Si t’i shndërroni në ambasadorë klientët ekzistues, për të rritur kontaktet e kompanive IT?

Bota e teknologjisë së informacionit është tejet konkuruese, veçanërisht për kompanitë që merren me zhvillimin e programeve kompjuterike. Këto të fundit po përballen me një sërë sfidash kudo nëpër botë. Ka një pafundësi kompanish IT (teknologji informacioni), të cilat po bëjnë më të mirën për të pasur sa më shumë klientë dhe kontante të klientëve të IT-së. Në po të njejtën kohë, numri i bizneseve që po kërkon produkte dhe shërbime të teknologjisë së informacionit sa vjen dhe rritet. Kjo është arsyeja kryesore se pse konsulenca e softuer-ëve dhe oferta e shërbimeve është e madhe në treg, e ky numër, sipas studimeve është me trend rritës.

Por, në të njejtën kohë, është shumë e rëndësishme për çdo IT dhe për çdo kompani të konsulencës softuer të diferencohet nga të tjerët. Me pak rëndësi është sa e vështirë është konkurenca, pasi secili mund të ofrojë diçka ekstra apo diçka ndryshe, për të kryesuar tregun. Në fund të ditës, autenticiteti është ai që të ndihmon të bëhesh “i dukshëm” dhe kjo vlen edhe për industritë e biznesit. Kompanitë nuk duhet të harrojnë asnjëherë për të vendosur një element individual në biznesin e tyre. Një nga mënyrat më efikase për ta bërë më të dallueshme kompaninë tuaj të konsulencës softuer apo çdo kompani tjetër të teknologjisë së informacionit është duke u angazhuar më së shumti në eksperiencat me klientët tuaj.

Shndërrojini klientët tuaj në Ambasadorë Indirekt të Brand-it

Nëse do të ofroni një eksperiencë me shije të mirë të një klienti tuajit, atëherë padyshim klientët tuaj do ta pëlqejnë biznesin tuaj. Dhe, kompania do të dëshirojë të bëjë më shumë bashkëpunime me biznesin tuaj. Nuk ka dyshim se të kënaqësh klientët do të bëjë që kompania juaj të rritet. Por, në po të njejtën kohë, nëse klientët ndahen të kënaqur me ju, atëherë shancet janë të mëdha që do ta rekomandojnë edhe te të tjerë biznesin tuaj. Kjo është një e mirë ekstra që vjen kur ofroni shërbime me cilësi të lartë për klientët tuaj.

Lërini klientët të shkruajnë për ju

Në çdo rast që do të dalloni se një klient është shumë i kënaqur me ju, nxitini ata që të shkruajnë për ju. Më pas, mund të përdorni lehtësisht shkrimet e tyre si një dëshmi për cilësinë tuaj. Në po të njejtën kohë, kjo dëshmi mund të përdoret edhe në platformën tuaj online, në çdo rrjet social tuajin. Me fjalë të tjera, do t’ju ndihmojë të merrni edhe më shumë vëmendje.

Bindini klientët t’ju rekomandojnë

Siç përmendëm edhe më lart, mën yra më e mirë për të marrë më shumë bashkëpunime nga një klient, është duke e bërë atë t’ju referojë në palë të treta. Në këtë mënyrë, biznesi juaj automatikisht do të marrë më shumë klientë, nga klientët ekzistues, sidomos nisur nga fakti që promotorët janë të kënaqur nga ju.

Duke i bërë klientët ambasadorë tuaj indirektë, do të keni patjetër më shumë shance për të rritur biznesin tuaj dhe network-un e kontakteve të IT-së. Megjithatë, sigurohuni edhe për të pasur një strategji për të kënaqur klientët.

Adaptuar nga customerthink.com

December 6, 2019

Bazuar në trendet e marketingut dixhital për vitin 2020, ja 6 pika se si mund të përmirësoni marketingun tuaj në muajt në vazhdim:

June 2, 2020

Ju keni punuar shumë për të ndërtuar një faqe prezantuese tërheqëse, funksionale, të shpejtë në navigim dhe me CTA të qarta. Tani është koha për të drejtuar aty trafik.

May 22, 2020

Më poshtë do të gjeni një listë me shtatë pika “evergreen” të cilat do tju ndihmojnë të krijoni më lehtë një përmbajtje të suksesshme.

May 6, 2020

Me përhapjen e pandemisë, ekonomia globale po njeh rënie çdo ditë e më shumë, duke çuar miliona biznese në një krizë të thellë.

May 4, 2020

Në këtë artikull, ne eksplorojmë shkencën që qëndron pas marketingut emocional dhe shikojmë shembujt kryesorë të markave që përdorin emocionin për të përcjellë një mesazh.

April 29, 2020

Në këtë artikull ne kemi veçuar 7 praktika për tju ndihmuar të rrisni audencën tuaj potenciale dhe të zotëroni suksesin e plotë të markës tuaj në fushën e ”shëndetit dhe mirëqenies” .

April 25, 2020

Më poshtë po rëndisim 6 këshilla të rëndësishme se si të rrisni angazhimin kur reklamoni me anë të rekamave native në Boost Discovery.

April 20, 2020

Reklamat native ofrojnë jo vetëm opsione por edhe mundësi të jeni krijues dhe paraqisni produktin tuaj në formën më të mirë.

April 13, 2020

Kohët janë të vështira – të paktën krahasuar me deri përpara shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

April 10, 2020

Të gjithë përdoruesit e telefonave smart dhe rrjeteve sociale janë të familjarizuar me “stories”.

April 8, 2020

Të tilla kohëra shërbejnë për të na rikujtuar se gjithçka mund të ndryshojë me një kërcitje gishtash.