5 mënyra të testuara, për të rritur agjencinë tuaj të marketingut dixhital.

Revolucioni dixhital bën që mënyra së si marketingu funksionon, të ndryshojë jo vetëm shpesh, por edhe thellësisht. Agjencitë tradicionale, shpesh e gjejnë veten të sfiduara nga kompani me aftësi të specializuara, në fusha të reja të dizajnit dixhital apo aplikacioneve inovatore. Dhe, sikur të mos mjaftonte zhvillimi i vazhdueshëm i mbushur me sfida, që epoka e re e marketingut ka, faktorë të tjerë ekstra e bëjnë konkurrencën edhe më interesante.

Për shembull, sipas një studimi të HubSpot, vetëm 30% e agjencive në ditët e sotshme punojnë si “shërbyes” për të tjerët – ndryshimi i vazhdueshëm i punëve sjell opsione për angazhime dhe “kontrata” të reja. Po ashtu, 78% e të anketuarve janë shprehur se punojnë si freelancer, si një mëyrë për të garuar, pavarësisht talentit apo aftësive. Megjithatë, punët dhe projektet e bazuara në freelancer, mund të komplikojnë proceset e punës, funksionimin dhe kontrolli i imtësuar është vital, për të rritur agjencinë e marketingut dixhital.

Sipas ekspertit të marketingut, Karl Sakas, është kritike përcaktimi i qëllimeve të vazhdueshme për një kompani, për të ecur në vijimësi drejt objektivave të duhura. Ai i sygjeron drejtuesve të bëhen gati për të papriturat, në mënyrë që sido që të vijnë sfidat për kompaninë, ata të jenë një hap përpara.

Në këtë artikull do t’ju sygjerojmë 5 mënyra të testuara, për të rritur agjencinë tuaj të marketingut dixhital, me të dhëna dhe njohuri që nëse nuk i njihni, do t’i mësoni me një të kërcitur të gishtave.

Kuptoni të dhënat për qëndrueshmërinë e klientit tuaj

Një nga metrikët kryesorë për rritjen e kompanisë suaj të marketingut dixhital është të kuptuarit qëndrueshmërinë apo paqëndrueshmërinë e klientëve tuaj. Kjo do të thotë se do të humbisni klientë, ose një profil do të ndalojë së bleri produktet dhe shërbimet tuaja, por, e rëndësishme është që përpos këtyre humbjeve të paevitueshme, që nuk varen nga ju, ky numër i “të larguarve” duhet të qëndrojë nga 5 deri në 7%, sipas CoreDNA.

Është e rëndësishme të kuptoni rëndësinë e largimit të klientëve tuaj dhe impaktin e tyre, përfshirë këtu ndryshimet në të ardhura, kostot e largimit dhe kostot e rifitimit.”

E thënë kjo, merrni pak kohë për t’ju përgjigjur pyetjeve të mëposhtme:

Sa keni fituar ose humbur gjatë 3 mujorit të fundit të vitit?

Sa e keni rritur bazën e klientëve ekzistues?

Sa kushton përftimi i klientëve të rinj (zhvillimi i biznesit, marketingu dhe kostot e rrjetit)?

Më pas, shikoni rritjen e të ardhurave të gjeneruara nga klientët tuaj aktual

Me fjalë të tjera, ju duhet të kuptoni sa më shumë apo sa më pak të ardhura po gjeneroni nga klientët tuaj aktual. Në rast se jeni duke nxjerrë më shumë të ardhura nga klientët tuaj aktual, po ecni me hapat e duhur. Nëse të ardhurat nuk po rriten ose janë në rënie, atëherë ky është një alarm i madh!

Ka disa metrikë që mund të përdorni në analizën tuaj. Shkalla e blerjeve të përsëritura është një indikator i dobishëm për të kuptuar besnikërinë e klientëve tuaj. Nëse klientët janë duke blerë më shumë shërbime tuajat, atëherë ata janë të kënaqur. Nga ana tjetër, nëse ata anulojnë shërbimet apo produktet e rezervuara, kjo nuk është shenjë pozitive. Vonesat në pagesa janë gjithashtu flamur i kuq. Nëse klientët vonojnë për t’ju paguar, ky mund të jetë një tregues që klientët janë të pakënaqur. Kjo, padyshim kërkon që ju ta zbuloni arsyjen pse nuk janë.

Një mënyrë për ta marrë përgjigjen është të pyesni klientët tuaj nëse do t’ju rekomandonin te një mik apo koleg i tyre, një matës i quajtur NPS (Net Promoter Score). Kompanitë shpesh përdorin një shkallë deri në 10, për të matur NPS, ku 10-ta tregon pëlqyeshmërinë më të lartë, ndërsa 0-ja identifikon një problem të madh të kompanisë suaj (të paktën nga pikëpamja e klientit). Nëse shikoni shumë vota poshtë 6-ës, duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të merrni masa.

