
Ju kuptoni bazat e marketingut të kontentit, keni një ide për disa nga qasjet që do të merrni dhe tani po pyesni veten nëse marketingu i kontentit është me të vërtetë strategjia e duhur për ju.
Për t’ju ndihmuar të arrini sukses, ne kemi mbledhur disa nga statistikat më thelbësore të marketingut të kontententit si efektiviteti, suksesi, rritja, ROI, B2B, B2C dhe më shumë. Le të thellohemi në secilën nga këto pika.
Statistikat e efektivitetit të marketingut të përmbajtjes
Nëse do të investoni përpjekje në marketingun e kontentit ka kuptim vetëm nëse e bëni atë sa më efektivisht të jetë e mundur. Por a janë marketerët e kontentit tashmë efektivë?
Ja çfarë tregojnë numrat:
70% e marketerëve po investojnë në mënyrë aktive në marketingun e përmbajtjes.
84% e tregtarëve që kanë përdorur infografikë i konsiderojnë ato efektive.
Vendosja e një strategjie të marketingut të kontentit nuk është shaka — 60% e marketerëve më efektivë kanë një strategji të dokumentuar të kontentit.
73% e organizatave të mëdha punësojnë dikë për të menaxhuar strategjinë e tyre të marketingut të kontentit.

Statistikat e suksesit të marketingut të kontentit
Sigurisht, do të dëshironi të jeni të sigurt se po arrini sukses nga marketingu juaj i kontentit. Për sa i përket matjes së suksesit dhe ROI, këtu tregohet impakti i marketingut të përmbajtjes:
89% e marketerëve të videos thonë se video në përgjithësi u jep atyre një kthim të mirë të investimit.
Për çdo 100 Euro të shpenzuara në marketing, gjenerohen deri në 3.000 Euro në ROI, kjo varjon edhe nga produkti apo shërbimi që shitet.
Trafiku në internet është një nga KPI-të më të zakonshëm që synohet të arrihet me marketingun e përmbajtjes.
Statistikat e rritjes të marketingut të kontentit
A lidhet marketingu i kontentit drejtpërdrejt me metodat e rritjes? Absolutisht po.
80% e tregtarëve të videos thonë se video ka ndihmuar direkt në rritjen e shitjeve.
92% e tregtarëve raportuan që kompania e tyre e shikon kontentin si një aktiv të biznesit të tyre.
Statistikat e gjenerimit të marketingut të kontentit
Marketingu i kontentit është një mënyrë e shkëlqyer për të rritur gjenerimin e të ardhurave në mënyra të ndryshme. Disa mënyra rreth ksaj janë:
Marketingu i kontentit kushton 62% më pak se outbound marketing dhe gjeneron 3x më shumë fitim.
Kur bëhet fjalë për postimet në blog, postimet që kanë volum informacioni gjenerojnë 9 herë më shumë rezultate sesa homologët e tyre në formë të shkurtër.
Statistikat e marketingut të kontentit video
Marketingu i përmbajtjes video nuk është aq i vështirë sa duket. Kur keni një plan të përgatitur, bëhet gjithashtu jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe ja pse:
92% e tregtarëve që përdorin video thonë se është një pjesë e rëndësishme e strategjisë së tyre të marketingut.
85% e bizneseve përdorin video si një mjet marketingu, kjo tregon që konkurrentët tuaj ka të ngjarë ta përdorin atë.
Statistikat e marketingut të kontentit B2B
Mendoni se biznesi juaj B2B nuk ka nevojë për marketing të kontentit? Mendohu persëri. Thjesht hidhini një sy statistikave dhe do të shihni pse është absolutisht diçka që duhet ta bëni:
76% e blogerëve të marketingut B2B dhe 73% e rasteve të studimit publikojnë se:
Marketingu i kontentit është pjesë e 88% të strategjive të përgjithshme të marketingut B2B.
Statistikat e marketingut të kontentit B2C
Marketingu i kontentit është pjesë e shumë strategjive të bizneseve B2C dhe ka një arsye. Këtu keni një vështrim se si dhe pse marketingu i kontentit funksionon kaq mirë për B2C:
Marketerët më të suksesshëm B2C i kushtojnë kontentit 40% të buxhetit të tyre të marketingut.
¾ e marketerëve B2C raportojnë se kanë arritur jashtëzakonisht ose shumë sukses me anë të marketingut të kontentit.
Marketingu i përmbajtjes është një kanal i vlefshëm për të gjitha llojet e bizneseve.
