Marketingu është më shumë se thjeshtë të hedhësh online një reklamë apo krijimi i një reklame perfekte. Ai përbëhet nga shumë komponentë strategjik. Të qënurit prezent në botën e internetit përfshin shumë ulje e ngritje. Një klient i pakënaqur mund të jetë pikërisht një nga këto raste. Një pakënaqësi e vogël mund të jetë motiv për një stuhi mendimesh dhe mllefi negativ të cilin ai shkruan diku në koment apo “review” duke dhënë mendimin e tij për këdo që do ta lexojë. Nganjëherë, vetëm disa fjalë mund të shkatërrojnë reputacionin tuaj në internet por një klient i pa kënaqur nuk duhet tju prishë ditën. Në këtë situatë ekzistojnë disa etapa se si ti ktheni këto kritika në të mirë të marketingut tuaj.
Kërkoni ndjesë në rrjetet sociale
Ju nuk doni të debatoni por jani aq shumë të irrituar nga komenti i klientit tuaj. Të kërkosh falje nuk është gjithmonë e këndshme, por të tregosh pendesë përmes rrjeteve sociale është mëse e nevojshme. Nuk duhet të tregoni mbrojtje por të pranoni fajin me mirësjellje. Aftësia se si ju do ti përgjigjeni atij komenti do të ndikojë në besimin e të gjithë atyre që do ta lexojnë. Jini të kujdesshëm. Më poshtë po rëndisim disa arsye përse ju duhet të jeni të përulur dhe të gëlltisni krenarinë tuaj dhe ti përgjigjeni në mënyrën e duhur një komenti negativ.
- Minimizimi i dëmtimit.
Nëse i lini komentet negative pa përgjigje, kjo do ti shtyjë ndjekësit tuaj të supozojnë se ju nuk ju intereson çfarë mendojnë klientët dhe jeni të pa përgjegjshëm. Kështu që sigurisht, ju duhet të keni kujdes të ktheni përgjigje çdo komenti. Studimet tregojnë se 4 në 5 konsumatorë do të bëjnë një blerje pasi tu hedhin një sy opinioneve të klienteve në faqen tuaj. Ndaj, është e rëndësishme të përcillni mesazhin e duhur duke marrë seriozisht çdo koment.
- Përdorini komentet në avantazhin tuaj.
Sigurisht, kritikat negative mund të mbajnë një peshë të madhe. Por, ajo që mund të ketë një peshë akoma dhe më të madh është një përgjigje siç duhet. Në fakt, konsumatorët kanë më shumë të ngjarë të zgjedhin një shërbim që ka pasur vlerësime negative sesa të zgjedhin një me rishikime të përsosura. Duke iu përgjigjur rishikimeve negative tregon se, jo vetëm që po i kushtoni vëmendje, por ju kujdeseni mjaftueshëm për të ndryshuar. Ky akt i vogël tregon perspektivat që ju jeni një shitës që interesohet vërtet në lumturinë e klientëve të tij.
- Kërkimi i ndjesës në rrjetet sociale është një akt delikat
Leksioni 1: Mos i fshihni ato
Kërkimi i ndjesës në rretet sociale mund të bëhen shumë më të thjeshta dhe më efektive kur përdorni teknikat e duhura. Nëse ju duhet t’i përdorni ato vetëm një herë në jetën tuaj ose në disa dhjetëra raste, marrja e një mësimi të shpejtë do t’ju shërbejë.
Mund të duket kundërproduktive të qëndroni ulur dhe të lejoni njerëzit të ju komentojnë keq, por mbani në mend se njerëzit presin edhe vlerësime negative. Një biznes që ka vetëm vlerësime pozitive duket i dyshimtë. Nëse po i fsheh komentet atëherë vërtet ka diçka që nuk shkon.
Leksion 2: Kërkoni ndjesë në mënyrë publike
Nëse kërkoni ndjesë, sigurohuni që ta lexojnë sa më shumë shikues të jetë e mundur. Duke iu përgjigjur privatisht shkatërron aftësinë për të përdorur komentin negativ si PR pozitiv. Nëse jeni duke kërkuar falje në Twitter, vendosni emrin e klientit pas fjalisë tuaj të parë, (d.m.th. Faleminderit për reagimet tuaja, @emërklienti. Ne….) Në mënyrë që shumica e njerëzve ta shohin përgjigjen tuaj . Në Facebook, sigurohuni që ta etiketoni përdoruesin për të rritur shikueshmërinë.
