalëve kyçe
Fjalët kyçe janë ndër faktorët më kryesorë, kanë impakt direkt në mënyrën sesi faqja do renditet në rezultatet e kërkimit. Këto janë fjalë ose fraza që njerëzit përdorin për të kërkuar një produkt, shërbim apo informacion. Nuk është aq e thjeshtë sa duket. Ti mund të jesh ekspert në një fushë të caktuar, por klientët e tu ndoshta jo. Ato mund të përdorin fjalë kyçe që as të shkon mendja.
Këto janë disa këshillat për të gjetur fjalë kyçe të suksesshme:
- Brainstorm Mendo për fjalët dhe kombinimet e fjalëve që përshkruajnë më mirë shërbimin që ti ofron.
- Përdor mjetet e kërkimit për fjalët kyçe siAhrefs, SEMrush, Serpstat apo Moz. Vendos një nga fjalët me të cilët do të hyje ti në faqen e kërkimit dhe do shfaqen të gjitha sugjerimet.
- Vendos qëllime të qarta. Nëse po shet një produkt, fokusohu te frazat me qëllime komerciale, ka më shumë mundësi të të çojnë te klientët potencialë.
- Konsidero volumin dhe nivelin e vështirësisë së fjalëve kyce. Sfida më e madhe është të gjesh fjalë kyçe me volum të lartë, niveli i vështirësisë së keywords nuk është aq i lartë. Mënyra më e mirë për këtë janë fjalët e gjata. Fjalët kyçe të gjata janë shprehje me dy-tre fjalë. Ato përdoren nga njerëz që kanë kërkesa më specifike- “tortë” kundrejt fjalës kyçe të gjatë “tortë vegane ditëlindje me çokollatë.”

Investigimi i audiencës së targetuar
Kur vendos të lancosh një faqe web të re apo të optimizosh një ekzistuese, është e rëndësishme të gjesh cila është audienca e faqes. Kjo do të ndihmojë të rrisësh conversion rate, sepse do jesh më i aftë për të gjetur njerëzit që janë tashmë të interesuar për atë që ti ofron. Targetimet më të zakonshme demografike përfshijnë:
- Mosha
- Gjinia
- Vendodhja
- Gjuha
- Interesat
- Profesioni
Kujdes, ka një diferencë të madhe midis të diturit se cilët janë vizitorët e tu dhe të supozuarit që i njeh. Kontrollo audiencën. Nëse ke tashmë një llogari në Google Analytics, atëherë identifikimi i audiencës do jetë shumë i thjeshtë. Në folderin Audiencë, do të gjesh të dhëna mbi demografinë e vizitorëve të faqes.
Analiza e konkurrentëve
Neglizhimi i kësaj pjese të procesit të SEO shkakton humbjen e një mundësie shumë të mirë për të evituar gabimet në të ardhmen, ose siç thuhet në shqip për t’i dalë punës para. Analizimi i konkurrencës ndihmon të:
- Kuptosh situatën aktuale të tregut specifik
- Zbulosh në cilat fusha duhet të zgjerohesh për të tejkaluar konkurrentët
- Dish strategjitë më të suksesshme që rivalët po përdorin
- Identifikosh strategjitë që konkurrentët nuk përdorin ose po anashkalojnë
Kur ke mirë-përcaktuar cilët janë lojtarët e tregut, duhet të bësh një analizë konkurrence sipas hapave të mëposhtëm:
- Identifiko burimet e trafikut të tyre. SimilarWeb është shumë i përshtatshëm për këtë qëllim
- Zbulo fjalët kyçe që ato përdorin
- Analizo back links që ato marrin
- Konsidero strukturën e faqes së tyre
- Audito meta tags dhe kontentin që ata kanë

Optimizimi teknik
Ky është hapi më i rëndësishëm nëse do të shpejtosh procesin e indeksimit të faqes tënde web. Auditimi i SEO teknik do të ndihmojë të vendosësh një themel për renditje të mirë. Këto janë faktorët që duhet të konsiderosh kur optimizon faqen web teknikisht:
- Shpejtësia e faqes. Nëse duhet të krijosh një dizajn të mirë dhe të shtosh imazhe, video ose dokumente, ki parasysh se këto ndikojnë shpejtësinë e faqes. Koha e kërkuar për tu hapur faqja është një nga faktorët kryesorë jo vetëm për crawlers, por edhe për eksperiencën e vizitorëve në faqe- njerëzit nuk do të presin gjatë që faqja të hapet. Përdor Google’s PageSpeed Insight për të monitoruar shpejtësinë e faqes web. P.S. Mos harro të analizosh shpejtësinë e versionit mobile.
