Strategji dhe ide për të gjeneruar klientë në një agjensi imobiliare

Gjenerimi i klientëve është procesi i tërheqjes dhe konvertimit të të interesuarve për të përdorur shërbimet tuaja për të marrë me qira, për të blerë ose shitur një shtëpi ose pronë.

Me shtrirjen gjithnjë e më të zgjeruar të mediave dixhitale, agjentët duhet të mendojnë për gjenerimin e klientëve me anë të inbound dhe outbound marketing:

Inbound marketing tërheq perspektiva në biznesin tuaj të pasurive të patundshme përmes krijimit dhe promovimit të përmbajtjes përkatëse. Ky lloj marketingu përfshin marketing të përmbajtjes, marketing të mediave sociale, optimizim të motorrëve të kërkimit (SEO) dhe reklamim në internet.

Outbound marketing është qasje më tradicionale. Këtu, profesionistët e pasurive të patundshme përdorin taktika të tilla si posta elektronike, telefonatat, etj.

Strategjitë e suksesshme të marketingut të pasurive të patundshme përdorin të dy taktikat e marketingut.

Strategjitë inbound për gjenerimin e klientëve

  • Uebfaqe e markës personale

Agjentët e pasurive të patundshme nuk duhet të supozojnë se një profil në një faqe të vetme të siguruar nga një ndërmjetës krijon një prani të mjaftueshme ose efektive, në internet. Agjentët duhet të krijojnë dhe zhvillojnë një markë personale përmes faqeve të tyre të internetit. Një uebfaqe me markë personale ju jep platformën për krijimin e besueshmërisë, mbledhjen e materialeve udhëheqëse dhe sigurimin e klientëve.

  • Landing Pages

Kur vizitorët mbërrijnë në faqen tuaj të internetit të pasurive të patundshme, paraqituni atyre një landing page të ndërtuar për të nxitur një veprim specifik, siç janë:

Rezervoni një takim

Përcaktoni vlerën e shtëpisë tuaj

Shkarkoni një udhëzues blerjeje

  • SEO lokale

Është e rëndësishme të përdorësh praktikat më të mira lokale të SEO për të shfaqur faqen tënde të internetit kur njerëzit kërkojnë agjentë të pasurive të patundshme.

Optimizoni faqen tuaj të internetit dhe ‘Google My Business’ në mënyrë që ato të paraqiten kur njerëzit të kërkojnë fjalët kyçe përkatëse.

  • Community pages

Blerësit që konsiderojnë lëvizjen në një zonë të re kërkojnë jo vetëm tregun në përgjithësi por edhe komunitetet specifike. Krijoni Community Pages për të pozicionuar faqen tuaj në internet si burim kryesor për zonën tuaj. Faqet e komunitetit mund të mbulojnë tema të tilla si klima, demografia, shkollat, shërbimet publike, bizneset lokale dhe më shumë.

  • Pagesa për klikim (PPC)

Një përqindje e konsiderueshme e blerësve dhe shitësve të pasurive të paluajtshme fillojnë procesin në internet, shpesh përmes një motorri kërkimi. Sidoqoftë, është vështirë të fitosh një vend në krye të faqes të rezultateve të kërkimit por ju mund të përdorni programe kërkimi të paguara, përfshirë Google Ads dhe Microsoft Advertising për këtë.

  • Ritargetimi

Ritargetimi paraqet reklama dixhitale për njerëzit që kanë vizituar më parë faqen tuaj në internet. Kur të ndërtoni strategjinë e ritargetimit bazohuni në kritere specifike duke përshtatur blerësit me ofertat.

  • Reklamimi në rrjetet sociale

Shifrat tregojnë se Facebook dhe Instagram janë dy vendet kryesore ku mund të lidheni me klentët tuaj. Reklamat me pagesë në Facebook dhe Instagram shpesh janë me kosto efektive. Këto rrjete kanë një sasi të madhe të dhënash të vlefshme, të cilat ju mundësojnë t’i drejtoni reklamat tuaja në audienca specifike me interesa specifike.

  • Reklama native

Reklamat native priren të shfaqen pranë ose pas përmbajtjes editoriale të faqeve të mëdha të lajmeve dhe përmbajnë fraza të tilla si: ‘të rekomanduara’, ‘të sponsorizuara’ ose ‘ju gjithashtu mund të pëlqeni’.

  • Marketingu i mediave sociale

Në mediat tuaja sociale shfaqni vazhdimisht foto dhe video të listave tuaja, ofron informacione rreth tregut tuaj dhe angazhohuni rregullisht me ndjekësit tuaj.

  • Marketingu i përmbajtjes

Kompanitë dhe agjentët e pasurive të patundshme që kanë sukses me marketingun e përmbajtjes përqendrohen në përgjigjen e pyetjeve dhe ndihmojnë perspektivat të zgjidhin problemet.

Në biznesin e pasurive të patundshme, marketerët e përmbajtjes përqendrohen në botimin e artikujve, postimet në blog, infografitë dhe videot.

  • Chatbots dhe biseda të drejtpërdrejta

Vizitorët në faqen tuaj të internetit shpesh janë më të prirur për të biseduar në chat sesa në telefon. Biseda e drejtpërdrejtë është një opsion tërheqës dhe një chatbot i automatizuar mund të angazhojë vizitorët.

Ide Outbound për gjenerimin e klientëve

Le të shohim strategjitë më tradicionale të gjenerimit të pasurive të patundshme që janë më kuptimplota për profesionistët e suksesshëm:

  • Printimi

Marketingu tradicional i shtypur ende luan një rol në suksesin tuaj. Strategjitë e bazuara në shtyp përfshijnë:

Kartat e biznesit

Broshura

Baner

Fletëpalosje pronash

  • Rrjeti

Bashkohuni me organizata profesionale të pasurive të patundshme për t’u lidhur me agjentë të tjerë.

Merrni parasysh Rotary Club, Shoqatat e Profesionistëve të Rinj dhe grupe të tjera që nxisin rritjen profesionale.

Bashkohuni me dhomën lokale të tregëtisë.

Bashkoni forcat me pronarë të tjerë të biznesit për të ndihmuar njëri-tjetrin të fitojë në biznes.

Ndërtoni kontakte përmes miqve, familjes dhe marrëdhënieve të biznesit.

Rrjeti dhe ndërtimi i marrëdhënieve me agjentët e pasurive të patundshme jashtë zonës tuaj. Kur njerëzit duhet të zhvendosen në zonën tuaj, për shembull, ata mund t’i referojnë klientët e tyre tek ju.

Referuar nga Taboola