Të shkruani më bukur? 5 aplikacionet që ju ndihmojnë të krijoni artikuj cilësorë dhe “joshës”

Aftësitë e lindura janë padyshim një aset ekstra përgjatë karrierës juaj, megjithatë, thonë se puna e fortë e mund talentin. Edhe pse ka nga ata që kanë talent fantastik për t’u shprehur, veçanërisht në “letër”, të shkruash mirë dhe të përmirësohesh nga koha në kohë është një nga aftësitë që epoka në të cilën jetojmë e kërkon medoemos.

Në rast se nuk e dinit, edhe kjo është e mundur nëpërmjet disa metodave dhe aplikacioneve! Nuk është për t’u çuditur që tanimë, ka nga një aplikacion për çdo gjë të mundshme.

Si konkretisht?! Më poshtë gjeni 5 mënyra për të përmirësuar mënyrën tuaj të të shkruarit. Metodat e mëposhte janë të dobishme si për ata që janë fillestar, si për ata që kanë eksperiencë. Pjesa më e madhe e këtyre aplikacioneve janë falas dhe të aksesueshme për të gjithë.

  1. Airstory

Me pak rëndësi është se për çfarë po shkruani; për një novelë, një shkrim blogu, një lajm apo një ese, një “copëz” e mirë shkrimi kërkon me patjetër shumë research (punë kërkimore). Megjithatë, puna kërkimore mund ta ngadalësojë procesin e të shkruarit, sidomos nëse në po të njejtën kohë po kërkoni edhe të “google-oni”, edhe të shkruani. Për të përshpejtuar procesin, një nga programet që mund të përdorni është Airstory.

Airstory ju ndihmon të shkruani përmbajtjen tuaj më shpejt, duke vendosur të gjithë informacionin dhe referencat tuaja në një vend. Me versionin falas, “Airstory Research”, mundeni lehtësisht të dalloni pikat kyçe të të gjitha përmbajtjeve të grumbulluara dhe tekstin që do t’ju hyjë në punë ta ruani për ta përdorur në shkrimin tuaj. Mjafton të hapni Airstory dhe të merrni shënimet e ruajtura për t’ja bashkangjitur artikullit. Airstory ju lejon edhe të kopjoni URL-të, imazhe dhe video, të cilat mund t’i etiketoni në mënyrë që t’i gjeni më kollaj atëherë kur t’ju duhen.

Airstory integrohet me një sërë programesh popullore si Google Drive, Google Docs, WordPress, etj. Ndër të tjera, e fundit por jo më pak e rëndësishme, Airstory është falas!

2. Coffitivity

Ata që shkruajnë e dinë se të krijosh, të shijon më tepër me pak nota muzikore. Sipas studimeve, një pjesë e madhe e njerëzve thonë se qetësia totale i shpërqëndron. Por nga ana tjetër, televizori në sfond apo këngët e preferuara ta vështirësojnë mundësinë që të përqëndrohesh. Coffitivity është një nga programet që mund të përdorni, i cili rrit produktivitetin.

Coffitivity është një uebsajt i cili rikrijon “zhurma” të ambienteve të ngjashme me kafenetë. Track-et e përdorura janë të përshtatura me etapa dhe vende të ndryshme, si mëngjesi, dreka apo ambientet universitare. Sipas studimeve, një nivel i moderuar i zhurmës së ambientit ndikon në rritjen e kreativitetit.

3. IsItWP Headline Analyzer

Nëse jeni duke shkruaj për blogun tuaj, atëherë e dini mirë se një titull i mirë është i domosdoshëm nëse dëshironi të tërhiqni vëmendjen e audiencës online. Dihet se një titull i mirë e tërheq lexuesin të klikojë për të parë shkrimin tuaj.

IsltWP Headline Analyzer është falas dhe është një uebsajt i bazuar në metoda që ndihmojnë në krijimin e titujve “të klikueshëm”. Mjafton të vendosni titullin tuaj apo idenë fillestare në hapësirën “title bar” dhe të klikoni “Analyze” (analizo). Ky aplikacion do t’ju japë pikët në total bazuar në balancën mes fjalëve, numrin e fjalëve, fjalët goditëse, emocionet, etj. Një titull i mirë do t’ju ndihmojë të gjeneroni më shumë trafik në sajt-in tuaj, të rrisni shpërndarjet e artikujve, si dhe të keni një rankim më të lartë në rezultatet e kërkimeve.

4. OneLook Reverse Dictionary and Thesaurus

A ju ndodh gjatë kohës që shkruani të keni një fjalë ndër mend, por thjesht nuk po ju kujtohet saktësisht se cila është, në mënyrë që të përkojë me idenë tuaj fikse? Të gjithë atyre që shkruajnë ju ndodh! OneLook Reverse Dictionary and Thesaurus ju ndihmon të gjeni fjalët që dëshironi të përdorni, në një mënyrë tejet të thjeshtë. Nëse keni një fjalë që e përdorni vazhdimisht, ky aplikacion ju ndihmon me sinonime, për të mos rënë në përsëritje. Aplikacioni ju jep një listë më sygjerime të fjalëve të ngjashme.

5. Grammarly

Dhe padyshim, askush nuk dëshiron të lexojë një artikull me gabime drejtëshkrimore! Ndërkohë që Microsoft Word dhe Google Docs do t’ju nënvizojnë fjalët e shkruara gabim, Grammarly bën edhe më tepër se kaq.

Grammarly është program falas që luan rolin e asistentit tuaj, i cili korrigjon në mënyrë direkte fjalët e shkruara gabim nga ju. Pra, gjatë kohës që ju punoni, edhe ai është duke punuar. Ndër të tjera, ai punon kudo që të jeni duke punuar ju – Google Docs, Gmail, Twitter, etj. Versioni Premium ka edhe opsione ekstra, si më poshtë:

  • Kontrollon tonin e mesazheve tuaja
  • Sygjeron fjalë më cilësore
  • Senjalon fjalët e përsëritura
  • Kontrollon stilet dhe zhanret e shkrimit tuaj

Edhe ata me shkrimin më të “hollë” të mundshëm, sërish bëjnë gabime drejtëshkrimore, kjo nga “pengesat” gramatikore të trashëguara që nga vegjëlia, apo qoftë nga shpejtësia. Kështu që pakëz ndihmë nga një apo disa programe të gatshëm, nuk do të ishte keq!

Adaptuar nga customerthink.com

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!