- Arkitektura e faqes. Mundëso një strukturë të qartë të faqes web që kërkimi robotik ta kuptojë lehtësisht gjatë crawl.
- File robots.txt. Kjo dosje duhet të përmbajë orientime për robotët e kërkimit. Krijo këtë dosje në mënyrë që crawl të mos shkojnë në faqe ku nuk duhet të indeksohen.
- Sitemap. Me këtë dosje mundëson një strukturë të qartë të faqes për të theksuar elementët e saj kyç për motorrët e kërkimit.
- Kontete të grupuara logjikisht. Për shembull, nëse zotëron një faqe dyqani online, gjithmonë grupo produktet në kategori.
- Struktura URL. Një URL cilësore mund të përfaqësojë hierarkinë e grupimit logjik të faqes tënde web. Ajo i ndihmon motorrët e kërkimit të kuptojnë më mirë strukturën e faqes.
- Linket e brendshme.Link-e të tilla janë kryesore për të përmirësuar shikueshmërinë e postimeve më të vjetra kur ato lidhen me artikujt e rinj bazuar te tema që trajtojnë. Nëse i lidh faqet me një kategori, përdoruesit do të jenë të gatshëm të kalojnë nga një postim në tjetrin, duke rritur kohën e kaluar në faqen tënde web.
- Elimino kontentin që përsëritet. Kontrollo nëse faqja jote web përmban faqe me përmbajtje të ngjashme, përpiqu t’i rrallosh apo t’i fshish ato. P.S. Mund të përdorësh Siteliner për këtë qëllim.
Kodet e statuseve status codes
Një faqe kthen kodet e statuseve për një kërkesë të përdoruesit. Nuk ke pse të dish të gjithë kodet e statuseve, por këtu janë më të rëndësishmit:
- 200: OK. Kërkesa ishte e suksesshme.
- 301: Faqja ka lëvizur. Përdoruesi dërgohet në një faqe tjetër.
- 302: Faqja ka lëvizur përkohësisht.
- 404: Nuk gjendet. Server nuk ka gjetur asnjë faqe që përkon me kërkimin tuaj.
- 500: Gabim i brendshëm i serverit. Serveri nuk mund të përmbushë kërkesën, sepse disa kushte të papritura kanë ngjarë.
- 503: Shërbimi i padisponueshëm. Serveri nuk mund t’ju përgjigjet aktualisht dhe mund ta pyesni më vonë.
Gabimet 404, 500 dhe 503 mund të ndikojnë shumë keq në faqe, kështu që sigurohu që ke kontrolluar parametrat e serverit dhe ke hequr linke-t që të çojnë te to.
Këto janë faktorët kryesorë që duhen optimizuar, por ka dhe të tjerë që duhen konsideruar si meta tags, imazhet, versionet për celularë etj.
Përdor Serpstat Site Audit për të gjetur gabimet teknike që mund të kesh bërë dhe zbulo sesi t’i rregullosh. Thjesht krijo një projekt për domain-in tënd, kliko Start Audit, dhe prit për rezultatet. Good luck!
Ndërtimi i E-A-T
Çfarë është E-A-T? Shkurtimi është për Ekspertizë, Autoritet dhe Besueshmëri (Trustworthiness). Lexo më shumë për E-A-T: Sekreti i një faqeje të suksesshme.
Vlerësimi i rezultateve
Me Google Analytics mund të gjurmosh numrin e përdoruesve, shikueshmërinë e faqes, performancën në varësi të qëllimeve etj. Për aq kohë sa trendet SEO ndryshojnë vazhdimisht, duhet gjithmonë të rishikosh të dhënat analitike, për të gjetur mënyra si t’i optimizosh.
Ka shumë faktorë që ndikojnë suksesin online.
Gjithmonë mbaj mend që megjithëse është e rëndësishme të plotësosh kërkesat e motorrëve të kërkimit, krijimi i një audience që të beson është prioritet.
