Si të nisni karrierën dhe të bëheni një Content Writer i suksesshëm?

Çfarë bën një Content Writer?

Content Writer është një profesion relativisht i ri. Ai përfshin planifikimin, shkrimin dhe redaktimin e kontentit për marketingun dixhital. Shpesh njerëzit mendojnë se një Content Writer merret me shkrimin e artikujve, por në fakt veç tyre ai duhet të përgatitë formate të ndryshme kontenti si: newsletter, skenarin e videove, postime në rrjetet sociale, shkrime për landing pages, etj.

Si të nisni karrierën si një Content Writer?

Mënyra më e thjeshtë është të aplikoni në një kompani që ofron këtë shërbim për klientët e saj ose të punoni freelance nga shtëpia. Nëse synoni të punoni dhe të zhvilloni karrierën tuaj në fushën e marketingut të nisni nga këtu do të ishte ideale.

Çfarë aftësish duhet të zotëroni apo zhvilloni?

  • Kreativitet
  • Fleksibilitet, tu përshtateni trendeve sociale
  • Të kuptoni çfarë pëlqen audienca
  • Të përdorni stile të ndryshme shkrimi
  • Aftësi analitike dhe kërkimore
  • Aftësi në përdorimin e WordPress dhe SEO (Search Engine Optimization)
  • Aftësi shumë të mira gjuhësore

Krijoni një praktikë pune

Zgjidhni një tematikë të caktuar për të cilën dëshironi të flisni. Përcaktoni qëllimet se çfarë do të shkruani dhe çfarë mesazhi dëshironi të përcillni tek lexuesi, më pas filloni të hulumtoni. Mbani shënime të cilat mund t’iu ndihmojnë të krijoni një skicë të qartë në mendjen tuaj rreth mënyrës së strukturimit të tekstit.

Krijoni një stil tuajin unik. Ka shumë shkrimtarë që dallohen për mënyrën e tyre të veçantë të shkrimit, ju mund të frymëzoheni prej tyre por mos i kopjoni.

Tregohuni të kujdesshëm që të ruani fokusin dhe të mos dilni jashtë temës të cilës po trajtoni. Sigurisht, ju mund të përfshini informacion me temat e lidhura por sigurohuni që kjo të mos sjellë shpërqëndrim tek lexuesi.

Mbani në mendje audiencën ndërkohë që shkruani. Përdorni fjalë të thjeshta të cilat e bëjnë tekstin të kuptueshëm edhe për një fëmijë. Nëse po shkruani për një audiencë të mirëinformuar rreth temës mund të përdorni fjalor teknik.

Pasi të keni shkruar tekstin rikthehuni disa herë. Editoni dhe ndryshoni pjesët që mendoni se kanë nevojë të përmirësohen dhe gjeni një titull të goditur.

Lexoni shkrimin tuaj nga këndvështrimi i një lexuesi. Pse ai duhet ta lexojë këtë artikull? Çfarë e bën këtë artikull të veçantë dhe tërheqës?

Ndiqni kurse online për të përmirësur shkrimin tuaj

Aftësitë zhvillohen dhe ka gjithmonë vend për përmirësim. Për këtë duhet praktikë dhe mësimi i teknikave të veçanta. Në kurset online ju mund të merrni bazat të cilat do iu ndihmojnë të kuptoni artin e shkrimit të përmbajtjes.

Për të qenë një Contet Writer i suksesshëm ju duhet të dini jo vetëm si të shkruani një artikull tërheqës por edhe parimet e marketingut, skedulimin e kohës në mënyrën e duhur për ta shfrytëzuar atë si duhet dhe SEO për të parë trafikun në faqen tuaj.

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!