Si të ndryshoni me sukses punën dhe rrjedhën e marketingut dixhital në kohë krize

Deri tani të gjithë janë të vetëdijshëm mbi situatën, mbi rëndësinë e ruajtjes së distancës dhe larjes së duarve dhe ne do t’jua lëmë në dorë ekspertëve të shëndetit këto çështje kritike.

Ne në Boost do tju ndihmojmë të gjeni audiencën e duhur në një kohë kur thuajse të gjithë janë të karantinuar në shtëpitë e tyre. Çdo ditë rregulla dhe kufizime të reja hyjnë në lojë. Ne vendosëm të pyesim ekipin tonë të marketingut (i cili po punon nga shtëpia 😊) për këshilla dhe idetë e tyre më të mira se si të adaptojmë strategjitë e marketingut në një kohë krize. Le të shohim disa këshilla:

1. Komunikoni vazhdimisht dhe hapur me klientët.

Një thënie e famshme thotë që “njerëzit tregojnë karakterin e tyre të vërtetë kur përballen me fatkeqësi”. Gjatë #krizëskorona, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për bizneset e ndryshme. Besimi dhe origjinaliteti janë disa nga aspektet me të rëndësishme të mardhënies së një marke me klientët. Dhe cila mënyrë është më e mirë për të ndërtuar besimin sesa të komunikosh hapur me klientët? E sidomos gjatë një krize ku të gjithë e kuptojmë më së mirë njëri-tjetrin se si ndihet dhe për çfarë ka nevojë. Ju mund të filloni këtë proces nga postimet e thjeshta solidarizuese me situatën e deri tek email-et e përzemërta ndaj listës tuaj të kontakteve. Gjëja më e rëndësishme është të jeni të vërtetë dhe të sinqertë.

2. Përdorni buxhetin në dispozicion me zgjuarsi.

Kur ka ngjarje të rëndësishme kombëtare apo ndërkombëtare njerëzit natyrshëm drejtohen tek smartphone-t e tyre për të kontrolluar lajmet më të fundit. Gjatë një krize të tillë, përshtypjet (impressions) kanë tendencë të ulen ndjeshëm e si rrjedhojë edhe kostoja e tyre CPM. Në vend që të fokusohemi tek përshtypjet që reklamat marrin duhet të fokusohemi tek klikimet. Kjo do të thotë se duhet të ndryshoni strategjitë e marketingut që keni ndjekur më parë nga CPM (kosto për 1000 përshtypje) në CPC (kosto për klikim).

3. Mendoni mbi mënyra se si produktet tuaja i përshtaten situatës aktuale.

Në vitin 2020, nëse drejtoni një supermarket ose shisni xhel sanitizues të duarve padyshim që keni patur sukses. Por, ka miljona biznese të tjera që po kalojnë një periudhë krize. Kjo jo vetëm nga situata por gjithashtu nga mungesa e ideve të reja për tju përshtatur situates. Fatmirësisht, shumë kompani të ndryshme janë përshtatur brenda mundësive me situatën duke ju ofruar klientëve të tyre shërbimin online brenda orareve kur mundësia për të lëvizur është e lejuar. Gjeni ato produkte të cilat mendoni që janë të dobishme për situatën ku jemi. Shtoni ofertat. Ofroni klientëve atë që kanë nevojë në këto momente.

Një kompani e njohur dhuratash nxorri pak ditë më parë idenë e dhuratave “stay at home”. Ata sjellin tek ju çdo gjë që kemi nevojë këto ditë, nga lojrat e tavolinës e deri tek çajrat e ndryshëm. Mund të them që po ecin shkëlqyeshëm.

4. Ruani mardhënjet me klientët duke ofruar oferta speciale.

“We are on this together”. Ky nuk është dhe nuk duhet të jetë thjeshtë një parrullë marketingu. Nëse themi kështu atëherë duhet patjetër të gjejmë mënyrat e duhura për të ndihmuar klientët, komunitetin dhe të ndërtojë vullnet të mirë në situatën në vazhdim. Bizneset duhet të krijojnë oferta speciale, kupona ose zgjatje abonimesh për të ndihmuar klientët në këtë periudhë të vështirë. Këto oferta duhet të reklamohen në reklama native pasi numri i klikimeve në portale dhe media online është më i lartë se kurrë më parë dhe mundësia për të përfituar nga kjo audiencë është më e lartë.

5. Punoni në mënyrë strategjie dhe efikase.

Më shumë se kurrë më parë, tani po kuptojmë që koha merr kuptim tjetër. Miliona biznese në mbarë botën kanë filluar punën nga shtëpia. Kjo do të thotë që punonjësit po bëjnë punë, shtëpi dhe kohë me familjen njëkohësisht. Kriza e covid-19 është dinamike dhe situata po ndryshon shpejt. Pavarësisht se në cilin vend apo qytet ndodheni, këtu janë disa këshilla për të menaxhuar kohën siç duhet dhe për të qenë më produktiv në punë.

  • Jini të durueshëm dhe të kujdesshëm në atë që bëni. Edhe pse nuk po e kaloni në mënyrën më të mirë, mos harroni se puna duhet të vazhdojë me të njejtin ritëm dhe entuzjazëm. Nëse punoni drejtpërdrejtë me klientë, mos harroni që ato po paguajnë për shërbimin tuaj ndaj, merrni frymë thellë dhe krijoni mesazhe me kujdes dhe origjinalitet.
  • Në një situatë krize është më e lehtë të bini në dëshpërim dhe negativitet. Sidoqoftë, është shumë e rëndësishme të përqendroheni në gjërat pozitive dhe jo në problemet e vogla që mund të hasni. Gjithmonë ka mundësi që gjenden pavarësisht rrethanave.
  • Menaxhoni buxhetin me zgjuarësi. Nëse mendoni që klientët tuaj nuk janë në periudhën më të mirë për të blerë, përqendrohuni tek fushatat me mesazhe sensibilizuese. Kjo do të mbajë markën tuaj prezente dhe klientët tuaj të angazhuar.

6. Testoni cdo kanal dhe mundësi të re. Gjeni mundësinë më të mirë.

Mbyllje biznesesh, anullime takimesh, anullime porosish, kufizime në lëvizje, kufizime në mbledhje fizike. Padyshim se, nëse gjendja do ishte ajo e mëparshmja, të gjithë do të kishim shpenzar në një aktivitet apo në një tjetër për të rritur mundësitë tona. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë duhet të shfrytëzojmë mundësitë e shumta që na ofron bota e internetit për të përshtatur në mënyrën më të mirë aktiviteteve që dikur i kryenim offline.

Kompanitë po drejtojnë ekipet e tyre nga takimet “video call” dhe po zhvillojnë mbledhje të herë pas hershme. Nxënësit dhe studentët po përdorin programe studimi online dhe po përjetojnë një eksperience tepër pozitive. Mësimi po zhvillohet rregullisht dhe madje, shpesh kemi dëgjuar të shprehen se kjo situatë po i bën më kreativ dhe të përgjegjshëm. Bizneset po lidhen me kompani transporti dhe po shensin online si kurrë më parë. Interneti nuk mund të zëvendësojë jetën normale që kishim por sigurisht po kryen një funksion tepër të rëndësishëm. Shfrytëzoni të gjitha mënyrat për të përfituar nga situata dhe merrni më të mirën prej saj.

Ndërsa të gjithë po udhëtojmë drejt stuhisë Korona, kudo që ndodheni, ekipi i Boost ju uron juve dhe familjeve tuaja shëndet dhe kohë sa më të bukur me njëri-tjetrin.

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!