Si të nisni një projekt për transformimin dixhital?

Premisa:

Duket se nuk mund të kalojë asnjë ditë pa dëgjuar dhe pa përmendur termin”transformim” – zakonisht e shoqëruar nga “dixhital”. Në një nivel anilitik, secili nga ne e di se transformimi është një proces i vështirë, e ndër të tjera, nuk shoqërohet domosdo nga suksesi.

Termi transformim dixhital është një term i turbullt dhe që shpesh i bën njerëzit konfuz. Në më të shumtën e rasteve të përdorura, bëhet fjalë për një transformim i cili mundësohet nëpërmjet teknologjive dixhitale, por njerëzit e ngatërrojnë me procesin e dixhitalizimit. E pikërisht në këtë pikë, pothuajse të gjitha projektet e transformimit dixhital hasin probleme. Por, në po të njejtën kohë, njerëzit flasin për transformimin dixhital sikurse të jetë një proces që do të sjellë mrekullira dhe do të ketë shumë sukses.

As më pak e as më shumë termi “inovacion”, i cili është përmendur kaq shumë e në kontekste kaq të ndryshme, saqë humbën kuptimin dhe rëndësin e vërtetë në rrethin e njerëzve. Në po të njejtën mënyrë, duket se po ndodh dhe abuzimi me termin “transformim dixhital”.

Pranimi:

Në mënyrë që të keni sukses, të gjitha projektet e transformimit dixhital duhet të fillojnë me pranimin – pranimin e e gjendjes aktuale apo gjendjes së punës. Dhe, pranimi ndodh vetëm në rast se ju keni qenë pjesë dhe keni luajtur rol në krijimin e situatës aktuale, që kërkoni ta transformoni.

Pyetjet që duhet t’i përgjigjeni në këtë etapë të transformimit dixhital janë:

  • Cili është realiteti juaj aktual?
  • Cili ishte roli juaj në krijimin e tij?
  • A jeni i lumtur me krijimin e këtij realiteti?

Nëse jeni të kënaqur me realitetin ekzistues, nuk ka asgjë më shumë për të bërë, përveç që të vazhdoni të bëni atë që keni bërë gjatë gjithë kohës. Asnjë transformim nuk është i nevojshëm! Ju nuk mund të impononi transformim në një grup njerëzish të kënaqur me realitetin e tyre.

Nëse jeni të pakënaqur me gjendjen ekzistuese, pyetja që shtrohet është a dhemb kjo gjendje e krijuar? Dhe nëse po, sa? A dhemb aq sa për t’i bërë njerëzit të ndryshojnë? Transformimi është në vetvete një proces i vështirë dhe bëhet edhe më shumë, kur bëhet në mënyrë të sforcuar.

Vizioni:

Në momentin që ne kuptojmë se realiteti në të cilin ndodhemi dhemb aq sa për të hedhur hapin për transformim, ajo që nevojitet është vizioni për të ardhmen. Ky është momenti që duhet të vendosni të merrni përsipër sfidat “Leapfrog”.

Sfidat “Leapfrog”, sipas Porus Munshi janë zakonisht sfida që ju detyrojnë të rimendoni mënyrën se si i bëni gjërat. Kjo është aspirata juaj. Sa më të mëdha aspiratat, aq më shumë po flisni për transformimin. Një shembull i mirë i transformimit dixhital janë ATM-të. Ato ndryshuan rrënjësisht mënyrën se si ne ndërvepronim me bankat. E njëjta gjë është duke ndodhur tani me revolucionin e firmave fintech.

Qëllimi i çdo transformimi dixhital është riimagjinimi i punës dhe jo bërja e së njejtës gjë në mënyrë më të shpejtë, më të lirë apo më të mirë. Ka një tjetër hapësirë për ta bërë këtë – këto projekte quhen projekte të përmirësimit të vazhdueshëm.

