Studim: 2 në 3 konsumatorë i besojnë “reviews” online – Si të keni sasi dhe cilësi të komenteve nga klientët?

Edhe nëse bëhet fjalë për një sajt të rrjeteve sociale, edhe nëse bëhet fjalë për review-të e produkteve të një platforme që shet produkte, sasia dhe cilësia e review-ve online është dëshmuar se ka një impakt të rëndësishëm në momentin që klientët marrin vendimin për të blerë ose jo një produkt. Ajo që duhet të dini patjetër është se klientët janë në dijeni për review-të fallco, sidomos për sajt-e si Amazon, Google Reviews apo TripAdvisor, e po ashtu, janë nuhatës të mirë të komenteve fallco. Në një kohë që nuk mund të bëni asgjë kundrejt konkurentëve tuaj që paguajnë për reviews fake, ajo që mund të bëni është të rrisni sasinë dhe cilësinë e review-ve nga vetë klientët tuaj.

Nxirrni zëra nga klientët tuaj tipikë

Ju duhet t’i kërkoni klientëve tuaj të japin feedback në review-të në sajt dhe në mediat sociale, pasi ata që do ta bëjnë me vullnetin e tyre të plotë nuk do të jenë klientët tuaj të zakonshëm. Studimet kanë treguar se vetëm 1.5% e njerëzve lënë review klientësh dhe ata që e bëjnë, janë të prirur të kenë një blerje të pazakontë, çka do të thotë se i bën ata klientë jo tipikë. Duke inkurajuar të gjithë klientët të lënë reviews, ju do të grumbulloni një numër të lartë komentesh nga klientë tuaj tipikë ose jo, në vend të atyre që do të linin komente me mendjen e tyre. Në këtë mënyrë, ju do të keni një rritje të ndjeshme të cilësisë së review-ve, e cila do të sjellë benefite për klientët tuaj potencialë.

Tërhiqni më shumë review pozitive

Subjektiviteti i review-ve, veçanërisht atyre negative, i bën të duken të pavërteta, por, 2/3 njerëz i marrin review-të online si të vërteta, çka do të thotë se një review i thjeshtë mund të jetë vendimtar përpara se një tjetër klient i juaji të jetë duke zgjedhur për të blerë ose jo. Të dhënat tregojnë se një review e keqe mund të ketë një impakt edhe nëse nuk ekziston një e tillë! Kjo sepse njerëzit, përpos të gjitha komenteve pozitive që mund të lexojnë, janë në kërkim të një komenti negativ për të parë se cilat mund të jenë të metat e këtij produkti.

Së fundmi, është shumë e rëndësishme të kemi një tepricë të vlerësimeve autentike pozitive, për të dominuar peshën e atyre negative. Sipas studimit, njerëzit instiktivisht i shohin review-të nga ekstremi në ekstrem – review-të me pesë yje dhe ato me një yll – pasi në këtë mënyrë janë më të thjeshta për t’u përpunuar, ndaj, të pasurit një numër të lartë të vlerësimeve me pesë yje i tërheq vërtet vëmendjen blerësve potencialë.

Verifikojini review-të tuaja fallco

Review-të fallco janë bërë mjaft të zakonshme, kështu që do të ishte mirë t’i linit klientët tuaj të kuptojnë se review-të tuaja janë të vërteta. Në momentin që do të inkurajoni një klient tuajin për të lënë një review, këto klientë duhet të jenë të markuar “verified” në cilindo sajt që do të komentojnë. Kjo i lejon klientët potencialë të kuptojnë se review-të janë rezultat i blerjeve reale dhe jo fallco. Konsumatorët e vlerësojnë autenticitetin më shumë se çdo gjë gjatë leximit të një review-je, ndaj të dish se një review është e sinqërtë, është një ndihmesë e madhe për të nxitur këdo tjetër të marrë vendimin të rezervojë ose blejë një produkt. Duket si fjalë e thënë përpara syve kur klientët shohin rekomandime nga dikush që e njohin dhe ka lënë pesë yje, e kjo i eklipson komentet “bujare” me pesë yjë, që mund të jenë fake, për shkak se vijnë nga njerëz anonimë.

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!