Krijoni një strategji për mbajtjen e klientëve

Kur jeni në një biznes shërbimesh, klientët janë gjithçka. Rritja e vazhdueshme e klientëve tuaj është esenciale dhe e thjeshtë për t’u arrirë, por mbajtja e tyre, është po ashtu njësoj e rëndësishme, për të mos thënë më e rëndësishme.

Studimet tregojnë se është 25 herë më e kushtueshme të përftoni klientë të rinj, se sa të mbani klientët ekzistues. Studimi i Forrester tregon se shtimi i një klienti të ri kërkon 5-fishin e shpenzimeve. Me pak fjalë, nëse humbisni një klient, do t’ju kushtojë 5-fishin për ta zëvendësuar. Po ashtu, nëse keni dyshime për vlerën e një klienti të kënaqur, merrni parasysh edhe këtë studim të Frederick Reichheld of Bain & Company (investitorë të NPS):

Rritja e klientëve të qëndrueshëm me 5% mund të rrisë fitimet e kompanisë nga 25 deri në 95%.

Zbuloni se sa të angazhuar janë klientët tuaj me ju dhe bëjini vetes disa pyetje. Si është marrëdhënia juaj me klientët? A po e shfrytëzoni bazën tuaj të klientëve besnik për t’u rritur si kompani? Pa dyshim, përgjatë këtyre përgjigjeve që do t’i jepni vetes, do të dalin në pah strategji të reja që do t’ju ndihmojnë të zhvilloheni.

Klientët besnikë, jo vetëm që mbajnë dritën jeshile të biznesit tuaj ndezur, por gjithashtu janë një fener që tërheq edhe të tjerë klientë, çka njëra pas tjetrës, pasojnë “shpresë” për rritjen e të ardhurave.

Ndiqni paranë – përsërisni punët e suksesshme

Kur të jeni duke studiuar për një strategji rritëse për kompaninë tuaj të marketingut dixhital, është një ide e mirë të vlerësoni se çfarë po sillni ju në treg dhe se mund të përfitohet nga projektet tuaja. Po jepni shumë apo pak? Po krijoni shërbime që nuk i dëshiron askush? Nëse përhapeni shumë dhe bëni shumë oferta, rrezikoni të mos konvertoni në të ardhura mundësitë më të mira që kompania juaj mundëson. Zbuloni se cilat produkte apo shërbime kanë gjeneruar më shumë të ardhura dhe përsëritini ato. Për ta bër këtë, rishikoni projektet tuaja si dhe klientët, për të kuptuar nga çfarë mund të përfitohet më shumë. Ndërkohë që marketingu ka ndryshuar në mënyrë drastike viteve të fundit, gjëja më e rëndësishme mbetet e pandryshueshme në kohë: koha është para dhe kjo është veçanërisht e veçantë për pjesën më të madhe të marketierëve dixhital, që punojnë me orare të faturueshme. Pra, identifikoni projektet që kanë pasur nivelet më të larta të suksesit, nga perspektiva e agjentëve tuaj të marketingut dhe se në cilat prej tyre duhet maksimizuar koha e faturimit.

Kosto të tjera futen në lojë, si softuer, fluturimet, mediat, etj., etj. Studioni të gjitha shpenzimet dhe paratë që po investoni, përfshirë këtu edhe kohën tuaj të çmuar, kundrejt fitimeve që po merrni. Kjo do t’ju tregojë sa fitimprurës dhe efiçent ka qenë një projekt i caktuar. Dhe – kujdes nga koha e zvarritjes – është shumë e thjeshtë që projektet të zgjaten në kohë, por kjo rezulton në kohë ekstra dhe më shumë kosto.

Nga kjo analizë, ju do të vendosni më mirë se cilat projekte duhen përsëritur, cilat duhen zhvilluar apo ndërprerë, e po ashtu, cili është ekipi i duhur me të cilin duhet të punoni.

Kultivoni harmoninë dhe fuqizimin e ekipit tuaj

Metrikët janë të rëndësishëm, por aseti më i rëndësishëm i çfarëdolloj kompanie janë vetë punëtorët e saj. Klientët nuk janë të vetmit që duhen të mbahen të lumtur; po ashtu edhe punëtorët e kompanisë suaj duhet ta shijojnë kohën e kaluar në punë, veçanërisht nëse keni mungesë talentesh në industri.

Gjatë fokusimit tuaj në zhvillimin e kompanisë, mos anashkaloni ruajtjen e harmonisë mes ekipit të punës. Ka një lidhje të drejtëpërdrejtë mes punonjësve të lumtur dhe klientëve të lumtur, sipas statistikave të Harvard Business Review.

