Si të optimizojmë dhe rrisim shikueshmërinë e kontentit që shpërndajmë?

Ka pak rëndësi se sa i mirë është kontenti që ju shpërndani, nëse nuk është askush rreth jush për ta parë atë ai është thjeshtë…i parëndësishëm. Çdo ditë ka persona të cilët punojnë shumë dhe përpiqen të bëjnë zhurmë në internet por nuk kanë një audiencë që ti dëgjojë ata.

Që përmbajtja juaj të ketë rëndësi, njerëzit duhet të jenë rrotull për ta parë atë dhe të jenë në gjendje ta gjejnë atë kur e kërkojnë. Është detyra juaj ta optimizoni kontentin tuaj. Nëse e optimizoni ashtu siç duhet do të jetë më e lehtë të gjendet.

Vë bast që optimizimi i përmbajtjes është pjesë e çdo strategjie të suksesshme të marketingut të përmbajtjes. Kur ju e bëni si duhet optimizimin e përmbajtjes, i gjithë marketingu i përmbajtjes do të jetë i suksesshëm. Të gjithë llojet e marketingut të përmbajtjes, nga artikuj të bazuar në tekst (si ky) deri tek fushatat e marketingut të përmbajtjes video mund dhe duhet të optimizohen.

Pavarësisht nëse krijoni përmbajtje për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të markës ose KPI të marketingut të performancës, ka mënyra të shumta për të trajtuar optimizimin e përmbajtjes. Më e rëndësishmja është optimizimi për motorët e kërkimit, i njohur ndryshe si SEO.

Çarë është optimizimi i përmbajtjes?

Optimizimi i përmbajtjes është procesi i cili siguron që përmbajta është shkruar, publikuar dhe ndërtuar teknikisht në mënyrë që të arrijë audiencën më të madhe të mundshme. Procesi përfshin fjalët kyçe, titujt, nën-titujt lidhjet, shpejtësinë e faqes, thirrjet për veprim (CTA), madhësinë e figurave dhe shumë faktorë të tjerë.

Psë është i rëndësisëm optimizimi i përmbajtjtes?

Pa optimizim përmbajtja juaj nuk mund të gjendet nga audienca juaj. Pyetjet e bazuara në kërkime nuk janë mënyra e vetme që njerëzit gjejnë përmbajtje, por ato janë mënyra më e fuqishme që njerëzit të gjejnë përmbajtjen tuaj pa e dërguar ju tek ata.

Ju duhet të optimizoni përmbajtjen që të:

  1. rënditeni në faqen e parë tek rezultatet të motorit të kërkimit (SERP)
  2. fitoni lidhje
  3. edukoni audiencën
  4. nxisin angazhimin shoqëror etj.

Cili është ndryshimi midis krijimit të përmbajtjes dhe përmbajtjes cilësore?

Mënyra si e paraqitni informacionin duhet të jetë e përshtatshme për algoritmet që përzgjedhin informacionin për audiencën. Algoritmet e kërkimit bëjnë renditjen nga përmbajtja më cilësore tek ajo e më e parëndësishme.

Optimizimi i përmbajtjes funksionon duke bërë ndryshime në kopjen, strukturën dhe në të dhënat e pergjithshme të përmbajtjes suaj, në mënyrë që motorët e kërkimit të marrin sinjale të forta se është i dobishëm.

Tre pyetje themelore duhet t’ju japin një përshkrim tërësor të përmbajtjes tuaj përpara se të filloni shkrimin.

  • Cili është qëllimi i kërkimit për këtë fjalë kyçe?
  • A keni informacion më të mirë, perspektivë unike ose të dhëna të tjera për t’u shpërndarë?
  • Cilat lloje të përmbajtjes ekzistojnë? A janë ato video, galeri fotografish, infografikë apo artikuj të bazuar në tekst? Cilat lloje do të përdorni?

Pasi të keni hartuar pjesën fillestare, mund të lexoni në listën e mëposhtme si ta optimizoni kontentin tuaj.

  • Shkruaj një përmbajtje të shkëlqyer
  • Vendsoni një titull tërheqës
  • Publikoni vazhdimisht (motorrët e kërkimit duan përmbajtje të re)
  • Optimizoni kryeartikullin.

Mos harroni etiketimet (etiketimet ndihmojnë motorrët e kërkimit të kuptojnë se çfarë përmbajtjeje ka në atë faqe.

  • Optimizimi i nën-artikujve (zakonisht paraqitet si titull kryesor i seksionit të artikullit ose faqes në internet)
  • Optimizimi i përmbledhjes (Përshkrimi i shkurtër i tekstit që shfaqet në motorët e kërkimit nën titull)
  • Fjala kyçe (fjala kyçe kryesore e synuar për përmbajtjen tuaj duhet të paraqitet në paragrafin e parë të artikullit tuaj në një mënyrë të përshtatshme)
  • URL miqësore me motorit të kërkimit (URL ju siguron motorëve të kërkimit informacion përshkrues për përmbajtjen tuaj. Duhet të jetë i drejtpërdrejtë dhe domethënës dhe të përfshijë fjalë kyçe)

Përmbajtja është e vlefshme vetëm nëse shihet dhe një nga mënyrat më të dobishme për tu parë është përmes motorëve të kërkimit.

Këtu keni një përmbledhje të pikave kryesore:

  • Sigurohuni që të dhënat të azhornohen dhe të jetë e rëndësishme
  • Krijoni një strukturë logjike të site-it.
  • Punoni për të përmirësuar performancën teknike të faqes tuaj
  • Mos harroni optimizimin e videove

Kjo listë e teknikave të optimizimit të përmbajtjes, kur ekzekutohet mirë, do të përmirësojë shanset që përmbajtja juaj të jetë e dukshme në motorët e kërkimit.

Shtojcë

Optimizimi i imazheve

  • Imazhet nuk u flasin algoritmave, por mund tu flasin njerëzve. Ato duhet të jenë tërheqëse dhe pasi të jenë përzgjedhur duhet te siguroheni që janë vërejtur nga motorrët e kërkimit.
  • Teksti alt (përshkruajnë funksionin ose pamjen e imazhit tuaj, për t’i lënë motorët e kërkimit të kuptojnë cfarë përmban fotoja psh: <img src = “spageti.png” alt = “përshkrimi i imazhit”>)
  • Etiketat e imazhit (tregojnë fjalët që shfaqen kur rri pezull mbi një imazh dhe ndihmojnë përdoruesin të kuptojë kontekstin e tij)

Optimizimi i videove

Mënyra se si ju përshkruani përmbajtjen tuaj të videos në motorët e kërkimit ka rëndësi për shikuesit.

  • Kujdesuni për të pasur një titull interesant dhe tërheqës.
  • Përshkrim i saktë i videos dhe përdorimi i fjalëve kyçe.
  • Ngarkoni video cilësore në site-in tuaj.

Gjithashtu mbi videot mund të lexoni edhe 6 mënyra për të rritur shikueshmërinë e videove.