Sigurohu që faqja jote web nuk është vetëm e pasur me fjalë kyçe dhe e optimizuar teknikisht, por gjithashtu mundëson kontent tërheqës dhe të përditësuar.
Adaptuar nga outbrain
A e dini se 93% e mesazheve reklamuese arrijnë tek audienca e gabuar? Reklamuesit po dërgojnë mesazhe te audiencat e gabuara, të cilat per rrjedhoje mund të nxisin indirekt përdoruesit të bllokojnë, injorojnë ose bezdisen nga reklamat. Për më tepër, mesazhet reklamuese që arrijnë tek përdoruesit e gabuar do të thotë që përmbajtja është e […]
Sot 30% e përdoruesve të internetit përdorin adblocker për të bllokuar reklamat/banera, ndaj reklamuesit duhet të gjejnë mënyra të reja për të arritur audiencat dhe për të shitur produkte. Për shumë marka, reklamat native janë zgjidhja. Studimet tregojnë që deri në fund të vitit 2021, reklamat native do të sigurojnë 74% të të gjitha të […]
Analiza e konkurrencës është një element kryesor i marketingut dixhital. Ajo tregon se si konkurrentët tuaj kanë kaluar sfida të ngjashme të marketingut me tuajat. Për më tepër mësoni çfarë ka funksionuar (dhe çfarë jo) me ta. Analizimi i konkurrentëve tuaj mund t’ju ndihmojë të poziciononi më mirë brenda një fushe specifike. Nëse doni të […]
Kur jeni duke nisur një fushatë marketingu në internet, sfidat me të cilat do të haseni janë të shumta, por kjo vetëm në rast se nuk mësoni disa “truk”- e të vogla, që do t’ju informojnë mbi rrugën e duhur që duhet të ndiqni, për të depërtuar në “sytë” dhe “veshët” e konsumatorëve tuaj tipikë! […]
Rritja e trafikut cilësor të faqes në internet është diçka për të cilën çdo biznes përpiqet, pavarësisht nëse ata sapo fillojnë ose janë të mirë-vendosur. Ka kaq shumë resurse për rritjen e trafikut, kështu që për ata që sapo e kanë nisur, nga të fillojnë? Këtu janë 4 mënyra për të rritur trafikun e faqes […]
Ekziston një arsye kryesore pse videot native kane fituar epërsi ndaj videos së rregullt dhe ja: Videot native nuk janë ndërhyrëse, kështu që nuk e bezdisin audiencën siç bëjnë reklamat e tjera. Reklamat video native synojnë të përputhen me pamjen, ndjesinë dhe website-s në të cilën ato shfaqen. Në 2021, reklamat me video do të […]
Bukuria e vërtetë e marketingut të kontentit qëndron në sa mënyra të ndryshme mund të bëhet, por për ironi të fatit kjo është gjithashtu një nga aspektet më sfiduese të tij. Mënyrat më të mira për të bërë marketing të kontentit fillojnë të gjitha me të kuptuarit e asaj çfarë është marketingu i përmbajtjes dhe […]
Pavarësisht sa të bukura janë landing pages, është shkrimi që bën ndryshimin se me sa efektshmëri një landing page konverton vizitorët. Nga titulli tek thirrja për veprim (CTA), çdo aspekt i shkrimit është thelbësor për t’ju ndihmuar të arrini qëllimin tuaj për të marrë përfitime dhe shitje. Në këtë udhëzues ju do të shikoni si […]
Kur bëhet siç duhet, një fushatë e marketingut të përmbajtjes mund t’iu hapë shumë dyer për të arritur qëllimet tuaja të përgjithshme të marketingut dhe KPI. Ju mund të rritni awarness, madje edhe të bëni shitje, por para se të filloni fushatën dhe të arrini sukses duhet të ndërtoni strategji të caktuara. Bashkimi i të […]
Një strategji e mirë marketingu është thelbësore për çdo biznes. Ajo ju ndihmon të arrini audiencën e synuar dhe të rritni biznesin tuaj në afatgjatë. Kur jeni duke menduar se çfarë strategjie marketingu do të ndiqni në median tuaj sociale duhet të keni parasysh qëllimet dhe ku dëshironi të arrini. Marketingu i kontentit është arti […]