Arritja e angazhimit të fortë nga ana e punëtorëve është një detyrë e vështirë për çdo drejtues, megjithatë ka disa indikatorë që mund të ndihmojnë. Detyra juaj parësore është të kuptoni nëse punonjësit tuaj kanë të gjithë kushtet dhe mjetet e duhura për të punuar. Analizimi i këtyre të dhënave jo vetëm që ndihmon për t’u rritur, por gjithashtu mund t’ju paralajmërojë për çdo largim të mundshëm të punonjësve. Hapi i dytë, është të bisedoni me punonjësit tuaj për të kuptuar se si ata ndihen dhe çfarë mendojnë. Mos po e stresoni ekipin tuaj me mbingarkesë, monotoni, apo takime më të shpeshta se ç’duhet? Mos po i ofroni atyre shumë pak hapësirë për kreativitet dhe autonomi? A e kuptojnë punonjësit tuaj vizionin e kompanisë dhe a janë të interesuar të jenë pjesë e këtij vizioni? Ekipi juaj duhet ta kuptojë që ju jeni në krahun e tij dhe se ju doni t’i ndihmoni të ecin përpara. Pyetini mbi problemet me të cilat po hasen, çfarë zgjidhje propozojnë ata dhe se çfarë do të dëshironin të ndryshonin. Mund të mos jeni dakord me të gjitha, apo të aftë për të ndryshuar çdo pakënaqësi të tyren, por është një fillim i mirë. Mbi të gjitha, fuqizoni ekipin tuaj që të keni sukses. Një nga këto mënyra është t’i jepni atij më shumë akses në të dhëna që jua lehtësojnë punën dhe i ndihmojnë të rrisin eficencën. Jepuni akses individëve të ekipeve për të parë rezultetet e ekipit, pasi në këtë mënyrë, ata do të kenë mundësinë për të parë të dhënat në vijimësi, për të bërë kritikë, e për të krijuar aktivitete dhe strategji më fitimprurëse.

Thjeshtësia sjell rritje dhe sukses

Ndiqni zhvillimet e teknologjisë dhe investigoni mjete që lidhen me komponentët kryesorë të kompanisë suaj. Mund të duket shumë, shërben për t’u ngushtuar në një rreth që përqëndrohet në ofrimin e shërbimeve profesionale – si VOGSY.

Platformat efikase duhet të kujdesen për planin e projektit, kohën që do të nevojitet, orët që duhen për raportimin dhe kontrollin e punës.

Mesazhi është i qartë – vigjilenca konstate është vitale për rritjen e suksesit në agjencitë e marketingut dixhital, edhe në tregjet më konkurruese. Thjeshtëzimi i insight-eve tuaja dhe proceseve të punës do të rezultojë në fryte pozitive!

December 6, 2019

Bazuar në trendet e marketingut dixhital për vitin 2020, ja 6 pika se si mund të përmirësoni marketingun tuaj në muajt në vazhdim:

April 8, 2020

Të tilla kohëra shërbejnë për të na rikujtuar se gjithçka mund të ndryshojë me një kërcitje gishtash.

April 7, 2020

Reklamat native po dominojnë faqet e para të mediave online dhe titujt kryesorë në uebsajt-et e besueshme dhe serioze. Pse?

April 6, 2020

Situatat e jashtëzakonshme, ose le ta themi ndryshe krizat, janë një mundësi fantastike për të bërë një hap pas e për të monitoruar me vëmendje sjellje të ndryshme njerëzore, profesionale, sociale, politike, kulturore, etj.

April 3, 2020

Të gjithë i kemi sytë e kthyer nga lajmet dhe njoftimet më të fundit në lidhje me shpërthimin e pandemisë së koronavirusit.

April 1, 2020

Marketierët e gjejnë veten të mbingarkuar e të mbingopur me sasinë e platformave sociale, botuesit e përmbajtjeve dhe opsionet për të zgjedhur, saqë shpesh bëhen e vështirë.

March 30, 2020

Edhe pse viteve të fundit, trendi i “suksesit” të reklamave native është rritës, ajo që duhet të dini është se në fakt, ato e kanë zanafillën dekada më parë.

March 25, 2020

Deri tani të gjithë janë të vetëdijshëm mbi situatën, mbi rëndësinë e ruajtjes së distancës dhe larjes së duarve dhe ne do t’jua lëmë në dorë ekspertëve të shëndetit këto çështje kritike.

March 24, 2020

Me 86% të klientëve të gatshëm për të paguar ekstra për të kaluar një eksperiencë cilësore (si klient), bizneset sot po përballen me një zgjedhje.

March 23, 2020

Gama e gjerë e ndjekësve dhe “followers-at” aktivë janë arma më e fortë e strategjisë suaj të marketingut dixhital. Mediat sociale janë “mbingarkuar” nga përdorues dhe kontent të gjeneruar po nga përdoruesit.

March 19, 2020

Përveç adoptimit të softuerit të “easy to use CRM”, a jeni në dijeni të vështirësive që kalon ekipi juaj i shitjeve?