Leksion 3: Thoni gjërat e duhura
Çfarë duhet të thoni dhe si? Këtu janë disa këshilla:
- Jini pozitiv.
Nëse në të gjithë komentin ka vetëm një vlerësim pozitiv atëherë theksojeni këtë pikë. Mos nxirrni justifikime por thoni që ju vjen keq dhe kjo është një gjë që nuk ka ndodhur më parë.
2. Mos u grindni me ta
Edhe nëse ankesa e tyre është qesharake, edhe nëse eshhte keqkuptim i plotë, edhe nëse është gënjeshtër e hapur për tju dëmtuar imazhin tuaj, mos dabatoni. Mundoni të mblidhi sa më shumë fakte që hedhin poshtë pretandimet e tyre të pa bazuara. Por në fund, mbylleni gjithmonë mendimin tuaj pozitivisht.
3. Nëse gjëndja është e ndërlikuar, sqarohuni privatisht.
Disa herë ju nuk mund ti shkruani klientit tuaj çdo gjë që doni të sqaroni me ta në koment. Nëse mendoni se ka ndodhur një keqkuptim atëherë kontaktojeni atë privatisht. Pasi të sqaroheni, shkruani sërsht në publik. Kërkoni sërisht ndjesë dhe falenderojini ata që u sqaruat dhe çdo gjë është në rregull. Ndjekësit tjerë duhet të dinë që çdo gjë u sqarua në formën më të mirë.
Mos harroni: Nëse gjithçka tjetër dështon, thjesht tregohuni të sinqertë.
Përfundim:
Nëse duhet ta finalizojmë shkrimin me një këshillë pozitive atëherë ajo është padyshim, mos u ndikoni nga ankesat e klintëve. Njerëzit shpesh përdorin internetin për tu konfrontuar me dikë të cilin nuk munden ta konfrontojnë personalisht. Kushtoni vëmendje reputacionit tuaj. Shikoni çfarë thonë për ju, sqaroni keqkuptimet dhe përmirësohuni.
A e dini se 93% e mesazheve reklamuese arrijnë tek audienca e gabuar? Reklamuesit po dërgojnë mesazhe te audiencat e gabuara, të cilat per rrjedhoje mund të nxisin indirekt përdoruesit të bllokojnë, injorojnë ose bezdisen nga reklamat. Për më tepër, mesazhet reklamuese që arrijnë tek përdoruesit e gabuar do të thotë që përmbajtja është e […]
Sot 30% e përdoruesve të internetit përdorin adblocker për të bllokuar reklamat/banera, ndaj reklamuesit duhet të gjejnë mënyra të reja për të arritur audiencat dhe për të shitur produkte. Për shumë marka, reklamat native janë zgjidhja. Studimet tregojnë që deri në fund të vitit 2021, reklamat native do të sigurojnë 74% të të gjitha të […]
Analiza e konkurrencës është një element kryesor i marketingut dixhital. Ajo tregon se si konkurrentët tuaj kanë kaluar sfida të ngjashme të marketingut me tuajat. Për më tepër mësoni çfarë ka funksionuar (dhe çfarë jo) me ta. Analizimi i konkurrentëve tuaj mund t’ju ndihmojë të poziciononi më mirë brenda një fushe specifike. Nëse doni të […]
Kur jeni duke nisur një fushatë marketingu në internet, sfidat me të cilat do të haseni janë të shumta, por kjo vetëm në rast se nuk mësoni disa “truk”- e të vogla, që do t’ju informojnë mbi rrugën e duhur që duhet të ndiqni, për të depërtuar në “sytë” dhe “veshët” e konsumatorëve tuaj tipikë! […]
Rritja e trafikut cilësor të faqes në internet është diçka për të cilën çdo biznes përpiqet, pavarësisht nëse ata sapo fillojnë ose janë të mirë-vendosur. Ka kaq shumë resurse për rritjen e trafikut, kështu që për ata që sapo e kanë nisur, nga të fillojnë? Këtu janë 4 mënyra për të rritur trafikun e faqes […]
Bazuar në trendet e marketingut dixhital për vitin 2020, ja 6 pika se si mund të përmirësoni marketingun tuaj në muajt në vazhdim:
Reklamimi është mënyra më e lehtë dhe më efektive për të tërhequr vëmendjen te marka juaj. Ndryshe nga format e tjera të marketingut, reklamimi synon grupe njerëzish dhe jo individë dhe zakonisht ekzekutohet përmes llojeve të ndryshme të mediave, duke përfshirë televizionin, radion, gazetën, revistën dhe internetin. Por përveç tërheqjes së vëmendjes së klientëve të […]
Çfarë është marketingu i mediave sociale? Marketingu i mediave sociale nënkupton përdorimin e platformave të mediave sociale si Instagram, Twitter dhe Facebook për të promovuar markën tuaj dhe për të shitur produktin ose shërbimin tuaj. Nëse biznesi juaj del me një artikull të ri dhe planifikoni të promovoni lançimin në mediat sociale, ky është marketingu […]
Një strategji promovimi është thelbësore për pozicionimin e markës tuaj në treg, duke i bërë njerëzit të vetëdijshëm për produktet ose shërbimet që ju ofroni dhe se si ata mund të përfitojnë duke ju zgjedhur ju. Por me kaq shumë marka që ofrojnë produkte ose shërbime të ngjashme si ju, teknikat tuaja promovuese mund të […]
Fotografia ka ekzistuar prej shekujsh, për fat të mirë ajo nuk kërkon më një aparat fotografik të gjatë dhe profesional të vendosur për të shkrepur një foto; falë telefonave inteligjentë të cilët janë bërë pjesë përbërëse e jetës sonë të përditshme. Por çfarë lidhje ka kjo me marketingun dixhital? Imazhet në marketingun dixhital Lindja e […]
Është koha për të rimenduar se si të promovoni llogarinë tuaj në Instagram. Pse tani? Sepse evolucioni dhe rritja e shpejtë e platformës do të thotë se ajo që funksionoi në të kaluarën nuk do t’ju sjellë të njëjtin lloj angazhimi sot. Bazuar në statistikat e fundit të Instagramit, hapësira vizuale po bëhet gjithnjë e […]
Marketingu i mediave sociale mund të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit të markës, njohjes së markës dhe shitjeve duke përmirësuar marrëdhëniet tuaja me klientët. Një plan cilësor i përmbajtjes së mediave sociale mund t’ju ndihmojë të fitoni më shumë ndjekës dhe të arrini më shumë njerëz. Kur përdoret si duhet, marketingu i mediave sociale mund […]
Dictionary.com e përkufizon marketingun si, “veprim ose biznes i promovimit dhe shitjes së produkteve ose shërbimeve, duke përfshirë kërkimin e tregut dhe reklamimin”. Çfarë është marketingu? Marketingu i referohet çdo veprimi që një kompani ndërmerr për të tërhequr një audiencë drejt produktit ose shërbimeve të kompanisë nëpërmjet mesazheve me cilësi të lartë. Marketingu synon […]
Katër P-të janë një “miks marketingu” i përbërë nga katër elementë kryesorë – produkti, çmimi, vendi dhe promovimi – të përdorura gjatë marketingut të një produkti ose shërbimi. Në mënyrë tipike, bizneset i marrin parasysh katër P-të kur krijojnë plane dhe strategji marketingu për të tregtuar në mënyrë efektive për audiencën e tyre të synuar. […]
Njerëzit janë mësuar të kalojnë më shumë kohë në internet sesa në media konvencionale. Gjatë viteve të fundit, është bërë tepër e vështirë për bizneset që të gjejnë dhe adresojnë audiencën e synuar përmes TV dhe mjeteve të tjera të marketingut të modës së vjetër. Burimet dixhitale po rezultojnë të jenë e ardhmja e marketingut. […]
Reklamimi është një aspekt i marketingut. Ndërsa marketingu është qasja e përgjithshme për të folur me klientët për markën tuaj, reklamimi është zakonisht një formë e paguar e mesazheve e krijuar për të çuar në shitje. Reklamimi mund të jetë afatshkurtër për një promovim të veçantë ose i vazhdueshëm, por zakonisht kërkon një investim financiar. […]