Por mos harroni se marketingu i efektshëm i kontentit nuk ndodh brenda natës. Bëni hulumtimine për të përcaktuar si do të arrini sukses dhe si do të realizoni qëllimet tuaja në marketing. Hulumtoni edhe se si konkurentët tuaj e përdorin marketingun e përmbajtjes.
Adaptuar nga Taboola
A e dini se 93% e mesazheve reklamuese arrijnë tek audienca e gabuar? Reklamuesit po dërgojnë mesazhe te audiencat e gabuara, të cilat per rrjedhoje mund të nxisin indirekt përdoruesit të bllokojnë, injorojnë ose bezdisen nga reklamat. Për më tepër, mesazhet reklamuese që arrijnë tek përdoruesit e gabuar do të thotë që përmbajtja është e […]
Sot 30% e përdoruesve të internetit përdorin adblocker për të bllokuar reklamat/banera, ndaj reklamuesit duhet të gjejnë mënyra të reja për të arritur audiencat dhe për të shitur produkte. Për shumë marka, reklamat native janë zgjidhja. Studimet tregojnë që deri në fund të vitit 2021, reklamat native do të sigurojnë 74% të të gjitha të […]
Analiza e konkurrencës është një element kryesor i marketingut dixhital. Ajo tregon se si konkurrentët tuaj kanë kaluar sfida të ngjashme të marketingut me tuajat. Për më tepër mësoni çfarë ka funksionuar (dhe çfarë jo) me ta. Analizimi i konkurrentëve tuaj mund t’ju ndihmojë të poziciononi më mirë brenda një fushe specifike. Nëse doni të […]
Rritja e trafikut cilësor të faqes në internet është diçka për të cilën çdo biznes përpiqet, pavarësisht nëse ata sapo fillojnë ose janë të mirë-vendosur. Ka kaq shumë resurse për rritjen e trafikut, kështu që për ata që sapo e kanë nisur, nga të fillojnë? Këtu janë 4 mënyra për të rritur trafikun e faqes […]
Bazuar në trendet e marketingut dixhital për vitin 2020, ja 6 pika se si mund të përmirësoni marketingun tuaj në muajt në vazhdim:
Kur jeni duke nisur një fushatë marketingu në internet, sfidat me të cilat do të haseni janë të shumta, por kjo vetëm në rast se nuk mësoni disa “truk”- e të vogla, që do t’ju informojnë mbi rrugën e duhur që duhet të ndiqni, për të depërtuar në “sytë” dhe “veshët” e konsumatorëve tuaj tipikë! […]
Ekziston një arsye kryesore pse videot native kane fituar epërsi ndaj videos së rregullt dhe ja: Videot native nuk janë ndërhyrëse, kështu që nuk e bezdisin audiencën siç bëjnë reklamat e tjera. Reklamat video native synojnë të përputhen me pamjen, ndjesinë dhe website-s në të cilën ato shfaqen. Në 2021, reklamat me video do të […]
Bukuria e vërtetë e marketingut të kontentit qëndron në sa mënyra të ndryshme mund të bëhet, por për ironi të fatit kjo është gjithashtu një nga aspektet më sfiduese të tij. Mënyrat më të mira për të bërë marketing të kontentit fillojnë të gjitha me të kuptuarit e asaj çfarë është marketingu i përmbajtjes dhe […]
Pavarësisht sa të bukura janë landing pages, është shkrimi që bën ndryshimin se me sa efektshmëri një landing page konverton vizitorët. Nga titulli tek thirrja për veprim (CTA), çdo aspekt i shkrimit është thelbësor për t’ju ndihmuar të arrini qëllimin tuaj për të marrë përfitime dhe shitje. Në këtë udhëzues ju do të shikoni si […]
Përveçse një institucion arsimor universitet në vetvete janë një biznes i mirfilltë dhe si të tillë duhet të ngrejnë stuktuara të veçanta dhe të ndjekin strategji të caktuara marketingu për të arritur qëllimet e tyre. Marketingu dixhital është forma më e fuqishme e marketingut që çdo organizatë përdor sot, për këtë po listojmë disa pika […]
Gjenerimi i klientëve është procesi i tërheqjes dhe konvertimit të të interesuarve për të përdorur shërbimet tuaja për të marrë me qira, për të blerë ose shitur një shtëpi ose pronë. Me shtrirjen gjithnjë e më të zgjeruar të mediave dixhitale, agjentët duhet të mendojnë për gjenerimin e klientëve me anë të inbound dhe outbound […]