Si të rrisni trafikun në faqet tuaja prezantuese (landing pages) falas.

Faqet prezantuese (landing pages) kanë një qëllim: të sjellin konvertime dhe interesime. Këto faqe janë një destinacion përfundimtar për të përfunduar një veprim si blerje, me anë të thirrjeve dixhitale për veprim (CTA). Megjithatë, nuk mund të kemi konvertime pa trafik. Fillimisht duhet të dërgojmë trafik në faqet tona që më pas, të shpresojmë, që ata do ti përgjigjen CTA-së. Ky artikull eksploron strategji të cilat drejtojnë trafikun në faqe në mënyrë që të gjenerojmë konvertime dhe shitje me një buxhet sa më të redukutar.

Këshilla për rritjen e trafikut në faqet prezantuese

Ju keni punuar shumë për të ndërtuar një faqe prezantuese tërheqëse, funksionale, të shpejtë në navigim dhe me CTA të qarta. Tani është koha për të drejtuar aty trafik.

Si të sjellim trafik falas në një faqe?

Më poshtë sjellim 3 këshilla për drejtimin e trafikut falas në faqet tuaja.

1. Krijoni përmbajtje bindëse referuese

Një përmbajtje e shkruar mirë përcjell në mënyre efektive mesazhin e markës tuaj dhe motivon audiencën tuaj të përfundojë një qëllim specifik që ju keni vendosur në faqe. Pra, është e rëndësishme të zgjidhni përmbajtjen të cilën do të përdorni në faqen apo në reklamat të cilat i dërgojnë njerëzit tek faqja juaj. Kjo përmbajtje duhet të sigurojë informacion të mjaftueshëm për të nxitur interesin e lexuesve por jo aq informacion sa të mposhtë kuriozitetin e tyre për të mësuar më shumë. Gjithashtu, përmbajtja e reklamës tuaj duhet ti përputhet përmbajtjes së faqes tuaj të referuar. Për shëmbull, një postim i tillë u përdor nga Moodle Workplace për të dërguar trafikun në faqen e tyre nga ku më pas do të shkarkohej një ebook.

Kopja, dizajni dhe mesazhet janë kohezive në të gjithë faqen e reklamës dhe të faqes prezatuese, duke i udhëhequr lexuesit në udhëtimin e tyre nga konsiderata në vendim.

Ka shumë strategji për të shkruar përmbajtjen e faqes që konverton pasi vizitorët vijnë në faqen tuaj. Përmbajtja e faqes duhet të theksojë përfitimet e produktit ose shërbimit tuaj, në vend të veçorive. Ai duhet të apelojë emocionalisht në nevojat dhe pikat e “dhimbjes” së konsumatorit. Merrni faqen e blerjeve inteligjente, Honey. Në vend që të shkruajnë: Honey është një pjesë e Chrome që kërkon automatikisht kodet për kupon dhe zbritje në faqet e tyre të shitjes, Honey përdor një titull të thjeshtë dhe tërheqës: Nëse ka një çmim më të mirë, ne do ta gjejmë atë.

Faqja flet menjëherë për pikën e “dhimbjes” së klientëve. “Stop harxhimit të parave” është mesazhi themelor i saj. Dhe, nëse klientët vendosin të klikojnë në butonin CTA, ata e dinë se çfarë po bëjnë. Në vend të një Shkarko, ose Provoni tani, butoni lexon Shtoni në Chrome – është Falas.


2. Dërgoni përditësime me e-mail.

Njerëzit kalojnë mesatarisht një orë në ditë duke kontrolluar emailin e tyre, sipas një studimi të vitit 2019 nga Adobe. Mendoni, emaili është aty ku merrni njoftimet e punës, komunikoni me kolegët, familjen dhe miqtë. Nuk është për t’u habitur që emaili është një mjet efektiv për markat për të arritur konsumatorët dhe për të drejtuar trafikun në faqet e tyre. Thjesht përdorni një linjë të shkurtër dhe tërheqëse që qëndron në një kufi të ngushtë me njerëz. Emailet e marketingut kanë nevojë për një fokus të vetëm, ashtu si faqjet prezantuese, duhet tju japin lexuesve një mesazh të thjeshtë dhe një CTA specifike. Hulu, për shembull, dërgoi këtë email të drejtpërdrejtë dhe tërheqës me temë, Mos e humbisni këtë ofertë, Provoni një muaj falas në SHOWTIME.

3. Komunikimi me faqe të tjera të mëdha të cilat mund të referojnë trafik.

Reklamuesit duhet të edukohen me faktin se bashkëpunimi midis publikuesve ka tepër rëndësi. Kërkoni mbi faqe të ngjashme me industrinë tuaj dhe krijoni mardhënie dypalëshe. Studioni mirë faqet të cilat përzgjishni për të bashkëpunuar. Lexoni edhe komentet, për të mësuar rreth sjelljes dhe interesave të audiencës së tyre. Krijoni një listë me artikuj interesant të cilat do të përshtaten më së miri në blogun e tyre. Ofroni edhe ju mundësinë që ata të postojnë në blogun tuaj gjithashtu. Përfshini lidhje CTA për të ofruar lexues të rinj me cilësi të lartë, të cilët tashmë e kanë analizuar mesazhin tuaj.