6 elementë të analizës së konkurrencës që i duhen patjetër biznesit tuaj!

digital strategy

Analiza e konkurrencës është një element kryesor i marketingut dixhital. Ajo tregon se si konkurrentët tuaj kanë kaluar sfida të ngjashme të marketingut me tuajat. Për më tepër mësoni çfarë ka funksionuar (dhe çfarë jo) me ta.

Analizimi i konkurrentëve tuaj mund t’ju ndihmojë të poziciononi më mirë brenda një fushe specifike. Nëse doni të maksimizoni marketingun tuaj, kryerja e një analize të konkurrencës është thelbësore. Për më tepër, kjo analizë është e nevojshme sa herë që lançoni një produkt të ri ose hyni në një hapësirë të re të tregut.

Më poshtë, do të lexoni për gjashtë elementë kryesorë të analizës së konkurrencës që do të ndihmojnë biznesin tuaj.

1.Traffic Analysis (Analiza e Trafikut)

Elementi i parë që duhet të shikoni është trafiku në internet dhe si e siguron këtë trafik konkurrenca juaj.

Ju duhet të analizoni trafikun në faqet e internetit të konkurrencës për të zbuluar se sa vizitorë kanë.

Psh.: Vizitorë unikë, kohëzgjatje vizite dhe bounce rate. Gjithashtu mund të shikoni nëse kontenti është interesant për të qëndruar në site. Përveç këtyre, nga analiza kuptoni cili kontent është më i popullarizuar.

Analiza ju tregon se si vizitorët po gjejnë rrugën e tyre në webin e konkurrentëve tuaj.

KËSHILLA: Identifikoni domain-et e burimit (domain source). Ju nevojitet për të marrë vendime se ku duhet të investoni.

Psh.: në motorë kërkimi, rrjete sociale apo tek influencer, duke u bazuar në atë që po funksionon për konkurrentët tuaj.

Një nga gjërat më të rëndësishme që mund të mësoni këtu është se cilat nga faqet e web-it të konkurrencës suaj janë më të popullarizuara.

Për më tepër, analizoni çdo landing page. Mund t’ju tregojë se cilat produkte / shërbime janë më të suksesshme dhe cilat jo. Kjo ju ndihmon të zhvilloni fushatat tuaja.

2.Backlinks

Backlinks ndihmojnë për të rritur rëndësinë e domain-it tuaj. Jo vetëm kaq, por ju përmirësoni rank-un në internet.

Gjithashtu ju mund kryeni një analizë të domain-eve që lidhen me konkurrentët tuaj.

3.Social Medias (Mediat sociale)

Analiza e rrjeteve sociale të konkurrencës suaj është një tjetër pikë kyçe. Filimisht, ju tregon se cilat kanale po përdorin për promovim. Së dyti si po i pozicionojnë produktet/shërbimet e tyre. Dhe së treti, cilat mesazhe janë pritur më të mirë nga audienca e tyre.

Për më tepër ju ndihmon të gjeni boshllëqe në strategjinë e tyre të promovimit, të cilat mund të jenë në favor për markën tuaj.

KËSHILLA: Nëse synoni të njëjtin audiencë me konkurrencën, përqendroni aktivitetet tuaja në kanale që kanë punuar mirë për ta.

4.Keywords (Fjalët kyçe)

Një nga gjërat më të rëndësishme që mund të mësoni nga konkurentët tuaj është se cilat fjalë kyçe (keywords) po përdorin.

Përmbajtja e webit dhe fushatës duhet të përqëndrohet rreth një grupi kryesor të fjalëve kyçe. Përveç të tjerave, kjo do të ndihmojë audiencën tuaj të synuar të gjejë faqen/përmbajtjen tuaj, kur kërkojnë për atë çka ofroni ju.

5.Informacioni i reklamave (Adversing Information)

Analizimi i informacionit reklamues të konkurentëve tuaj mund t’ju kursejë shumë kohë! Si pasojë, informacioni ju ndihmon të poziciononi shërbimet tuaja në mënyrë më efektive.

6.Analiza e kontentit (Content Analysis)

Kur analizoni kontentin e konkurrentëve tuaj, shikoni nëse tema të ngjashme janë një përshtatje e mirë për ju. Gjithashtu, ju mund të kuptoni gjithashtu llojet e kontentit që audienca e tyre pëlqen.

Për më tepër, mos harroni të kontrolloni kontetin e tyre me performancën më të dobët! Për më tepër, provoni dhe analizoni pse nuk rezultoi siç duhej.

KËSHILLA: Analizoni kontentin e konkurrencës për të gjetur mënyrën më të mirë për të diferencuar kontentin tuaj. Gjithsesi, bëni analiza të thella për të gjetur tendencat. Në fjalë të tjera, shikoni çfarë audienca preferon, llojin e kontentit, tipet e analizave, grafikën etj.

Përfundime

Analiza e rregullt e konkurentit tuaj është një domosdoshmëri!

Në konkluzion, është si të shikoni stategjinë e ekipit tjetër, para se të dilni në fushë. Kjo ju mundëson që të zhvilloni fushata që diferencojnë produktet dhe shërbimet. Thekson pikat tuaja të forta dhe ju pozicionon për të fituar kundër konkurrencës.

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!