Një strategji e mirë marketingu është thelbësore për çdo biznes. Ajo ju ndihmon të arrini audiencën e synuar dhe të rritni biznesin tuaj në afatgjatë.
Kur jeni duke menduar se çfarë strategjie marketingu do të ndiqni në median tuaj sociale duhet të keni parasysh qëllimet dhe ku dëshironi të arrini.

Marketingu i kontentit është arti për t’iu ofruar klientëve informacionin e nevojshëm për produktin ose shërbimin tuaj në një mënyrë interesante dhe tërheqëse.
Strategjia 4-1-1 arrin ta bëjë këtë duke e ndarë informacionin në 3 lloje:
- 4 artikuj të cilët përmbajnë informacione nga burime të jashtme.
- 1 artikull origjinal i shkruar nga ju.
- 1 artikull promovues i cili synon shitjen.
Nisni me 4 artikuj që japin informacione interesante me anë të të cilëve klientët potencialë të njihen me përfitimet që mund të marrin nga një shërbim ose produkt i caktuar. Ato do iu ndihmojnë të gjeneroni angazhim dhe të ndërtoni marrëdhënie me klientët. Më pas vazhdoni me një artikull i cili do të jetë një gërshetim i informacionit të dhënë në artikujt e parë dhe zgjidhjes të cilës ju ofroni. Në fund do të jetë një artikull promovues i cili do të flasë me detaje për produktin ose shërbimin tuaj.
Kjo strategji ka rezultuar të jetë shumë e suksesshme sepse fokusohet në nevojat e klientit duke i ofruar informacion të dobishëm dhe njëkohësisht promovon angazhim me markën nëpërmjet përmbajtjes, videove dhe imazheve tërheqëse.

Si të arrini angazhim maksimal me anë të përmbajtjes tuaj?
Kujdesuni që përmbajtja juaj të jetë e kuruar në mënyrë që të tërheqë vëmendjen e lexuesit dhe të rritë reputacionin tuaj.
Shumë e rëndësishme është të fokusoheni në formulimin e titujve. Ata duhet të ngjallin interes dhe ta bëjnë lexuesin të vazhdojë të lexojë përmbajtjen tuaj.
Sigurohuni që informacioni që i ofroni lexuesit të jetë i saktë. Nëse lexuesit konstatojnë se ju publikoni informacione të paskata imazhi i kompanisë tuaj do të dëmtohej.
Mos harroni të vendosni referencat në fund të shkrimit tuaj në mënyrë që statistikat apo informacionet të jenë lehtësisht të verifikueshme. Ato duhet të merren nga burime të besueshme.
Kjo do të ndihmonte motorrët e kërkimit të kuptonin për çfarë bën fjalë përmbajtja juaj gjë që do të rezultonte në më shumë trafik për faqen tuaj.