Edhe nëse po kërkoni t’i bëni gjërat më shpejt, më mirë dhe më mirë, gjithsesi duhet të shikoni shkallën e impaktit. Porus (në librin e tij Making Breakthrough Innovations Happen) flet se është më mirë të marrësh sfida të dhjetëfishuara, se sa 20 ose 30% të sfidës përsipër. Kur merrni përsipër 20, 30 apo qoftë edhe 40% të sfidës, jeni të predispozuar të bëni të njejtën gjë, por më shumë, të angazhoheni me më shumë njerëz, të bëheni më eficent, të rrisni shitjet, etj.

Sidoqoftë, momenti që vendosni të përmirësoheni dhjetëfish, e dini mirë se të vepruarit në po të njejtën mënyrë nuk do t’ju sjellë rezultat. Në këtë mënyrë, jeni të sforcuar të mendoni ndryshe, të eksploroni mënyra të reja për të punuar. Do të tentoni të kërkoni për mundësi krejtësisht të reja, për të sfiduar funksionimin ekzistues të biznesit apo ndërmarrjes suaj për të mirëpritur mundësitë e reja të transformimit.

Renditja:

Më pas, vjen momenti që vizionin tuaj për të ardhmen ta ndani me pjesën tjetër të skuadrës. Kjo nuk do të jetë e thjeshtë. Një përmirësim dhjetëfish duket pothuajse i pamundur. Dhe, ndër të tjera do të pasohet me një sërë justifikimesh nga ekipi juaj i punës:

  • Kjo është thjesht e pamundur
  • Askush se ka bërë më përpara
  • Ne nuk e kemi mundësinë dhe talentin për ta bërë këtë
  • Ne nuk e kemi buxhetin për ta realizuar këtë
  • Partnerët tanë nuk do të pranojnë
  • Nuk do të kemi suportin e duhur
  • Dhe shumë të tjera

Kjo duhet t’i tregojë liderave se janë në drejtimin e duhur. Nëse nuk merrni përgjigje të tilla, do të thotë se nuk e keni rritur standartin aty ku duhet. Sidoqoftë, është përgjegjësia e liderit që të njëjtin vizion ta kalojë edhe te punonjësit e tij. Zakonisht, kjo mund të arrihet në dy mënyra:

Skenari i platformës së djegies: Pasqyrojini ekipit tuaj të ardhmen e zymtë që do të pasojë në rast se nuk do të ketë asnjë transformim. Bëjini ata të ndjejnë të gjithë dhimbjen që do të kalojnë nëse gjërat do të vijojnë në mënyrë konstante. E gjithë ideja qëndron te të frikësuarit aq sa për t’i lëkun dur nga gjendja aktuale, në mënyrë që të gjithë të jenë të gatshëm për të kaluar në një vizion të ri.

Skenari i kopshtit të Edenit: Flisni për gjërat e mrekullueshme që realiteti i ri mund të sjellë në të ardhmen. Kjo është kur të jeni duke motivuar ekipin tuaj që vizioni i një realiteti më të mirë se ai ekzistues është padyshim e ardhmja. Kjo ka të bëjë me afeksionimin që ata do të krijojnë me “dhuratat” që e ardhmja vizionare mund t’ju sjellë nëse realizohet.

Është më e thjeshtë të përdorni skenarine platformës së djegies, pasi qëniet njerëzore janë shumë më të prirur të reagojnë ndaj emocioneve negative se sa atyre pozitive. Megjithatë, drejtuesit duhet të tregohen të kujdesshëm për strategjitë që përzgjedhin, pasi njerëzit nuk janë as “naivë” dhe mund të shohin lehtësisht përmes çdolloj mashtrimi. Pra, në rast se nuk jeni në një platformë të djegur prej vërteti, mos u përpiqni të krijoni një të tillë, vetëm që njerëzit të bien dakord për të nisur fazën e transformimit.

Përfundimi:

Dy nga kriteret kryesore të suksesit në projektet e transformimit dixhital janë – shkalla e transformimit dixhital që synohet dhe nëse ka një “buy-In” në mes të njerëzve që do të punojnë në këtë projekt. Këto janë të nevojshme por jo të mjaftueshme për një projekt transformimi që kërkon të ketë sukses.

Ekzekutimi i fortë është gjithashtu një element i nevojshëm por jo i mjaftueshëm për të bërë një projekt të transformimit dixhital.