Si të shkruajmë tituj të fuqishëm për reklamat native?

Nuk ka tituj të përsosur por krijuesit dhe reklamuesit e suksesshëm të përmbajtjes përcaktojnë se si ata mund të përsosin titujt e tyre të reklamave native për t’i bërë ata më të fuqishëm.

Por çfarë do të thotë më ”i fuqishëm’’ në të vërtetë? Pyetje e vështirë. Përgjigja mund të lidhet me një larmi rezultatesh. Në reklamimin dixhital, para së gjithash, lidhet me CTR.

Qëllimi numër një është të marrësh shumë klikime ndërkohë që qëllim thelbësor bëhet rritja e treguesve të performancës në lidhje me konvertimin.

Titujt që e bëjnë lexuesin kurioz dhe e futin në mendime

Qëllimi i këtij artikulli është t’iu japim disa ide të cilat shpesh funksionojnë dhe ia vlen t’i provoni.

Bëj një pyetje

Kjo është një nga metodat e testuara në kohë për të angazhuar një lexues.

Shembull: Cili është rezultati juaj i inteligjencës? Përgjigjuni 20 pyetjeve për ta zbuluar!

Krijoni kuriozitet

Shembulli më lart është pyetje, shembulli tani nuk është, megjithëse të dy ngjallin kuriozitet.

Në letrën e famshme ‘’Psikologjia e kuriozitetit’’ studiuesi George Loewenstein shpjegon se boshllëqet e kuriozitetit prodhojnë një ndjenjë privimi. Kjo i motivon lexuesit ta zgjidhin këtë.

Shembull: Nëse jeni mbi 40 vjeç dhe zotëroni një kompjuter, kjo lojë është e domosdoshme!

Premtoni zgjidhje për një problem

Përsëri bëhet fjalë për të luajtur kartën e hendekut të kuriozitetit.

Shembull: Nëse vazhdimisht keni dhimbje koke (bëni këtë çdo ditë)

Ofroni këshilla dhe truke

Shikoni titujt kryesorë në kopertinat e revistave të njohura. Dominojnë këshillat dhe truket.

Shembull: Triku gjenial që duhet të dijë çdo blerës.

Ofroni lista

Listat tërheqin lexuesit sepse ata e kuptojnë menjëherë se çfarë do të marrin kur klikojnë.

Shembuj: 10 veturat elektrike me rrezet më të gjata të vitit 2020

Nxirrni në pah çfarë nuk kryhet në një mënyrë korrekte

Gabime, keqkuptime dhe mite. Kush dëshiron të gabojë? Këto qasje të titullit u sugjerojnë lexuesve se përmbajtja ose produkti juaj do t’i ndihmojë ata të ndalojnë duke bërë gjëra të gabuara. Sende magnetike.

Shembuj: Gabimet e modës që gjithkush bën që ju bëjnë të dukeni më të moshuar

Filloni me ‘’Si të’’

Kur keni një përfitim të konsiderueshëm për të ofruar, ju mund të filloni titullin thjesht duke shkruar “Si të” dhe pastaj të plotësoni vendin bosh që vijon.

Shembull: Si të shpëtojmë nga pikat e zeza

Një derivat efektiv i qasjes “si të bëhet” është të shmangësh fjalët “si të bësh”.

Shembull: Çlirohuni nga pikat e zeza

Një qasje tjetër e lidhur është: Ja si të shpëtoni nga pikat e zeza

Përdorni numrat

Numrat i japin titullit tuaj besueshmëri të shtuar.

Këtu luhet me besueshmërinë:

Mijëra kanë zgjdhur këto çizme të reja kauboj (Ja pse)

Këtu kemi një specifikim, në këtë rast një çmim:

Ky shkop golfi 199 dollarësh po ndryshon lojën

Një numër i përfshirë në titull është më ngacmues:

Luaj këtë për 1 minutë dhe shiko pse të gjithë e adhurojnë

Ofro arsye

Shembuj: 9 arsyet që kjo furçë dhëmbësh elektrike ia vlen

Shtroni një parantezë

Shikoni sa shpesh reklamuesit vendas shtojnë paranteza, shpesh në kllapa, në titujt e tyre. Nuk e di pse funksionon, por funksionon.

Sfidoni lexuesin të bëjë diçka

Krijoni kontent interaktiv.

Shembull: Pothuajse askush nuk mund t’ia dalë me këtë quiz për makinat klasike

Thjeshtësia

Një titull që premton të japë më shumë thjeshtësi në zgjidhjen e një problemi është efektiv.

Shembuj: Kjo metodë e thjeshtë lufton natyrshëm neuropatinë – Provojeni sot

Sillni ‘më të mirat’

Kjo qasje është një derivat i paraqitjes së listave edhe pse përdorimi i një numri është opsional.

Shembuj: Shfaqjet më të mira HBO të të gjitha kohërave

Flisni në gjuhën e parave

Njerëzit duan të kursejnë kohë dhe natyrisht para.

Shembuj: Sa duhet të kushtojë një unazë fejese 2-karatëshe?

Tregoni histori

Është e vështirë të tregosh një histori në një titull, por nëse ke një histori të mirë është e lehtë ta përshtatësh atë në titullin tënd.

Shembull: Provova një dietë Keto. Ja çfarë rezultatesh arrita.

Referuar nga Taboola.