Përmbajtjet video dhe imazhet e përcjellin më fuqishëm mesazhin që ju doni të transmetoni. Kushtojini kohë dhe vëmendje të veçantë përzgjedhjes së tyre.
Mos harroni, shkrimi i mirë nuk realizohet që në momentin e parë që ju e shkruani atë. Si fillim hidhni idetë tuaja, ato do të jenë fokusi por ju do t’iu duhet t’i riktheheni tekstit disa herë për ta përmirësuar dhe për ta bërë një shkrim cilësor.
Dhe së fundi, rezultatet. Qëllimi i marketingut të përmbajtjes është të tërheqë dhe mbajë vizitorët për t’i konvertuar në fund në klientë. Numri i konvertimeve iu ndihmon të kuptoni sa e suksesshme ka qenë strategjia juaj dhe shanset janë që të jetë një numër i madh.
A e dini se 93% e mesazheve reklamuese arrijnë tek audienca e gabuar? Reklamuesit po dërgojnë mesazhe te audiencat e gabuara, të cilat per rrjedhoje mund të nxisin indirekt përdoruesit të bllokojnë, injorojnë ose bezdisen nga reklamat. Për më tepër, mesazhet reklamuese që arrijnë tek përdoruesit e gabuar do të thotë që përmbajtja është e […]
Sot 30% e përdoruesve të internetit përdorin adblocker për të bllokuar reklamat/banera, ndaj reklamuesit duhet të gjejnë mënyra të reja për të arritur audiencat dhe për të shitur produkte. Për shumë marka, reklamat native janë zgjidhja. Studimet tregojnë që deri në fund të vitit 2021, reklamat native do të sigurojnë 74% të të gjitha të […]
Analiza e konkurrencës është një element kryesor i marketingut dixhital. Ajo tregon se si konkurrentët tuaj kanë kaluar sfida të ngjashme të marketingut me tuajat. Për më tepër mësoni çfarë ka funksionuar (dhe çfarë jo) me ta. Analizimi i konkurrentëve tuaj mund t’ju ndihmojë të poziciononi më mirë brenda një fushe specifike. Nëse doni të […]
Rritja e trafikut cilësor të faqes në internet është diçka për të cilën çdo biznes përpiqet, pavarësisht nëse ata sapo fillojnë ose janë të mirë-vendosur. Ka kaq shumë resurse për rritjen e trafikut, kështu që për ata që sapo e kanë nisur, nga të fillojnë? Këtu janë 4 mënyra për të rritur trafikun e faqes […]
Bazuar në trendet e marketingut dixhital për vitin 2020, ja 6 pika se si mund të përmirësoni marketingun tuaj në muajt në vazhdim:
Kur jeni duke nisur një fushatë marketingu në internet, sfidat me të cilat do të haseni janë të shumta, por kjo vetëm në rast se nuk mësoni disa “truk”- e të vogla, që do t’ju informojnë mbi rrugën e duhur që duhet të ndiqni, për të depërtuar në “sytë” dhe “veshët” e konsumatorëve tuaj tipikë! […]
Ekziston një arsye kryesore pse videot native kane fituar epërsi ndaj videos së rregullt dhe ja: Videot native nuk janë ndërhyrëse, kështu që nuk e bezdisin audiencën siç bëjnë reklamat e tjera. Reklamat video native synojnë të përputhen me pamjen, ndjesinë dhe website-s në të cilën ato shfaqen. Në 2021, reklamat me video do të […]
Bukuria e vërtetë e marketingut të kontentit qëndron në sa mënyra të ndryshme mund të bëhet, por për ironi të fatit kjo është gjithashtu një nga aspektet më sfiduese të tij. Mënyrat më të mira për të bërë marketing të kontentit fillojnë të gjitha me të kuptuarit e asaj çfarë është marketingu i përmbajtjes dhe […]
Pavarësisht sa të bukura janë landing pages, është shkrimi që bën ndryshimin se me sa efektshmëri një landing page konverton vizitorët. Nga titulli tek thirrja për veprim (CTA), çdo aspekt i shkrimit është thelbësor për t’ju ndihmuar të arrini qëllimin tuaj për të marrë përfitime dhe shitje. Në këtë udhëzues ju do të shikoni si […]
Përveçse një institucion arsimor universitet në vetvete janë një biznes i mirfilltë dhe si të tillë duhet të ngrejnë stuktuara të veçanta dhe të ndjekin strategji të caktuara marketingu për të arritur qëllimet e tyre. Marketingu dixhital është forma më e fuqishme e marketingut që çdo organizatë përdor sot, për këtë po listojmë disa pika […]
Gjenerimi i klientëve është procesi i tërheqjes dhe konvertimit të të interesuarve për të përdorur shërbimet tuaja për të marrë me qira, për të blerë ose shitur një shtëpi ose pronë. Me shtrirjen gjithnjë e më të zgjeruar të mediave dixhitale, agjentët duhet të mendojnë për gjenerimin e klientëve me anë të inbound dhe outbound […]